Babai i Përparim Balës, 23-vjeçarit që vdiq tre ditë më parë ndërsa ndiqej nga policia, thotë se djali i tij nuk është vetëvrarë. Në një intervistë për “Panoramën”, Ismail Bala thotë se djali i tij është vrarë nga policia. Ai hedh dyshime për policinë, duke rikujtuar një episod të vitit të kaluar, kur djali i tij është marrë peng, ndërsa gjykata i la të lirë pengmarrësit. “Dyshoj, sepse prej qershorit të vitit të kaluar djali dhe familja ime jemi vënë në shënjestër nga Policia lokale, Prokuroria dhe Gjykata e Dibrës. Disa djem të Fushë-Bulqizës djalin tim e rrahën dhe e morën peng më 28 qershor 2012, ndërkohë Gjykata e Apelit i la të lirë autorët. Policia e Bulqizës ka dashur të na shfarosë si familje. Këto dyshime nuk më hiqen nga mendja deri në vdekje”.
Ismail Bala thotë se nuk ka qenë i biri autor i grabitjes së argjendarisë. “Jam i njohur me këtë akuzë, por ajo nuk është aspak e vërtetë. Në momentin e grabitjes së lokalit të Ismet Canit unë kam qenë me furgon në anë të rrugës. Kam parë një person me maskë që hynte e dilte nga lokali i tij, por kurrë nuk besoj se ishte djali im. Kishte krejtësisht tipare të tjera. Pas pak minutash, në vendin e ngjarjes erdhën forca të shumta policie dhe nisën hetimet”.
Tre ditë më parë, policia deklaroi se gjatë një operacioni në aksin Elbasan-Librazhd për kapjen e 23-vjeçarit Përparim Bala, ky i fundit u vetëvra me armën që kishte me vete.
Nuk e kuptoj kete njeri i cili duhet qe te pergjigjet penalisht perpara shoqerise qe ka edukuar dhe ka djale nje kriminel. Ka edhe guxim qytetar dhe ben sikur kerkon drejtesi. Nje kriminel e grabites merr kurajo dhe qellon mbi policine dhe prindi ben avokatin mbrojtes te mostres se tij. Normalisht qe kur qellon mbi policine me kallash do te mbashe edhe pergjegjsine per jeten tende. Do te ishte mire qe policia ta kete vrare kriminelin, dhe kete baba ta veje nen pranga per te dhene llogari para shoqerise, te cilen familjarisht e ka perdhosur.
Pjellin edhe kriminele.
Tung