Ilir Meta priti Ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës

redaktor

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës Jiang Yu të cilës i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e saj të re.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kinës si dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vullnetin e palës kineze për t’i forcuar ato më tej.

Ai vuri në dukje se Kina përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin tonë dhe në këtë drejtim, miqësia tradicionale mes dy popujve duhet përkthyer në projekte investimesh konkrete ekonomike e tregtare.

Ambasadorja Jiang Yu shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe vlerësoi progresin e bërë në intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve.

Yu theksoi se Kina dëshiron të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe shprehu gjithashtu vullnetin për të thelluar më tej shkëmbimet miqësore dhe ato ndërparlamentare e qeveritare, si prioritete të mandatit të saj diplomatik në vendin tonë.

Share This Article
1 Comment
  • BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR MUTIN DHE GJITHE LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *