Në një intervistë për DW, presidenti Ilir Meta ka komentuar dhe rezultatin e zgjedhje në Gjermani. Meta u shpreh se pavarësisht rezultatit të zgjedhje marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani nuk do të ndryshojnë.
Presidenti Meta është ndalur gjithashtu dhe tek procesi i vettingut, duke theksuar se nëpërmjet tij do të rritet dhe besimi i qytetarëve shqiptarë tek drejtësia.
Sipas tij vettingu do të ndikojë dhe tek nxitja e investitorëve të huaj dhe vendas të financojnë projekte në Shqipëri.
Fjala e presidentit Meta:
Ilir Meta: Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve asgjë nuk do të ndryshojë në marrëdhëniet Gjermani-Shqipëri
Zbatimi i drejtë i procesit të vettingut do të sjellë një rritje të besimit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Forcimi i ligjit do të sjellë edhe më tepër garanci për investitorët e huaj dhe ata vendas, deklaron në intervistë për DË, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili pati një takim me homologun e tij Gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Berlin. Intervistën e zhvilloi Pandeli Pani.
