Infeksionet e lëkurës janë ndër patologjitë që hasen shpesh pothuajse tek të gjitha grupmoshat. Këto infeksione mund të shfaqen në sipërfaqe të lëkurës, teksa mund të jenë edhe më të rënda, duke rrezikuar edhe shtresat më të thella të lëkurës. Impetigo është një nga infeksionet e lëkurës që shfaqet kryesisht në sipërfaqe të saj. Ndonëse rrezikojnë të gjitha grupmoshat, impetigo prek më shpesh fëmijët, kryesisht ata të grupmoshës 2 deri ën 5 vjeç. Në vijim të shkrimit, mjekja infeksioniste Ilda Xhelili tregon për “Dita”, format se si shfaqet kjo sëmundje, shenjat klinike të saj, faktorët që e shkaktojnë, si dhe masat që duhet të marrim jo vetëm sa i takon trajtimit, por edhe parandalimit.
Çfarë është impetigo?
Impetigo është një infeksion ngjitës sipërfaqësor i lëkurës që shkaktohet nga bakteret “Staphylocoçus” dhe “Streptocoçus”. Kjo sëmundje është më e zakonshme tek fëmijët, sidomos mosha dy, deri në pesë vjeç, se sa tek të rriturit. Impetigo ka shumë të ngjarë të ndodhë në mjedise të ngrohta dhe të lagështa dhe më së shpeshti përhapet nga kontakti i ngushtë i fëmijëve me njeri-tjetrin.
Në çfarë formash shfaqet kjo sëmundje?
Impetigo shfaqet në dy forma. Forma më e zakonshme është impetigo jobuloze, e shkaktuar si nga streptokoku, ashtu edhe nga stafilokoku. Kjo formë fillimisht manifestohet si papula (ngritje të lëkurës ) të vogla, të kuqe, të ngjashme me pickimet e insekteve. Këto lezione evoluojnë me shpejtësi në fshikëza të vogla që mbushen me lëng (pustula),pastaj çahen, lëshojnë një lëng të kthjellët e të verdhë. Pas çarjes formohen krustat (koret) në ngjyrë të verdhë, të cilat janë të rrethuara nga zona të skuqura të lëkurës. Ky proces zgjat zakonisht rreth një javë. Këto lezione mund të kruhen, të rrjedhin në njëra-tjetrën dhe të rrethohen nga lezione satelitore. Regjioni përreth gojës, hundës dhe mjekrës është veçanërisht më i prekur. Gjithashtu mund të ndodhë edhe prekja e nyjeve limfatike, të cilat paraqiten të enjtura dhe kështu sëmundja mund të përhapet edhe në zona të tjera (si për shembull, në krahë dhe në këmbë). Forma tjetër e impetigos quhet impetigo buloze, e cila shkaktohet vetëm nga bakteret e stafilokokut. Këto baktare prodhojnë një toksinë që shkakton ndarjen midis shtresës së sipërme të lëkurës (epiderma) dhe shtresës së poshtme të lëkurës (derma). Kjo çon në formimin e flluskave (bulave). Bulat mund të shfaqen në zona të ndryshme të lëkurës, veçanërisht në mollaqe dhe në pjesën e trungut. Flluska fillimisht përmban lëng të qartë, në ngjyrë të verdhë. Pas shpërbërjes, cipat e lëkurës formojnë një kore të hollë në ngjyrë kafe, të cilat rrethojnë një gropëzim (erozion) të madh. Kjo formë e impetigos mund të shoqërohet edhe me simptoma shoqëruese sistemime, të tilla si: ethe, dobësi të përgjithshme dhe diarre. Lezionet shpesh shërohen edhe pa trajtim, por gjithashtu ato mund të përhapen më tej dhe të vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohore. Komplikacionet janë të rralla dhe përshijnë celulitin (infeksioni i shtresave më të thella të lëkurës) dhe glomerulonefritin (infeksioni i veshkave). Lezionet zakonisht shërohen pa dhimbje.
A është impetigo ngjitëse?
Impetigo është një infeksion ngjitës që transmetohet kryesisht nga kontakti i drejtpërdrejtë me dikë që e ka atë, por ndonjëherë edhe kontakti me peshqirët, lodrat, veshmbathjet, ose sendet shtëpiake. Pas fillimit në një vendndodhje, impetigo shpesh përhapet edhe në pjesët e tjera të trupit. Kjo është veçanërisht e zakonshme tek fëmijët e çerdheve dhe të kopshteve, në të cilat mund të shkaktohen edhe mini epidemi të impetigos. Bakteret që shkaktojnë impetigon mund të depërtojnë në dëmtimet dhe çarjet e lëkurës duke hyrë në qarkullimin e gjakut për të shkaktuar infeksionin. Mjaft e zakonshme është zhvillimi i impetigos në hapjet e hundës gjatë gjendjes së gripit. Në këtë situatë mukoza e hundës është e skuqur dhe e dëmtuar si rezultat i sekrecioneve të vazhdueshme që rrjedhin. Të rriturit zhvillojnë shpesh impetigo nga kontakti i ngushtë me fëmijët e infektuar.
Çfarë e favorizon zhvillimin e kësaj sëmundjeje?
Nxehtësia, lagështia dhe prania e një ekzeme të lëkurës e predispozojnë shumë një person të zhvillojë impetigo. Po ashtu, si faktorë të tjerë rreziku për zhvillimin e impetigos mund të jenë higjiena e dobët, diabeti, dializa, si edhe abuzimi me medikamente intravenoze (direkt në venë).
Si vendoset diagnoza?
Diagnostikimi i një infeksioni impetigo në përgjithësi është i drejtpërdrejtë dhe i bazuar në pamjen klinike. Në lidhje me shkaktarin bakterial luan rol kultura e sekrecioneve direkt nga plaga e formuar. Pacientët nuk duhet të neglizhojnë marrjen e ndihmës së specializuar mjekësore menjëherë sapo të konsttaojnë shenjat klinike, pasi sa më herët të trajtohet aq më të pakta do të jenë edhe ndërlikimet që shfaqen.
Si trajtohet infeksioni impetigo?
Së pari, është i rëndësishëm trajtimi i plagës. Koret (krustet) e formuara duhet të lagen mirë me kompresa sterile të lagura me kripë fiziologjike dhe dezinfektues. Gjatë trajtimit duhet të respektohet higjiena e mirë e duarve (larja e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun, si dhe më pas dezinfektimi i duarve) në mënyrë që të shmanget mbi-infeksioni. Kujdes duhet treguar që lezionet e krustëzuara nuk duhet të hiqen me forcë. Pas trajtimit lokal të plagës ajo duhet trajtuar me antibiotikë lokalë në formë solucionesh ose pomadash. Një infeksion impetigo nuk është përgjithësisht i rrezikshëm dhe mund të shërohet plotësisht.
Po në rastet kur sëmundja shfaqet në format më të rënda çfarë mund të themi?
Nëse impetigo është mjaft e përhapur dhe e zhvilluar në formë të rëndë, ajo kërkon trajtim me antibiotikë në rrugë sistemike (në formë tabletash ose injeksionesh). Zgjedhja e antibiotikut duhet të bëhet në bazë të kulturës bakteriale të marrë nga plaga. Sipas përvojës klinike, antibiotikët më efektivë në trajtimin e ipmetigos rezultojnë grupi i penicilinave dhe ceporinave. Megjithatë, përcaktimin e tyre e bën vetëm mjeku specialist. Çka do të thotë se përdorimi i barnave për trajtimin e kësaj patologjie duhet të bëhet vetëm sipas rekomandimeve të përshkruara nga mjeku specialist.
A mund të parandalohet përhapja e impetigos?
E vetmja masë parandaluese që rekomandohet është higjiena e mirë personale, në mënyrë të veçantë larja e duarve me sapun dhe me ujë të rrjedhshëm. Larja rutine e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë është një mekanizëm i rëndësishëm dhe efektiv për të parandaluar përhapjen e impetigos. Kujdes i veçantë duhet treguar për fëmijët e vegjël në ambiente kolektive ku përdorin sende të përbashkëta. Po ashtu, kujdes duhet të kenë edhe personat që ushtrojnë sporte në ambiente të përbashkëta (kujdes dushet, peshqiret, pishinat). Një kujdes të veçantë duhet të tregojnë personat që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti dhe pamjaftueshmëria kronike e punës së veshkave (personat që trajtohen me dializë), pasi këta persona mund të përballen me ndërlikime të tjera nëse preken edhe nga impetigo.

Papula-ngritje e vogel e lekures. ..
Keta jane te gjithe analfabete.
Pucra, o shoke more… ngritje e lekures thone.
As ngritje nuk i thone, oooo cyryke, por enjtje.
E dini fjalen enjtje? Mbledh qelb, ndryshe
mirelo
ne e kemi për nder që nuk e dimë shqipen!!
jemi bo të jashtëm!
ti ke met katanr shqiprijet,nuk di asni fjal të jashme!!
ne nuk e njohim gjuhën e nonës por të atyre që kanë shku me nonën!!
se harrova,përveç babës!!
nuk e di se nga ç’gjuhë i ka marrë kjo motra!?
“Staphylocoçus” dhe “Streptocoçus”,por në latinisht këta quhen”Staphylococcus” dhe “Streptococcus”!
nuk e di se çdo të thoshte dac pashja për këtë sintaksë??
Duhet te jene Koço Devole dhe Koço Kokedhima. Kokedhima duhet te jete Strepto, se eshte kokethumb, ndersa Devolja Stapho, se eshte rrumullek