Ilir Meta përshëndet miratimin e datës së shenjtërimit të Nënë Terezës

Dita

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndet miratimin nga Ati i Shenjtë Papa Françesku të datës së shenjtërimit të Nënë Terezës, nënës shqiptare që jetën e saj e vuri në shërbim të plotë të të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Në mesazhin e kryeparlamentarit thuhet se “Nënë Tereza dhe akti vetëmohues e sublim i jetës së saj mishëron më së miri vlerat e jashtëzakonshme të një murgeshe katolike me origjinë shqiptare, e cila u dha bukë të varfërve, shpresë të sëmurëve, buzëqeshje të trishtuarve dhe rrezatoi mirësi në botë të mbushur me fatkeqësi e boshllëk shpirtëror”.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta thekson se “për kombin shqiptar, shenjtërimi i Nënë Terezës përfaqëson një krenari kombëtare dhe një reflektim të vlerave tona të solidaritetit njerëzor dhe të kujdesit ndaj të pamundurve, ndaj shpreh mirënjohjen e thellë për miratimin nga Ati i Shenjtë i datës së shenjtërimit të kësaj nëne të shenjtë”. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *