Ilir Meta: Gëzoj shëndet të plotë, gjyshi im jetoi 110 vjet

Dita

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka hedhur poshtë të gjithë zërat se flasin për një sëmundje të tij. I pyetur në lidhje me rënien e peshës, Kryetari i Kuvendit deklaroi se ajo ka ardhur si pasojë e dietës së rregullt dhe se gëzon një shëndet të plotë.

Sokol Balla –Në fakt, ne shqiptarët, kur përshëndetemi, në fillim pyesim: si jeni me shëndet?

Ilir Meta – Jam më shumë se mirë. Kështu që të gjithë ata që mund të kenë pasur ndonjë merak të qetësohen. Për t’ju informuar, mund t’ju them se gjyshi im ka jetuar 110 vjet.

Sokol Balla – Megjithatë, e vërteta është që keni një ndryshim dramatik, do të thosha për mirë, në sensin e humbjes së shumë kilogramëve. Sigurisht, teoritë konspirative me shëndetin e udhëheqësve janë tepër të pëlqyera te shqiptarët. Realisht, çfarë ka ndodhur me Ilir Metën, që tashmë është totalisht i transformuar?

Ilir Meta – Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, sepse unë vazhdimisht kam pasur luhatje në peshë në periudha të ndryshme. Pra, e kam tepruar dhe më pas jam përpjekur të normalizohem. Ajo që ka ndodhur është që në këto 2 vjet kam pasur një rënien të vazhdueshme, sistematike dhe mjaft të shëndetshme.

Sokol Balla – A është e vërtetë ajo që thuhet se keni humbur mbi 30 kilogramë?

Ilir Meta – Kjo nuk ka asnjë rëndësi. E rëndësishme është që ngre shumë më tepër kilogramë tani sesa kur isha shumë më tepër. /E.K

Share This Article
9 Comments
  • Bravo Baba Like, keshtu mendonte edhe miku yne dallkauk Avokat Serxhio Mazreku, por nuk e besonte Donka&haliti

  • Jo mre babe jo te a hy teli nzemer,gjyshi jetoj ne male large stresit dhe urise per tu pasuru,nuk ta uroje por i ke mbushur 108 vjec.

  • Eshte nje vjershe e bukur e Kavafis qe thote se shkoi Neroni ne Delfi dhe orakulli i tha te ruhej nga mosha 73 vjec.Neroni ishte i ri e keshtu mendoi se kishte kohe plot per te jetuar.Por ne Galici po gatitej per lufte nderkohe nje prijes plak 73 vjec.Keshtu Like kapedani,lere gjyshin,se secili ka rriskun e vet.Ruaju nga ata qe te puthin ne buze

  • Ta ketë ngrënë dhe Likja “ngjalën” vallë?
    Ku i dihet, kush ndejti me Salën dhe nuk i plasi tëmthi, shpretka apo mëlçia, zemra apo kafka??????????
    Eeee mër Like dikur ka qenë një shprehje, “mos u fut o trim” ti u fute, tani fundi për hajër dhe ishalla kupton se tafmaja për lekë nuk ta zgjat por vetëm ta shkurton jetën.
    Tung.

  • Ti jo vetem qe nuk do rrosh shume, por i ke te numeruara muajt. ajo c’ka i bere stomakut ti, degjoi lutjet tona dhe po te ha jeten cdo dite. hengert dhe ate qe ke ne krah, qe eshte bere si foke travestite. ti nuk do ikesh nga kjo bote dhe nqs lutesh, pa i lare mekatet qe u ke njerezve te shumte. pastaj do te laje halja dibrane. nje nga nje me mire.
    te keqen e ke dhe do ta kesh nga bqrat qe te puthin b… se ta dine trurin skic provincial dhe delirant. c’te te mallkosh ty me?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *