Ilir Meta betohet si President i Republikës, ja kur hyri Rama në seancë

Gazeta Dita

Ilir Meta është betuar zyrtarisht sot si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Në një seancë të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë trupi diplomatik i akredituar në vend, prokurori i Përgjithshëm, etj., Meta ka bërë betimin me dorën në Kushtetutë.

“Betohem”, ka thënë ai jo pa emocione, pasi nënkryetarja e parlamentit, drejtuesja e seancës Valentina Leskaj ka lexuar formulën. Meta do të jetë presidenti i shtatë në pluralizëm i Shqipërisë.

Por pak çaste se Meta të betohej, në sallën e parlamentit ka hyrë edhe kryeministri Edi Rama, duke mbajtur kështu premtimin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *