Importi i mbetjeve për riciklim nuk përbën asnjë rrezik për Shqipërinë pasi aktualisht janë ritur kapacitetet monitoruese në dogana. Ky ishte qëndrimi i ministrit të Mjedisit Lefter Koka në lidhje me rikthimin e drafttit për importin e mbetjeve në parlament qe ka rikthyer gjithashtu dhe debatin per rrezikun qe i kanoset vendit nga ky import.
Koka: Po kjo mazhorancë mendon se ky cikël prej tre vitesh ka bërë të mundur konsolidimin e kontrollit në pikat doganore dhe sigurisht mendoj që dhe në Ministrinë e Mjedisit reforma administrative, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, krijimi i Inspektoritatit Shëndetësor të Mjedisit bën të mundur dy komponentë që do të shërbejnë për kontrollin e këtyre produkteve në momentin që hyjnë në territorin shqiptar.
Por pavarësisht kësaj Koka kërkoi një bashkëbisedim me të gjithë aktorët për të gjetur edhe zgjidhjen më të mire.
Koka: Nuk ka pse të mos ulen në një tavolinë të përbashkët, shoqata e ricikluesve, ambientalistët deputetët të cilët janë pro dhe kundër.
Në lidhje me vendimin e qeverisë për menaxhimin e gomave të përdorura kreu i mjedisit u shpreh:
Koka: Për të ndjekur destinacionin final, për të eliminuar hedhjen e tyre, apo djegien e tyre të përdoren si lëndë djegëse të cilat janë shumë të dëmshme.
Këto deklarata ministri i mjedisit Lefter Koka i bëri pas një aktiviteti ku u prezantua nisma “Java e Lëvizshmërisë” që do të mbahet nga data 16-22 shtator dhe ka si qëllim të promovojë lëvizjen e qytetarëve pa makina.

Fjalet “kemi shtuar monitorimin” , une i kuptoj sikur , ky palo minister , kerkon te thote , qe ” …ne kujdesemi , qe te marrim mut te thate , dhe jotenjomenga jashte ” !
Hajde politikane idjoter qe kemi ne , hajde ! Dhe voto , po deshe , per keta plehra , qe blene plehra ! KETA DUHEN PESHTYRE NE FYTYRE , QOFSHIN TE MAJTE, APO TE DJATHTE E JO T`IU JEPET VOTA !
Fjalet “kemi shtuar monitorimin” , une i kuptoj sikur , ky palo minister , kerkon te thote , qe ” …ne kujdesemi , qe te marrim mut te thate , dhe jo te njome nga jashte ” !
Hajde politikane idjoter qe kemi ne , hajde ! Dhe voto , po deshe , per keta plehra , qe blene plehra ! KETA DUHEN PESHTYRE NE FYTYRE , QOFSHIN TE MAJTE, APO TE DJATHTE E JO T`IU JEPET VOTA !