Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka replikuar sërish me Baton Haxhiun, në lidhje me importin e miellit kosovar në Shqipëri. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, e cilëson Haxhiun si një turp të gazetarisë, që mbron interesa të biznesmenëve të ndryshëm dhe vë gjoba.
“Baton!! Të korruptosh është e ndyrë, shumë e ndyrë. Rrënon një komunitet, një qytet, një shoqëri, një vend, një komb!! Për këtë do më vinte turp t’i përdorja gërmat e gjuhës shqipe! Është rasti më i ndyrë ku mund të përdorësh gërmat e shqipes që mund të të ndodhë. Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë. Je pjesë e një grupi të tërë që ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I vë gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që përfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies”, shkruan deputeti socialist.
Akuzave të Braçes se po mbron interesat e një oligarku, Haxhiu iu përgjigj me një shkrim “Të lexosh si i palexuar”.
“Është një hegjemoni e supozuar por, njëkohësisht, është edhe “ngjarje e pashembullt”: ajo e shndërron mendimin e leximit në një situate te guximit te papergjegjshem. Kur fjalitë s’kanë kuptim dhe mendimi dhe të lexuarit janë keqkuptim. Te dyja i kishte Erioni në postimin e tij” shkruante Haxhiu.
Më parë Kryetari i Komisionit të Ekonomisë , Braçe ka reaguar ndaj letrës së hapur që gazetari Baton Haxhiu i ka shkruar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta lidhur me ndalimin e miellit kosovar për në Shqipëri. Deputeti Braçe akuzon gazetarin Haxhiu se po mbron interesat e një oligarku.
“Ky tipi ta haje vete atë miell apo bukën me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Evropë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell me të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli të varfër? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çlidhje ka? Ky tipi që shkruan ka hallin e parave të oligarkut që mbron, jo të ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve të këtij vendi. Se çfarë vendi jemi ne e flasim herë tjetër, por ne s’mund të jemi vendi ku ky tipi dhe oligarkët e tij bëjnë para duke na shitur atë që se shesin tjetër kund”, shkruajti Braçe në postimin në Facebook të një prej miqve të tij në rrjetin social. /E.K

Te behen flete analizat e mallit pastaj te flasin deputetet.Perse mielli i Kosoves qenka me i varfer ne proteina?Si mund ti zvoglohet vlera e proteinave nje sasie milelli?Po tregu shqiptar i miellit a nuk eshte pjese e nje monopoli?Te provoje ndonje te fusi ne tregun shqiptar miell me nje cmim tjeter nga ai qe ka vendosur oligarkia e miellit,i mbetet vaporri pa shkarkuar,dhe ne e shkarkofte e falimentojne.Nuk jam spsecialist i kesaj fushe por me fakte dhe argumenta kete ceshtje ma ka bere me dije nje pretendent per t’u future ne tregun shqiptar te miellit dhe jo vetem.
Ketij Batonit i thuaj,qe te lexoj kete shkrim:
Shqiptarët konsumojnë bukën nga mielli serb e rus për kafshët
Në Shqipëri fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët.
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia.
Edhe pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.
Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë
Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!
Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU
Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.
Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë
Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.
15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë
1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
Feniks? Ju lumtë! Sillni një tabllo bindëse e rrënqethëse sesi një popull mund të “asgjësohet pa luftë”? Mendoj se çështja e importit të këtij mielli pa vlera ushqimore e kancerogjen duhet të bëhet urgjentisht çështje e sigurisë kombëtare? A e ka nishani ndërmend këtë çështje si Kryetar i KSK? Nuk besoj? Mëndja e tij rri te saliu dhe punon për saliun dhe doemos për miqte e tij sërbë? Ky komb e shtet po vritet pa luftë,po helmohet e kancerizohet nga miellra të tillë dhe ndoshta nga shumë “importe të tjera minash ushqimore”? Së fundi, po ti ore z. Braçe pse nuk e thua emrin e oligarkut vrasës!? Zoti Baton,për ne a për sërbin punon? Nderime për komentin “Feniks”!
Kjo që thuhet në këtë lajm është çështje e mprehtë e Sigurisë Kombëtare? A ka përgjegjës kjo Siguri? @@@ Feniks? Ju lumtë! Sillni një tabllo bindëse e rrënqethëse sesi një popull mund të “asgjësohet pa luftë”? Mendoj se çështja e importit të këtij mielli pa vlera ushqimore e kancerogjen duhet të bëhet urgjentisht çështje e sigurisë kombëtare? A e ka nishani ndërmend këtë çështje si Kryetar i KSK? Nuk besoj? Mëndja e tij rri te saliu dhe punon për saliun dhe doemos për miqte e tij sërbë? Ky komb e shtet po vritet pa luftë,po helmohet e kancerizohet nga miellra të tillë dhe ndoshta nga shumë “importe të tjera minash ushqimore”? Së fundi, po ti ore z. Braçe pse nuk e thua emrin e oligarkut vrasës!? Zoti Baton,për ne a për sërbin punon? Nderime për komentin “Feniks”!
@ Feniks! Respektet e mia per kete koment qe do te “ulte” ne shesh mjaft kalemxhinj qe i falen çdo llo qeni dhe qenlleku per hir te parase. Nuk jam i kesaj fushe, por nuk do mend qe ketu kemi te bejme me nje loje te ndyre qe luhet ne kurriz te ketij populli dhe qe pergatit nje tragjedi nepermjet nje proçesi “paqesor” dhe afatgjate. Eshte drejtperdrejte, ashtu sikunder citon i palodhuri Pellumb Zaimi, nje cenim i sigurise kombetare i cili po kryhet nga mafioze qe jane seksere apo ndermjetes ne kete biznes te ndyre dhe vrases. Kam nje propozim per zotin Thano: Ky koment i lexuesit “feniks”, nese konstatohet i plote dhe i sakt sa i perket te dhenave qe prezantohen te publikohet ne faqen e pare te gazetes ne versionin print, si artikull redaksional, per te sensibilizuar opinionin qytetar dhe te vihen ne levizje instrumentat e shtetit per te bllokuar kete biznes te ndyre dhe vrastar.
kete material qe ka publikuar tek komentet e ka botuar 2 muaj me pare gazeta
E kam shkruar edhe një herë tjetër : Buka që tregtohet në çdo dyqan të çdo qyteti në Kosovë , për mua; është shumë herë më e mirë dhe më e shijshme se buka që tregtohet në çdo dyqan buke në Tiranë.
Ku janë mediat investiguese ? Pse nuk sqarohet se pse ndodh ky fenomen ? Sipas shkrimeve gazetareske nënkuptohet se: “gruri i prodhuar në tokën kosovare është i cilësisë së dobët (e paska fajin toka)”
Unë mendoj që gruri i tokës Kosovare është shumë i mirë por “dikush” që punon në këtë bisnes, ndoshta po fiton duke n’a pru në Shqipëri “Krundet e sllavëve”.
Ne qofte se dje qaheshim me te drejte per miserniken qe na jepte Enveri packa se ishte prodhim bio dhe qe sot ne Europe e ble si frengu pulen sot mallkojme ata qe po na detyrojne te ushqejmegemijet me te tilla prodhime kancerogjene qe as per bagetite nuk pperdoren.Ku eshte qeveria qe ka mare 1 milion votat e popullit per te qeverisur apo dhe ajo po mbush xhepat si qeveria e koruptuar e Berishes.
Shteti ka qe ne te netedhjeten qe nuk e kryen rolin e vet. Specialistet e miellit dhe te tjeret bejne shume mire qe informojne njerezit realisht se si eshte e verteta per ushqimet etj.Per mua kjo eshte gazetari dhe jo fjalet e pafund per te mbuluar te verteten dhe gjendjen reale.
Shkrimi i Batonit me la nje shije te keqe. Interesat financiare nuk munden e s’do te munden te na demtojne shpirtin e shenjte shqiptar.
Po ne e paskemi Ebolan te thesi i miellit o popull. Ne paskemi ISIS-in e ballkanit, serb dhe rus, brenda te buka o president Noksani qe na ‘mbron’ e ‘na shumon’, por ti si antar i PD dhe kapter qe mban statujen e Saliut ne qafe, nuk ke hallin e sigurise se ketij vendi, por si te mbrosh Gjon Gjinet, hajdutet e tokave si Cefa, familjen e Dukavicidolit serb dhe karriken tende. Kur te shuhet fara e keqe qe ka hedhur keto 23 vjet saligerdeci, sali21janari, salinenetedhjeteshtata, salifazllici, atehere mund te themi se do te marre fryme ky popull qe po ha perdite tagji te helmuar kafshesh. E hengret sapunin per djathe o njerez qe me dy gishtat e saliut u nxoret syte femijeve tuaj qe tani vuajne pasojat kancerogjene te kthimit te tokave te bukes, ku prodhohej gruri bio, masive betoni, qe edhe hekurat i kane me radioaktivitetin e Cernobilit rus dhe rriten e jetojne mes tyreduke u ushqyer sic thote Feniksi, me miell kancerogjen. Ja pse duhej prodhuar buka ne vend, o njerez, qe te mos i hajne shqiptaret derri dhe dosa, ebola e kanceri i miellrave te skaduar qe na sjell bota. E deshet kete, hajeni!
Dhe se bashku me sasin e miellit te ardhur nga kosova..serbia..rusia..vijne dhe hormonet ku ne 5 shqipetar te denuar 4 jane pas hekurave per probleme k….. ne gjuhen e Sali Kriminelit…ose ne gjuhen e Ilir metes probleme sex…..urgjenca e shtetit ne kete drejtim ka te bej me uljen e takse paguesve shqipetar ku sponsorizohet supa e nje burgagjiu,pa llogaritur ndonje V.I.P si Fullani qe lakmon vetem prodhime deti.
-Bravo Braçe,si gjithmone pro interesave kombetare..,Batoni eshte nje manivel ne duart e te tjereve,i manipuluar,pasi shoh edhe klan kosoven.Eshte larg dhe e manipulon realitetin me filozofine e njeaneshme ,qe si takon nje gazetari.
facizmi osht si hallv me shume sheqer ama……a keni hor hallv, vetem per bajromllik qazim efeni………..
“Feniks”,duket qe problemin qe une komentova i pari e njihni shume me mire se une dhe per kete ju falnderoj.Pas viteve 90 nga Serbia jane bere te gjitha manovrat shtetrore(atje) per te kapur tregun shqiptar te drithrave.Ketij fakti u detyrova t’i hyj hollesisht ne 97-en.Me rezultoi qe qeveria serbe subenciononte tregtaret dhe fermeret e Vojvodines te fusnin ne shqiperi miser me cmim nen koston e prodhimit(atje),per pasoje fermeret shqiptare i braktisen tokat dhe sot e kesaj dite.Kaq mund te them per lexuesin e zakonshem.Ekspertet si ju, i nderuar “Feniks” mund ta vertetojne konstatimin tim.Mirpo kjo puna e cmimeve eshte loje tregu dhe me i forti ekonomikisht, fiton.Ndersa cilesia e drithrave dhe e nenprodukteve te tyre qe hyjne ne Shqiperi,ashtu si e analizoni ju,une do te thoshja eshte veprim kriminal qe lejohet strukturat dhe personat pergjegjes ketu ne Shqiperi.Tung.
Nuk i behet vone Brace ziut per miellin,po vetem se perkrah Berishen.Brace e partia e tij i ka te gjitha ne dore,beje mire e mos rri duke lehur tere kohen,se po qet qenet pa pune.
Sqarim per lexuesit e nderuar te gazetes “DITA”!
Per shkrimin e mesiperm nuk jam une autori!
Ky shkrim eshte botuar per here te pare ne nje gazete tjeter shqiptare dhe une e kam shfaqur disa here ne faqet on-line,por Ministria pergjegjese dhe Doganat nuk jane PRONONCUAR ne asnje rast per sa shkruhet!
Doemos,qe reagimet e fundit te qeverise per miellin jane me siguri nje nje pranim ne heshtje i ketij fakti SKANDALOZ,mbase per te mos SHKAKTUAR NDONJE TERMET POPULLOR rreth ketij KRIMI i barazvlefshem me KREMATORIUMET NAZISTE TE AUSHVIC-it etj!!!
Sali Berisha i ka bere shume “GJYNAHE” ketij populli,prandaj i duhet …..”PRERE” GJUHA SA ME PARE!!!
Socialistet qendrojne si bariere perpara popullit qe do ta kishte mbytur Berishen qe ne 97.Ky mielli serb qe konsumojme ne,eshte helmi i Berishes ne tavolinen e cdo shqiptari,Bisha vazhdon e vret,socialistet kane hall te madh mos po i akuzon Berisha si nxites!
QE DON KY BARBON NENSHTESTINE TONE ME JA HEQ 1 MINUTE E PARE NUK I DUAM KETA LLOJ QIFUTESH