Imami shet avionë dhe anije për skrap para ikjes

redaktor

Arben Imami ka vendosur që dikasteri që ai drejton ta shfrytëzojë periudhën në prag të ikjes për të zhvilluar tendera  për të shitur sasi të konsiderueshme skrapi..

Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije për gazetën “Shekulli’ se pjesët e shitura për skrap, janë pjesë të avionëve  dhe të pajisjve të tjera ushtarake që janë vlerësuar prej grupeve të punës si të panevojshme për përdorimin e mëtejshëm për ushtrinë.

Në fund të muajit korrik, në gusht dhe në fillim të shtatorit, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar shitjen e sasive  tepër të mëdha skrapi, të cilat në total kapin një vlerë mbi 100 milionë lekë të rinj.

Pak ditë para zgjedhjeve, po kjo ministri  ka shitur për skrap, metale të dala nga pajisjet ushtarake me një vlerë rreth 73.5 milionë të rinj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *