Meta: Nga kafja e lagjes, gati për të ndjekur Kombëtaren

Leda Hysa

Në “Elbasan Arena”, teksa pritet të nisë pas pak çastesh ndeshja kualifikuese Euro 2020, Shqipëri-Islandë, atmosfera për shkak të disa rezultateve zhgënjyese të ekipit kuqezi nuk ka qenë ajo e zakonshmja.

Megjithatë stadiumi është duke mbushur.

Shqipëria e humbi ndeshjen e kaluar me Islandën, ndërsa ka vetëm dy fitore pas pesë ndeshjeve të para. Islanda ka 12 pikë, aq sa dy ekipet e tjera kryesuese, Franca dhe Turqia.

Mes tyre ka edhe tifozë speciale si Presidenti Ilir Meta, i cili tre ditë më parë ndoqi ndeshjen e Kosovës, kundër Çekisë, tha nga kafja e lagjes, se po drejtohet stadiumit të Elbasanit për të përkrahur kuqezinjtë.

“Nga kafja e lagjes: Gati për “Elbasan Arena”!”ishte mesazhi i Presidentit Meta sot.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *