Pas statusit ku Saimir Tahiri sulmoi Ilir Metën dhe zv/ ministrin e tij, që e akuzoi se e kishte përgjuar, ka reaguar Ilir Marko.
Në një mesazh privat ish-zëvendës/ministri i ka dërguar Tahirit, ai i thotë se nuk ishte nevoja ta përgjonte, pasi e përgjonin ndërkombëtarët.
Më tej Marko i zbulon Tahirit se shkarkimi tij ka ardhur nga një letër ultimatum që ndërkombëtarët i kanë dërguar kryeministrit Rama.

Gjatë ditës së sotme, Tahiri reagoi mjaft ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri për blerje votash në Vorë.
Kandidatja e LSI-së tha se Saimir Tahiri dhe njerëzit e tij po blejnë vota në Bashkinë e Vorës. LSI paraqiti emra dhe targa makinash që përdoren për të shpërndarë lekë.
Në vend të përgjigjes për këtë akuzë, Tahiri tha se sulmet e LSI ndaj tij janë politike.
Ai tha se e kanë akuzuar me pa të drejtë edhe gjatë kohës që ishte ministër.
Aludimet e forta që bëri ish-ministri për përgjime, kanë nxitur dhe reagimin e Zv/Ministrit Ilir Marko.
