Ilir Meta shpërndan rreth 300 certifikata legalizimi në Bashkinë e Vorës

Dita

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në shpërndarjen e rreth 300 certifikatave legalizimi në Bashkinë e Vorës. Duke folur gjatë këtij aktiviteti, Ilir Meta vuri në dukej se të gjithë janë dëshmitarë të angazhimit të jashtëzakonshëm të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama për të ecur me shpejtësi sa i takon procesit të legalizimeve.

“Gati në më pak se 10 ditë angazhimi, mobilizimi të ALUIZNI-t, të Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave, ne sot kemi rreth 300 legalizime dhe ky proces do të vijojë në ditët dhe në javët që vijnë edhe në Domje e Bërxull, edhe në Prezë, edhe në Gërdec, sepse interesi i ynë është që t’i japim njerëzve zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi”, – shtoi Lideri i LSI-së.

Ndërkaq, para se të falënderonte drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame dhe Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni për angazhimin e tyre, z. Meta u shpreh se zgjidhja kërkon respektimin e dokumentacionit dhe se ky do të jetë një prioritet i bashkisë së re, që të ndjekë me urgjencë dhe të bashkëpunojë që ky proces të përfundojë në kohë rekord

“Natyrisht që zgjidhja kërkon edhe respektimin e dokumentacionit dhe do të jetë një prioritet, jam i bindur edhe i bashkisë së re dhe i kryetarit të ri të kësaj bashkie që të ndjekë me urgjencë dhe të bashkëpunojë fuqishëm me ALUIZNI-n, me Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave në mënyrë që ky proces të përfundojë në kohë rekord dhe Bashkia e re e Vorës të jetë një shembull i shkëlqyer i legalizimit dhe më pas i fazës së dytë që është po kaq e rëndësishme për zhvillimin gjithë këtij komunitete, që është urbanizimi i kësaj bashkie të re që të jetë një bashki model sa i përket zhvillimit dhe sa i përket shërbimeve që ofron ndaj të gjithë komunitetit”, – nënvizoi z. Meta, duke vlerësuar më tej kontributin e institucioneve shtetërore në këtë proces. “Dua të falënderoj në veçanti ministren Eglantina Gjermeni për angazhimin e saj dhe që është sot këtu. Drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t, z. Artan Lame, drejtorin e ALUZINI-t për Tiranën, dhe gjithë stafin e tij dhe ta forcojmë këtë bashkëpunim, të forcojmë edhe kapacitet këtu në Vorë për zyrën e ALUIZNI-t, në mënyrë që ne ta përfundojmë shpejt këtë proces dhe Vora të jetë shembulli më i mirë për përfundimin e legalizimit dhe për vijimin më pas me procesin e urbanizimit”, – deklaroi Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Ndërsa, Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se zona e Vorës është nga ato që ka më shumë problematika legalizimi, sepse është një zonë fushore një zonë që ka pritur jashtëzakonisht qytetarët në këto 20 vjet. “Është një zonë për fat të keq nuk janë marrë asnjëherë seriozisht dhe kjo bëri që dallga e legalizimeve, dallga e qytetarëve që prisnin nga ne në fillim të punës sonë të ishte e jashtëzakonshme. Janë mbi 7 mijë objekte që përfshin bashkia e re e Vorës që presin legalizimet. Në më tepër se 1/3 e tyre deri më tani është bërë puna nga ana e jonë për rishikimin e dosjeve, dhe vazhdon gjithë procedura tjetër më pas për dhënien e lejeve të legalizimit”, – tha Lame, teksa theksoi se kjo ka të bëjë me problematikat që kanë lindur për shkak të mospërgjigjes nga ana e bashkisë aktuale.

 

Share This Article
11 Comments
  • ne 8 vjet 22 mije legalizime,ne 2 vjet 32 mije dhe shifeni diferencen qe ka bere ashe per pupollin dhe per qytetarin.punojne bashke per nje shqiperi me te mire dhe me bashkepunuese me qytetaret.

  • Po çfare turpi!!!!
    U bene letrat e legalizimeve si shiritat e Berishes para 4 vitesh.
    Politika jone nje mut eshte, si blu, si e kuqe.
    Na e veshtiroset kete vend me shume se Enveri.
    Ptuuuuuu….

  • Po cfare shkruani o “endrina” te deshperuara. Ky eshte mashtrimi me i madh qe po behet me pronat duke shpronesuar pronaret e ligjshem e duke ia dhene pronen uzurpuesve te paligjshem. Mos qani pastaj kur fatura e Strasburgut te coje shtetin ne falimentim se ate llogari do ta paguani edhe ju qe sot ngazelleheni nga shperndarja e ketyre fletushkave qe vlejne vetem per qeverine e hajduteve te prones.

  • BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUSTRIM PASURIE

    PER ILIR MUTIN DHE GJITHE LSI.

  • MBRETI I RYSHFETIT DHE I KORRUPSIONIT LIKE FLORIRI SHPERNDAN INDULEGJENCAT ME LEGALIZIMET ENVERISTE TE PARTISE SE PUNES.

    Keshtu e filloi edhe Enver Hoxha grabitjen e pronave private ne 1946, keshtu e vazhdoi Sali Berisha Kauzen e Partise se Punes pas viteve 90-te, keshtu po vazhdon grabitja nga ky mashtrues ryshfetci qe te gjithe e pane dhe e degjuan me ze si e kerkonte dhe si e merrte pjesen e luanit nga videoja e Dritan Priftit. Prandaj mbetet te pyesim miletin dru me pre:

    KUSH JA KA DHENE TE DREJTEN LIKE FLORIRIT TE SHPERNDAJE LEGALIZIME DUKE GRABITUR PRONAT E TJETRIT SIKUR TE ISHTIN TE BABES SE VET?

  • Po ik o koke tul ik boll bere edhe ti show mediatik si keta te Rilinjdes me keto legalizimet . Se gjasme i keni bere ju falas por qe ta dini ju tani po merni meritat pasi tjeter kush i ka sjelle deri ne kete pike legazilimet . Ju thjesht i gjetet gati dhe te perfunduaar sa per ti shperndare . Le qe nuk bete gje deh po ju merni edhe lek njerezve , por po mbureni edhe me punet qe beri qeveria e meparshme . Turp Rilindjes deh Lsi .

  • Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *