Importonte dhe tregtonte lëngje frutash të skaduara, arrestohet pronari i një subjekti në Shkodër

Ornela

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkka se tregtonte lëngje frutash të skaduara.

Njoftimi i plotë:

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që tregtonte pije të skaduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skadenca”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Defrim Hyseni, 56 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme me pije (lëngje frutash), të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • A u bë nami se fitonte duke shitur mall të skaduar? Ne kemi politikanë të skaduar që bëhen perditë milionera dhe nuk na prish punë një batakçi më tepër. Pastaj, në fund të fundit, edhe po pësuan gjë shqiptarët I ka gati pakistanezët Ripjellja e majtë.

  • Si lajm pa kuptim???
    Nga i importone keta artikuj te skaduar?
    Kush e furnizonte?
    Apo ky nuk dha kafe si eshte zakoni dhe keta krejt artikujt qe nuk jane shitur i cilsojne si te mirqena per shitje?
    Nuk dua ta mbroj por kur thuhet importonte artikuj te skaduar dmth ky mall i skaduar vjen nga jashte kalon kontrollin doganor paguan doganen etjer
    Pra eshte nje rreth goxha i madh per tu shfryre me kete te fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *