Imago…

Elena Tase

Të gjithë çiftet debatojnë. Disa debatojnë për fëmijët, disa për paratë, seksin, dhe në një marrëdhënie kjo është diçka normale. Por nëse ndodh shpesh, mund të sjellë ndarjen tuaj.

A ka një mënyrë që mund të na ndihmojë të minimizojmë zënkat e shpeshta në çift?

Së fundmi është zbuluar terapia “Imago”, e ideuar për t’u mësuar çifteve si të shprehen tek njëri tjetri, pa qënë nevoja për t’u përfshirë në një konflikt.

Si shumica e terapive në çift, qëllimi i saj është t’ju lidhë sa më shumë me partnerin, por ndryshimi i terapisë “Imago” janë tre pikat kryesore : pasqyrimi, vlefshmëria, dhe ndjeshmëria.

Si funskionon?

Faza e parë: Pasqyrimi

Në këtë fazë, njëri partner duhet të veprojë si “dërgues i mesazhit” dhe tjetri në rolin e “marrësit”. Dërguesi inkurajohet të flasë për planet në të ardhmen në çfarë çështje të dëshirojë ai, e ndërsa partneri tjetër duhet të dëgjojë dhe ta përsërisë, për të parë nesë e ka kuptuar drejtë atë që ai ka thënë.

Në thelb qëllimi i kësaj bisede është që çifti të mësojë të dëgjojë njëri- tjetrin pa u zemëruar ose mërzitur. Ajo ka të bëjë me shprehjen e mendimit ashtu siç e ndjen në një hapësirë neutral dhe të kuptueshme, siç supozohet të jetë partneri.

Faza e dytë: Vlefshmëria

Kjo fazë është e vlefshme për të kuptuar botën e partnerit tuaj, planet e tij, pavarësisht nëse jeni dakord me atë që ai po thotë. Këtu është radha juaj për ta shprehur nëse e konsideroni të vlefshme mendimin e tij për një plan në të ardhmen ose jo.

Faza e tretë: Ndjeshmëria

Qëllimi përfundimtar, ndjeshmëria, ka të bëjë me futjen në botën e partnerit tuaj dhe duke menduar aspektet e jetës suaj që mund të kontribuojnë në realizimin e planeve të tij në të ardhmen, plane që do të përmirësonin marrëdhënien tuaj.

Në këtë terapi duhet të ndërroni herë pas here rolet!

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Per zeniret ,dhe deri ne ndarje te cifteve ,une mendoj , jane vetem dy arsye .Gjendja ekonomike ,dhe e dyta funksionimi seksual ´mdis dy partnereve .Per kete teme mund te flisni dite e nate ,por keto jane dy arsyet e vetme per mendimin tim..

  • Ndoshta e dyta asht me e rendesishme e domosdoshme se e para.
    Per aresyese shume vete e kan te zgjidhur ekstra ekonomin.Ndersa te dyten e ndjekin ku ti dali rehatia per qefe te qefit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *