Ilir Meta uron besimtarët ortodoksë në ditën e “Ujit të Bekuar”

anazapta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë në ditën e Ujit të Bekuar. Nga qyteti i Beratit, ku ka ndjekur nga afër festën, Meta u shpreh se kjo është një ditë mjaft e rëndësishme që na jep forcë, energji e vullnet për të pasur përpara njëkohësisht një vit të mbarë për të gjithë qytetarët, për bashkëpunim dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët në lidhje me zhvillimet politike në vend, z. Meta është shprehur se preferon t’i qëndrojë larg politikës në një ditë të tillë feste, por ka siguruar të gjithë se ky vit do të jetë mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, duke iu referuar investimeve në infrastrukturë. “Sot, ia kam kushtuar këtë ditë vetëm këtij aktiviteti dhe nuk dua ta përziej me çështje të tjera politike. Qoftë një vit i bekuar dhe besoj se do të jetë për gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht për Beratin, sepse është një vit ku më në fund do të përfundojë një rrugë e re, e standardeve evropiane që do ta lidhë këtë qytet të kulturës sonë me Lushnjen dhe akset e tjera kryesore”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

 

Share This Article
1 Comment
  • Na nxorri ne drite ky ne, ne europe na futen e tjer e me rradhe. Lene nje rruge pergjysem dhe nisin nje tjeter, pastaj humbin pushtetin dhe rruga qe nisin keto do e lene te tjeret pergjysem e keshtu vazzhdon historia e politikes se qelbur shqipetare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *