Kompania publike e shpërndarjes së energjisë vijon blerjen në tregun e lirë për të siguruar furnizim me energji, e kjo i ka kushtuar shtrenjtë gjatë këtij viti për shkak të situatës së vështirë hidrike.
Të hënën e kësaj jave, Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) hapi procedurën e radhës për të siguruar energji për datat 8-15 tetor, sipas një shpalljeje që specifikonte se negocimi do të bëhej për të paktën dy lote.
Në lotin e parë, FTL ka kërkuar furnizim me energji për 24 orë për 8 ditë, në fuqi 180 MW, dhe në sasi 34 560 MWh. Ndërsa në lotin e dytë, kompania ka kërkuar furnizim për të paktën 16 orë, po për 8 ditë, ku fuqia është 150 MË dhe sasia 19 200 MWh.
Kjo është hera e parë që FTL del në tregun e lirë për muajin tetor, kurse gjatë shtatorit zhvilloi një sërë procedurash për të siguruar energjinë e nevojshme në vend.
Furnizimi nga KESH për vitin 2020 parashikohet të jetë në minimumet historike, dhe si pasojë, OSHEE përsëri do të mbajë barrën e rëndë të blerjes së kësaj energjie të munguar në treg të lirë me çmime shumë herë më të larta se KESH.
Përveç thatësirës, OSHEE konfirmoi se edhe pandemia ka pasur efektin negativ në dy drejtime.
Së pari, rënia e arkëtimeve nga konsumatorët, të cilët kanë reaguar ndjeshëm si pasojë e vështirësive financiare, si familjare ashtu dhe biznese e buxhetore (rreth 94% gjatë 6-mujorit 2020 nga 98% që ishte në të njëjtën periudhë 2019).
Së dyti, ndryshimi i strukturës së konsumit të energjisë, ku konsumi familjar, i cili e blen me çmim të ulët është rritur, ndërkohë konsumi i biznesit, i cili e blen energjinë me çmim të lartë, është ulur ndjeshëm.
e.sh/Dita

DHE KETO SHPENZIME DUHET TI PAGUAJNE QYTETARET.NGA 340 LEKE QE PAGUAJ NE MUAJ SEPSE NUK JETOJ ATJE ME KENI SJELLE FATUREN ME SHUMEN 8000 LEKE KUR KW NE KONTATOR TE HARXHYARA JANE TE GJITHA TE PAGUARA.
Duhet shume hulumtime per me qut ne drite malversimet e ketyre qe na bane Fazlicin prodhues elekcititeti pa asnje mjet prodhimi! Fillon me ndarjen e keshit edhe shperndaresin qe mos te mundemi me pa sa prodhohet e sa distribuohet! Ndermjet te dyjave na humb prodhimi qe manaxheret ia shesin fazlicit apo fazliqeve tjere se tash kemi edhe fazliqet tone ne kete market, qe me kosoven bejne te njeten gje( ne kete rast na thone se eshte kthim te energjise, qe nuk e shohim hiç ne kosovepo qe i shkon fazliqit) ..
pastaj sicili me rend vjedh ne distribujmin… edhe keto’ humbjé na fakturohen neve qytetaret te thejsht!
Idem me blerjet qe bejme e qe na fakturohen sa s’bane edhe kur jemi ne pikun e prodhimit( reshje shiu pati, dmth shtim te prodhimit, ku shkoj ky?! )
Hulumtoni paret e pergjegjeve te rrymes…sa milliona na kane vjedhe
Oshee eshte nje grope e madhe…..shikoni pagat e shpenzimet por dhe tenderat……
Ne s’pyesim per KESH na furnizojn qindra Hidrocentralet e vegjel me leje qeverie mbi perrenj e rrekera uji. Kemi te madhin e Vjoses dhe do ngreme Skavicen te furnizoje Kosoven.
Po pse mo sra shi kete jave. Si e duan keta te KESh-IT te behet kataklismo?