“Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit”, reagon SPAK: Deklarata e gazetarit e pavërtetë! Mediat të kenë kujdes

Ornela

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë pretendimet e gazetari Artan Hoxha se presidenti Ilir Meta kishte udhëruar një vrasje. Bëhet fjalë për vrasjen e Aleksandër Nokës, vëllait t ëish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Noka.

Sipas SPAK, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani nuk e ka përmendur kurrë në dëshminë e tij presidentin Ilir Meta. Ndaj kërkon që gazetarët të kërkojnë më shumë kujdes lidhur me ngjarjen.

“Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).

Dje, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se urdhrin për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, e ka dhënë Presidenti Ilir Meta. I pranishëm në studion e “Opinion”, Hoxha rihapi dosjen e vitit 2017. Ai tha se zanafilla për këtë konflikt ka para fushtës elektorale në vitin 2017, por vrasja është kryer gjatë saj.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Eshte e llogjikes elementare dhe e detyrimit institucional,qe kur nje gazetar i vjeter investigativ sic eshte Artan Hoxha,denoncon dicka,qe ai e ka te argumentuar dhe qe ky denoncim i perket pozicioneve me te larta pushtetare,gjeja e pare qe duhet te bente kjo gjykate duhej te ballafaqohej me denoncuesin,
    Por ajo cuditerisht e anashkalon kete dhe jep vetem keshilla!!!
    Duke i bashkuar kesaj dhe rastin Dvorani,te trajtuar.nga kjo gjykate,jo ne ato nivele,qe meritonte,kjo tregon se spaku,do te vazhdoje te mbetet,ne nivele makiazhezh te luftimit te krimit,pa u futur tek dirigjentet e tij ne rang kombetar ne keto tridhjet vjet.
    Te habit dhe ajo,qe ish ministrit Tahirit me zell te tepruar donte tja thellonte denimin kurse kryet e ndraghetes shqiptare te vrasjeve dhe korrupsionit masiv sali-meta,vazhdojne ta perqeshin dhe te ndyjne cdo lloj drejtesie ne kete vend.

  • SPAK qetsohu, bej hetimet e nevojshme e mos u hidhni si zorra ne prudh sa here ju preket likja. Te gjithe shqiptaret i dine bemat e likes, qe ne fakt nuk ka lene gje pa bere, e ky mender spaku jone ben sikur nuk i di. Spak te mos harroje ngujimin e likes para 4-5 viteve (gje e deklaruar nga vete likja ne media), perse valle ndodhi kjo. Spak ne vend qe te mbylli gojen e te beje punen per te cilen paguhet hidhet perpjete sa here preket likja. Drejtesia duhet te vihet ne vend, ai hetues qe ben deklarata te tilla ne publik duhet te ndeshkohet e jo te shpreblehet me paga marramendese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *