Impianti i plehrave, Kryemadhi: Rama të heqë dorë, përndryshe…

DITA Online

 

Projekti i ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Fier ka shkaktuar përplasje mes policisë dhe banorëve.

Banorët e fshatit Vërri kanë dalë sot në protestë duke kërkuar bllokimin e punimeve.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, apeloi qeverinë Rama të heqë dorë nga impiantet e plehrave.

Ajo tha se Fieri nuk ka nevojë për inceneratorë.

“Në qytetin e Fierit banorët janë duke u dhunuar barbarisht nga policia e shtetit për shkak se kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen dhe mos sëmuren. Prej disa muajsh një kompani e zotëruar nga militantë të PS ka përfituar në mënyrë të dyshimtë tre koncesione për të ndërtuar tre impiante djegiesh”, – u shpreh Kryemadhi në një dalje për mediat.

Në Fier ky impiant është refuzuar nga banorët. Kanë të drejtë se projekti nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave. Është e qartë se nuk duhet në qarkun e Fierit. Incinerimi nuk ka vend në Shqipëri përvese kur kërkohen të përpunohet plehrat që vinë nga vende të tjera të BE dhe nëse ky është qëllimi i Edi Ramës, nuk është qëllimi i shqiptarëve. Sot beteja nuk është thjesht e atyre banorëve por gjithë shqiptarëve. Betejë kundër mafias që plehrave që është instaluar në Shqipëri. I bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga plehrat se do të përfundojë në kazanin e plehrave dhe ai, por i pa riciklueshëm”, deklaroi Kryemadhi.

Share This Article
6 Comments
  • Nga te gjithe impiantet e plehrave,Shqiperia mund te heqe dhe dore,por nga impianti i Vetingut,qe do te perpunoje plehra te gjalle historike te bandave ndraghetash shqiptare te saliut dhe metes,nuk ka per te hequr dore kurre,kur mbas perpunimit,do te perfundojne ne targa burgjesh.

  • Per kete ngrihuni o njerez, Mandi bashke me Edushken,

    i kane marre Ben Qimes, 1 milion euro per fushate dhe tani duan te helmojne Fierin per ti shlyer borxhin Ben Qimes.

    Para nje jave e kishte rrahur Ben Qimja Mand Subashin, ne zyre, pikerisht per kete pune.

    Rrofte rilindja e droges

  • palloshi beri hatane kur qe ne opozite kunder plehrave, sot i ka harruar te gjitha çfare thoshte. keta te kuqte rilindas jane te paftyre fare.

  • Po mire moj z.Kriemadhi fa bejme ne Lalez ku ke vilen ti e Saliu meqenese banoret e zones se Fierit nuk duan.As ti nuk i do tek vila jote as shume te tjere nuk i duan ketà
    Icerenitore,ku ti istalojme atehere ,ne hene se atje nuk ka njerez.
    Ti do te besh zhurme se gje tjeter nuk di te besh mendoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *