Të shtunën zhvillohet në Suedi dueli mes Ilir Latifit me prejardhje shqiptare dhe Gerard Mousasi, ky i fundit një nga 10 mundësit më të mirë në botë në artet e kombinuara marciale. 29 vjeçari Latifi është ndër sportistët më të njohur në Skandinavi duke fituar shumë kampionate të ndryshme në Evropë duke u bërë shqiptari i parë që kualifikohet për një ndeshje të rëndësishme në kampionatin e një sporti mjaft agresiv të quajtur Ultimate Fighting ose UFC.
Ky është 29 vjeçari Ilir Latifi nga Suedia. Por në botën e sportit ai njihet si Sledgehammer apo vareja dërmuese, pikërisht në duelet në artet marciale të kombinuara.
Falë talentit të tij por edhe fatit, ai do të zhvillojë një duel të shtunën me njërin nga 10 sportistët më të mirë të Ultimate Fighting Championship, shkurtimisht UFC. Latifi do të përballet me ish kampionin Gerard Mousasi në Suedi, ndeshaj e parë madhore në UFC.
Ne e intervistuam Ilir Latifin teksa ai ndodhej në Malmoe në përgatitje për ndeshjen e madhe. Megjithëse ndodhej përpara një ngjarjeje të rëndësishme për të, Latifi na u paraqit në SKYPE mjaft i qetë. Ai na shpjegoi fillimisht se si e mori lajmin për dyluftimin që e pret të shtunën:
I lindur në Malmo të Suedisë, sportisti me prejardhje nga Kosova ju fut sportit të keçit në moshën 6 vjeçare duke fituar emër në sportet e përziera marciale.
Ai është ndër sportistët më të njohur në Skandinavi duke fituar shumë kampionate të ndryshme në Evropë.
Me qendër në Shtetet e Bashkuara, Ultimate Fighting Championship (UFC) është kompania më e madhe në botë e promovimit të dueleve në artet marciale të kombinuara dhe organizon pjesën dërmuese të ndeshjeve mes mundësve më të mire në mbarë botën.