Ilir Meta: Në vitin 2017, barazi gjinore në Kuvend

Dita

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi gjatë një takimi me Lëvizjen e Gruas për Integrim (LGI), se në vitin 2017, mazhoranca qeverisëse ka për qëllim që numri i femrave në Kuvend të jetë i barabartë me atë të meshkujve.

“Mazhoranca jonë i ka besuar grave dhe vajzave. Në këshillat bashkiakë do të kemi barazi të plotë gjinore, ndërsa pas zgjedhjeve, kemi objektiv që të kemi barazi gjinore edhe në Kuvend. Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që fuqizon në mënyrën më të drejtë gratë dhe vajzat. Kjo është rruga e ndryshimit të politikës shqiptare”, tha Meta të mërkurën.

Më tej, kreu i LSI-së foli edhe për reformën administrativo-territoriale, e cila, sipas tij, do e bëjë Shqipërinë t’i afrohet standardeve europiane përsa i përket shërbimeve ndaj qytetarit.

“U kërkoj shqiptarëve të mos mungojnë në zgjedhje sepse këto janë zgjedhje historike. Ndajnë Shqipërinë nga një keqorganizim territorial që ishte pengesë për shërbimet ndaj qytetarëve tanë. Reforma e re do të ecë më shpejt drejt standardeve europiane. Qeveria do të ketë 61 partnerë që do të ofrojnë më shumë shërbim e punësim dhe jo më shumë konflikte e debate shterpë”, tha Meta.

Share This Article
6 Comments
    • Hmmmmm…. dobii! I ka vene te gjitha ne vije e tani I duhet te fusi edhe moniken ne kuvendin e burrave.

  • O ilir zeza!
    Kur,kur nje sistem administratif te ne territori nuk mundet me qene pergjegjese per keqmanaxhim!
    Keqmanaxhimi korrupton cdo sistem administreativ,qofte ma te Morin edhe gjithe Shqiperia e di se kemi keqmanaxhim jo nga ignora ça po nga klientelizmi politik ne te çmimin jeni numéro 1 qe glaberon paret e taxpagueseve shqiptare per interesa te nje grusht pushtetare qofshin lokal apo national si ju!
    Pra reformat nuk Kane faj,po pse i béni réformat e kush nga ju pushtetaret perfiton nga keto reforma mbetet detyres te monitorojme ne shqiptaret e jo cicerimat qe na jepni per te arsyetuar vjedhjen e radhes te taxat tona!

  • Mos kanidato Ilir patatja perveçse te mirave qe fytyra jote nuk duket ne kuvend
    asnje te keqe nuk do ket Shqiperia perkundrazi me mire do jete.
    Shko dhe rri me Salen dhe Tosin tre muskoplerat!

  • Po si sju vjen turp ketyre njerezve! Po pse mo me ciftin e Erisa Xhixhos, te Kejdi Mehmetit e te Brunilda Paskalit e s’ di se ke te permend me pare do ta bejne keta shtetin ! E duke e lene ciftin e Moikom Zeqos e sa e sa te tjere pa pune ! Po ky eshte nje TURP !
    Nuk eshte e thene qe te jene 50 perqind femra , po ato qe te vihen aty , te jene te afta, per te mare persiper me pjekuri e me pergjegjesi detyrat dhe kryerjen e tyre , e jo te jene modeli ” negativ ” i femres shqiptare , per mos thene ndonje gje me shume …….,,!!!!!!!!’

  • Edhe per ket lamashin – nuk e dinim se kishte mbetur per vota ne Kurbin, qe ra ne ate grade sa te na dergoi per kandidate njerez me 5 klase shkolle… kishe mbetur per “shoferat” e kakarrocave te Kalit te kohes se Xhaxhit Enver!
    Hikni more qelbsira nga pushteti – njerez pa moral – si mund te beni pushime nderkohe qe njerezit qe i keni vjedhur te drejtat nuk kane buken e gojes per femijet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *