Imami e transferoi personin që informoi për ‘drogën’

anazapta

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaroi dje se nuk ka pasur asnjë informacion apo të dhëna për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantë të drogës gjatë kohës që ai ishte ministër në vitet 2009-2013. Por si është e vërteta? Shërbimi Informativ i Ushtrisë i ka dërguar një letër Shërbimit Informativ të Shtetit në tetor të vitit të shkuar, për dyshimet lidhur me trafikun e drogës. Letra, e cilësuar sekret, menjëherë është deklasifikuar dhe i është nisur Partisë Demokratike, ku ndodhet një kopje e saj. Por interesant është se pavarësisht se SHIU e ka dërguar informacionin në tetor të vitit të shkuar, aty ka informacione që i adresohen periudhës tetor 2012 e në vazhdim. Por dyshohet se në këtë periudhë, Arben Imami nuk ia ka dorëzuar SHISH-it një informacion të tillë. Madje, personi që ka ofruar informacionet, është transferuar. Kjo implikon në skandal jo vetëm Arben Imamin, por edhe kreun e SHISH, Visho Ajazi. Skandalin e ka denoncuar deputeti i PS, Erion Braçe, që thotë se në seancën e radhës në Kuvend do denoncojë më shumë.

 

Reagimi i Braçes

Në reagimin e tij deputeti Erjon Braçe thotë se në letrën e klasifikuar “sekret”, (të dyshuar se është deklasifikuar në mënyrë të paligjshme nga SHISH duke e dërguar në Partinë Demokratike, ku edhe ndodhet një kopje e saj), drejtori i SHISH pohon qarëe se, duke marrë shkas nga një informacion i përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor 2013, ka organizuar punën për të mbledhur të dhëna me qëllim vërtetimin e dyshimeve. “Praktika është e plotë dhe PD e disponon, tamam për këtë shkak gënjen”, thekson Braçe. Shërbimi Informativ i Ushtrisë,
pas të dhënave të marra nga policia kriminale në Policinë Ushtarake, referon informacione që i adresohen periudhës tetor 2012 e në vazhdim e për të cilat kërkon angazhimin e SHISH për verifikimin e këtyre informacioneve. “Është e zezë në të bardhë dhe
ashtu siç është në letër është shumë e rëndë, por po e lë me kaq tani për tani!
Unë nuk besoj se SHISH e ka grisur apo nuk ia ka dhënë PD-së këtë shkresë. Në zyrën përkatëse në PD ishte edhe kjo. Por ka një të vërtetë të madhe, në atë periudhë Arben Imami dhe institucioni që drejtonte, dyshohet se nuk i kanë përcjellë SHISH një informacion të tillë”, shkruan deputeti socialist. Ai shton më tej se personi që ka dhënë informacionin është transferuar nga vendi i punës. Por ama,
rezulton e provuar se personi (informatori) që ka dhënë këtë informacion është transferuar nga vendi i tij i punës menjëherë. Kjo po që është shumë e rëndë, Arben!” thekson Braçe.

 

Tërhiqet opozita nga akuzat?

Braçe më tej ka thënë se PD është tërhequr nga akuza për trafik droge. “Në anën tjetër, Lulzim Basha është zbythur nga akuza se ushtria është e përfshirë në trafik droge, akuzë e artikuluar vetëm 24 orë më parë. Ai është rikthyer edhe një herë tek pyetja idiote, e ngjashme me parullat e filmave me subjekt radiolojat e ish-Sigurimit me shërbimet e huaja: A keni ju informacion? Pas së gjithash, më duhet të ritheksoj edhe njëherë: E para, nuk ka trafik ku të jetë përfshirë ushtria shqiptare! Të gjithë shkresat, ato të vitit 2012, 2013, 2014, përmbajnë informacione operative dhe në asnjë rresht nuk përmbajnë prova faktike që dëshmojnë për trafik droge! E dyta, informacionet datojnë që në tetor 2012 e në vazhdim. Të gjitha strukturat e ushtrisë, Policia e Shtetit, SHISH, janë angazhuar në bashkëpunim që të mbledhin prova e fakte që vërtetojnë informacionet e marra në rrugë operative. E treta, çështja edhe nëse është e vërtetë, është dëmtuar rëndë që kur ka dyshime serioze që SHISH, për nevoja politike të drejtuesit të saj dhe ish-qeverisë, në të cilën ka qenë anëtar, ka deklasifikuar dokumentet e klasifikuara duke i dërguar në PD”, shkruan Braçe. Në fund, deputeti i PS thotë se këtë çështje do ta diskutojë edhe në punimet e sotme Kuvendit.

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • OOOO…. BRACE and compani, po kaq te veshtire e keni tu fusni kembet ne nje kepuce ketyre budallenjve qe nuk dine te lidhin dy fjale.

  • edhe ti ngele tu denoncu te eshte bere ves qe kur ke qene ne opozite…..se kupton qe nuk te pjerdhe njeri. ai po thote mirenjohje atij qe me ka sha me liber shtepie. ketu mbaron filmi i te majtes socialiste.

  • Ne fillim u mohua trafiku i droges nga Min. Mbrojtjes, tani po thuhet se e ka bere Imami kur ishte minister. Po gjithe kjo droge qe po kapet ne Itali e Greqi qe vjen nga Shqiperia akoma nga Imami behet pa qene minister prej 8 muajsh, kaq i zoti qenka? Kur eshte keshtu pse refuzohet hetimi parlamentar per kete ceshtje apo qeverise i dhimset Imami.

  • Zoterinj te Mazhorances, zgjidhini probemet qe ju nxjerre Opozita dhe mos luani Kungulleshka sipas skenareve te Berishes. Mos e cvleresoni kesisoje Parlamentin ndryshe “do ngrihen kembet t’i bien kokes, do na mbulojne plehrat e tokes”
    Me respekt V.Duka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *