Video/ Protestë kundër mbetjeve, shoqëria civile përplaset me policinë

Elton Tafaruci

Shoqëria Civile dhe ambientalistët po protestojnë para parlamentit kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë.

Protestuesit janë përplasur për disa minuta me policinë në hyrje të Kuvendit, pasi tentuan që të bllokojnë rrugën duke vendosur një kazan plehrash.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke mos lejuar bllokimin e rrugës dhe larguar protestuesit.

Policia u ka kërkuar protestuesve që të shmangin incidentet. Situata është qetësuar pas disa minutave tensionimi.

Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që mos e votojnë ligjin, pasi do të ndotë akoma më shumë vendin, pasi nuk po trajtohen mbetjet brenda vendit dhe me importin e atyre nga jashtë situata do të rëndohet akoma më shumë.

Protestuesit janë shprehur se ligji nuk jep garanci për ndalimin e plehrave të rrezikshme në dogana.

Shoqëria Civile dhe ambientalistët pas Kuvendit kanë deklaruar se do të protestojnë edhe para Presidencës për t’i kërkuar kreut të shtetit që të mos e dekretojë ligjin, ndërsa nëse Nishani e kalon do të mbledhin firmat për referendum.

Share This Article
10 Comments
  • Shendeti i shqiptareve eshte ne rrezik. Kembengulja e kryeministrit tregon gjithshka .Nuk jane thjesht plehra , por midis tyre ka lende radioaktive (kanceroze)nga mbetjet e termocentralet berthamore . Ku shumat qe paguhen jane shume te majme (te pa himagjinueshme) . Min i mjedisit eshte shprehur se do perfitojme energji per Qytetin e Elbasanit . Kur ti perfiton energji,. Dihet prej kohesh qe perendimi ka ndertuar impjante moderne , kush eshte ai bukshale qe mos ti perdori per vehten e tij. Llogaritni qe transportin ta paguajne vete keta perendimore . Pra jashte cdo llogjike . Lepuri fle gjetiu.Dihet si me berishen edhe me ramen, ska pasur transparence ,ku edhe opozita hesht . Kurse LSI si e bukura e shejtanit e komenton qe shoqeria civile ti kontrolloje ne dogane ,ku teknikisht eshte e pa mundur . Shqiptare mendoni per jeten e shendetin e femijeve tuaj . (teknikisht duhen 3 miliard vite te dekompozohen keto mbeturina ..Turp fizikantve dhe intelektualeve qe flene gjume ,dhe lene banditet e mafjes anti shqiptare per perfitime kolosale parash ne te zeze…

  • EDI RAMA ESHTE NJE KOPJE E ENVERIT DHE SALIUT

    Shume popuj dhe shtete e kane provuar ne kuriz efektin e importit te plehrave nga Bota, iniciuar nga LAKMIA e Mafies me pushtet per te bere para te lehta dhe te shpejta pasi ka vende qe paguajne si “Frengu Pulen” per plehrat e tyre qe i vertiten rruzullit tokesor per te gjetur ndonje popull dallkauk qe ti pranoje dhe depozitoje. Nje shembull tragjik kohet e fundit ka qene Rumania qe la pas Caushesku qe krijoi nje zone te vdekur me disa mijra km katrore ne teritorin e saj dhe pasoja te pakthyeshme per popullaten, qe u vleresua nga ekologet si Cernobili rumun.

    Atehere:

    PSE EDI RAMA DHE MAFIA PAS TIJ DO TA BEJE SHQYPNINE SI NJE NJOLLE TOKSIKE?

    Pergjigja eshte e lehte te gjendet kur sapo te shikosh se ky KAQOL njesoj si Enveri nuk ka shkolle dhe njohuri per te drejtuar shtetin dhe nuk di si te organizoje prodhimin kombetar dhe ka gjetur rruge te lehte me keshilltaret e tij debile per te fituar LEKA te shpejta nga importi i plehrave te Botes me parrullen:

    PAS MEJE QAMETI!

    Por shqyptaret e ndershem qe mendojne jo per vete, por per femijet e tyre dhe brezat e ardhshem nuk duhet ta lejojne kete KAQOL pa shkolle dhe pa arsim qe ta beje Vatanin si nje NJOLLE toksike ne Ballkan, ashtu sic donte ta bente me LHL-te e Asadit, apo ashtu sic donte ta bente Sali Berisha, VARKARI i Enverit me TEC-in e tij atomik ne Shkoder perseri i yshtur nga Mafia italiane, por shyqyr qe Bota e Civilizuar nuk pranoi per fatin e Shqypnise dhe shqyptareve. Ketu lind pyetja:

    PSE ITALIANET DHE MAFIA SICILIANE NUK I PERPUNON MBETJET NE VENDIN E TYRE?

    sepse:

    Plehrat nuk jane vepem rrezik per kalimin doganor te elementeve te rrezikshem radiaktive apo mbetjet spitalore te rrezikshme, por edhe ato materiale plastike qe jane te paasgjesueshme nga koha dhe natyra te tipit PET e te tjera, te cilat askush nuk i diskuton ne debatet publike, por qe jane sot nje nga rreziqet me kryesore kunder jetes ne toke pasi nuk asgjesohen nga natyra.

    PSE SHQYPTARET DUHET TE LEJOJNE MAFIOZIN EDI RAMA TA BEJE VATANIN SI NJE “GROPE SEPTIKE” TE BOTES ME PASOJA TE LLAHTARSHME AFATEGJATE PER POPULLATEN?

    Ne nje kohe qe ky pinjoll i Spiro Kolekes dhe i Partise se Punes nuk organizon dot Shtetin dhe nuk ngre Prodhimin Kombetar te Ndershem ne nivele si shtetet e tjera dhe po kerkon shpetimin si i mbytur qe kapet pas fijes se kashtes duke lejuar importin e plehrave te Botes sic ben vaki vetem ne vendet me te prapambetura afrikane?

    Shikoni se cfare argumentesh ngrene SHALSi dhe JAKU i Edvinit: “Meqe kemi investime famoze ne industrine (industri i thencin) e plehrave le te lejojme importin e tyre nga Bota. Po kush i tha ketyre investitoreve plehraxhinj te hidhnin lekat e tyre badiava ne qindra miliona eur ne nje industri mafioze siciliane qe ne fillim kur ra Muri i Berlinit dhe ne nje vend te prapamebtur si Shqypnia e Enverit? Kjo krijon shume dyshime ne qellimet investuesve te plehraxhninjeve albaneze dhe gjithe kjo histori vjen ere te qelbur Mafie dhe Camorra, njesoj si Piramidat Financiare te Saliut dhe Bodes ne 1996 kur menduan se kishin gjetur formulen e pushtetit te tyre absolut pa pune dhe pa prodhim, ashtu sic kujtonte enveri ne Kohen e tij te Qepes dhe ashtu sic mendon Mafiozi enverist Edi Rama ne Kohen e tij te Rilindjes Socialiste bashke me pushtin ryshfetci Like Floriri.

    Me LHL-te e Asadit KAQOLI enverist Edi Rama mori nje pergjigje mjaft inteligjente nga shoqeria dhe studentet, por shpejt e harroi “shuplaken” e pare te shqyptareve pasi fitoi pushtetin me premtime per ndalimin kategorik te importit te plehrave.

    PSE VEPRON KESHTU ATEHERE KY KAQOL GENJESHTAR DHE MASHTRUES ENVERIST?

    Qe kujton se Vatani eshte CIFLIGU i tij personal ashtu sic e beri enver Hoxha per 50 vjet me radhe?

    • Kete radhe ju zotni keni te drejte dhe u mbeshtesin shumica e qytetareve shqiptare. Ke folur jo si i politizuar dhe njerezit e vleresojne kete. Keshtu duhet te shkruajne te tere pa qene militant i ndonje partie deri ne vdekje. Heret e tjera mendoj se ke qene i njeanshem ne vleresime dhe nuk te kane miratuar edhe kur ke pasur te drejte, se kane pare tek ju militantin dhe jo analistin. Nje mesim per te gjithe ne: duhet te bejme analize reale dhe jo politike kur shkruajme.

  • E urrej sa s’ka më Sali Berishën dhe të gjithë berishistët, por ky ligji i plehrave e diskrediton aq shumë Ramën sa unë i jap të drejtë Salës kur citon çfarë ka thënë ky hajvan më 2013 dhe çfarë thotë sot për importin e plehrave. Dy qëndrime diametralisht të kundërta. Dhe mjerisht, Berisha ka të drejtë kur tregon fotot me detet dhe lumenjtë e mbuluar nga plehrat dhe mbeturinat, edhe pse harron se vetë ishte promotori i përpunimit të plehrave tek ne. Ç’masë sigurie mund të garantojë kjo qeveri kur s’është në gjendje të kontrollojë as ushqimet që hamë përditë ! Le të rikuperojë imazhin e vet duke ia besuar vendimin shoqërisë civile ose referendumit popullor.

  • Intelektuali,

    kur ti e quan Edi Ramen enverist, paradoksalisht i ben nje nder, sepse i mvesh atij nje prirje ideologjike drejt komunizmit.

    Nderkohe, ky eshte nje injorant i paafte, i cili nuk njef ideologji, edhe nje nazist ka me shume shtylle kurrizore se ky, te pakten i qendron idese se tij. Ky eshte nje hajdut sharlatan, por mbi te gjitha nje antikombetar qe po shkaterron te ardhmen e femijeve tane.

    • Enveri nuk kishte asgje te perbashket me komunizmin shkencor. Ne france ai i tha Zoi Fundos qe po perpiqej ta mesonte me bazat shkensore te komunizmit:

      NE ZOI JEMI BURGJEZE DHE NUK JEMI KOMUNISTA BARKTHARRE

      Por Enveri e perdori me mjeshteri tinzari komunizmin per te arritur pushtetin e tij absolut mbi Vatanin, njesoj sic beri Sali Berisha, VARKARI i familjes Hoxha me anti-komunizmin fals, njesoj sic po ben pinjolli i Spiro Kolekes me Rilindjen e tij Socialiste per te mbajtur me cdo kusht pushtetin e tij mafioz dhe per ta bere Shqypnine si nje CIFLIG personal te tij, njesoj sic e mbajti Enver Hoxha per 50 vjet me radhe.

      prandaj:

      Prirjet ideollogjike jane vetem sa per kamuflazh nderkohe qe te gjithe keta pushta egoiste ne baze te fillozofise se tyre kane teorine e NICES te UNI-t qe predikon se jashte tij (UNI-t) Bota nuk ekziston dhe

      prandaj te gjithe keta pushta dhe mjeshtra te mashtrimit vene ne perdorim postulatet e njohura te Makiavelit qe i ka patur qef cdo Diktator ne histori:

      QELLIMI FINAL JUSTIFIKON MJETIN

  • Vetem protestat masive pa dallim bindjesh ne ndermi te vetes,femijeve dhe brezave qe leme pas.
    Koha po vertetn katerciperisht se nje milion firma kane qene firma te grabitura dhe te tjersuara me fuqin e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik nen efektin e ngjales se berishizmi ngrena te i superkorruptuai Ilir Meta ne vilen super luksoze te tije ne Gjirin e Lalzit,aty ku sot jane motuar fabrika doge me bekimin unanim te “mazhoraces”meta-rama-e berisha ne hije demostrative.boll me e ujqer e cakej qe per nga pangopesia per leke te piset kerkojne qe semurin e te vazhdojne te vrasin popullin,pra shqiptaret.Politikane te tille duhen shkulur nga rrenjet dhe flakur tej per te mos mire me ne kete bote,e Jo te shpresosh nga to per drejtesi njerezore.Protesto,protrsto, protesto,ne mbrojte te moralit e dinjitetit njerezor dhe ne mbrojte te jetes qe prej vitesh Vetem se e percmojne dhe e vrasin politikat e babdave suoerkorruptive e superkriminale blu-roze e roze-blu.Protesto dhe Vetem protesto se nje popull qe heshte gjithone ka provuar pasojat tragjike te heshtjes se tij.PROTESTO dhe Vetem PROTESTO TE GEZOSH TE QENURIT NJERI.Le te sherbeje aventuara e pangopesise se deputeteve,ketyre djajve me fytyre njeriu, dita e nje fundi te turpshem dhe pa kthim.

  • ENVERIT i hani topollaqet .
    Maskarenj .
    Kritikojemi per luften e klasave ( qe per disa beri mire )
    Per mbyllje me boten deri diku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *