Përshëndetje e nderuar gazeta DITA. Kam lexuar disa shkrime tuajat për horrllëqet që po ndodhin në Ministrinë e Mbrojtjes. Dua tju them se këto horllëqe kanë vite që kultivohen nën dijeninë e plotë të Sali Berihës, megjithatë kulmi i cinizmit në këtë ministri mbetet ky ministri i fundit, Arben Imami. Ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri lidhen gjerësisht me angazhimin e tij politik dhe civil kundër Sali Berishës, të cilat kulmuan me mosnjohjen e marrëveshjes së 9 Marsit në Jug të vendit dhe fillimin e organizimit të pavarur të atyre që fillimisht u quajtën Komitete të Shpëtimit Publik. Të parin e këtij lloji zoti Imami e promovoi në Gjirokastër dhe më vonë ata u përhapën në qytete kryesore të jugut të Shqipërisë. Fjalori i atëhershëm i Arben Imamit ishte radikal dhe mbështetej në tezën se një qeveri e paligjshme që ka vjedhur votat, përmbyset vetëm me kryengritje. Do isha kurioz të dija, si e mendon Imami përmbysjen e Saliut sot, kur situata është dhjetë herë më e paligjshme se në pragun e 1997-s? Rasti i zotit Iamami nëse është sakrificë për karrierë, është i kuptueshëm për sahanlëpirësit, por shpresoj që Arben Imami të jetë duke ditur se ç’bën, edhe pse kam filluar të dyshoj se një nga personazhet ende të pashfaqur të një kasete që hyn në zyra ministrash e kërkon privilegje për kompani ruse, e nxjerr përditë në gazetë si ministër të suksesshëm. Zoti na ruajt nëse është katandisur peng deri atje.
Email nga adresa: [email protected]