Impotenca seksuale i prek të gjithë

anazapta

Pyetje Nr1:

Përshëndetje doktor,

Jam një djalë 21 vjeç. Kam 2 ose 3 muaj që ve re se penisi im nuk arrin të forcohet plotësisht. Kjo gjë më shqetëson shumë. Nuk  jam përdorues as i drogës as i alkoolit, vetëm tymos duhan.

Pyetja ime është: A është kjo një problem psikologjik, apo  duhet të shqetësohem se ndoshta vuaj nga impotenca.

Ju faleminderit

 

Pyetje Nr.2

Doktor,

Jam një studente 20 vjeçe dhe jam në lidhje me një shokun e klasës. Ne kemi shumë dëshirë të bëjmë seks, por i dashuri im ndonëse e arrin forcimin penisit kur jemi akoma pa zhveshur, sapo zhvishet penisi i tij shkrehet menjëherë. Kjo na ndodh cdo herë që duam të bëjmë seks.

Të lutem doktor a ka mundësi të na thuash diçka që do të na ndihmojë.

Faleminderit

Nga shumë pyetje që kam marrë në blogun www.seksologu.com lidhur me këtë problem, për sot zgjodha t’u përgjigjem këtyre dy pyetjeve.

Impotenca është frenim i refleksit erektil të mashkullit.

Impotenca mund të ndodhë në adoleshentët, sapo ata fillojnë të provojnë seksin. Impotenca takohet në burrat që janë në kulmin e forcës së tyre seksuale. Ajo është e zakonshme në të moshuarit, që ndjejnë se mosha  e tyre  ka avancuar. Rreth gjysma e burrave kanë njohur një episod të rastësishëm të impotencës. Impotenca nuk njeh kufi raciale dhe social-ekonomike. Ajo vihet re në të gjitha racat. Ajo takohet në të varfërit dhe akoma më shume tek ata që jetojnë në pallate, qofshin këto edhe mbretërore. Siç shihet impotenca është shumë demokratike.

Disa burra janë impotentë kur janë me një grua, ndërsa, kane ereksion kur janë vetëm. Burra të tjerë provojnë impotencën vetëm në disa situata të caktuara. Një burrë impotent mund të ndjehet i eksituar dhe dëshiron të bëjë interkurse me një grua, por është i paaftë të arrijë ereksionin. Ka burra që kanë ereksion gjatë paralojës seksuale, por e humbasin ereksionin kur bëhen gati të penetrojnë në vaginën e gruas. Disa janë impotente në interkursën vaginale, por mund të kenë ereksion gjatë ngacmimit me duar ose seksit oral. Disa burra kanë ereksion kur janë të veshur dhe e humbasin ereksionin në momentin që penisin e tyre e shikon partnerja. Ka burra që kanë ereksion në situata kur interkursa nuk mund te kryhet, por e humbasin potencën e tyre kur interkursa është e mundur dhe  pritet . Disa burra mund të arrijnë ereksionin vetëm atëherë, kur gruaja e dominon aktivitetin seksual. Të tjerë bëhen impotente sa herë që partnerja përpiqet të marë kontrollin e situatës. Disa kane ereksion kur janë me një prostitutë, por jo kur janë me gratë e tyre. Burra të tjerë nuk tentojnë të bëjnë seks me gratë e tyre, kur e kanë provuar se janë impotentë me dikë tjetër. Ka burra qe janë impotentë me gratë e tyre, por përgjigjen mirë ndaj përvojës homoseksuale.

Shkaqet e Impotencës-Ka aq shumë lloje  impotence dhe aq shumë shkaqe për to, sa janë të ndryshme edhe rrethanat në jetën e të gjithë burrave.

Impotenca mund të ketë shumë shkaqe të ndryshme fizike. Çrregullimet kronike hormonale dhe ulja e nivelit të testosteronit, që vihet re në burrat me moshë të avancuar, mund të shkaktojë impotence. Impotenca mund të shfaqet pasi burri ka kaluar një aksident ose një sëmundje, në të cilën janë dëmtuar nervat qe marrin pjesë në refleksin erektil. Në rastet e rënda të diabetit, kur niveli i larte i glukozës në gjak i dëmton këto nerva, burri bëhet impotent. Përdorimi i alkoolit vazhdimisht dhe me doza të larta, si dhe përdorimi i barbiturateve, mund të dëmtojë trupin dhe të çojë në impotencë. Burrat e operuar për kancer të prostatës, shpesh, vuajnë nga impotenca. Burrat që mjekohen për të ulur tensionin arterial të lartë mund të provojnë efekte negative në refleksin erektil nga këto barna. Kjo është një arsye madhore që mjeku duhet t’i tregojë pacientit për efektet e barit në jetën e tij seksuale. Ai duhet ta përshkruajë këtë bar, kur pacienti i di efektet negative të barit në jetën e tij seksuale dhe bije dakord me doktorin ta përdorë këtë bar.

Sido që të jetë, një burrë që fillon të provojë episode impotence të herëpashershme duhet të bëjë një ekzaminim fizik komplet. Duhet përcaktuar nëse shkaku është neuropsiqik apo fizik. Për të gjitha situatat që u përshkruan më sipër ka mjekim specifik. Këtë mjekim duhet ta drejtoje një mjek i mirinformuar, që është në gjendje të mjekojë disfunksionin seksual të burrit.

Më shpesh, shkaqet e impotencës janë emocionale ose psikologjike dhe në një farë mënyre lidhen me ankthin. Ankthi mund ti ketë rrënjët në konfliktet e fëminisë, në periudhën e zhvillimit Oedipal (marrëdhëniet nënë-djalë). Mund të lidhet me ankthin e pashlyeshëm që pëson një burrë nga një eksperiencë e më parëshme seksuale e dështuar. Impotenca mund të reflektojë shqetësimin e një burri për të provuar veten nëpërmjet lojës seksuale. Ankthi mund të vije nga morali rigid i një burri që nuk dëshiron të bëjë seks të “pistë”, me gruan e tij të “bukur” dhe nuk është i zoti t’i pajtojë këto të dyja. Ankthi mund të jetë krejtësisht jashtë sferës seksuale. Nervozizmi ose depresioni i një burri lidhur me punën, me martesën ose me çdo problem tjetër që shkakton presion psikologjik të madh mbi të, mund ta bëjë burrin impotent. Nuk është gjetur ndonjë lidhje midis impotencës dhe ndonjë forme të veçantë psikodinamike. Impotenca ngelet një problem seksual serioz, pikërisht sepse është një shfaqje shumë komplekse.

Disfunksioni erektil është paaftësia për të patur dhe për të mbajtur një ereksion të fortë, qe të jetë i aftë për të kryer penetrimin. Impotenca nuk ka lidhje me funksionin riprodhues të burrit. Një burrë impotent mund të ketë akoma një orgasmë, të ejakulojë dhe të prodhojë spermë. Impotenca influencon për keq në një numër funksionesh të aktivitetit seksual, që lidhen me kënaqësinë seksuale, relaksimin dhe marrëdhëniet e dashurisë.

Është me shumë rëndësi të kuptohet, se një burrë nuk konsiderohet impotent po qe se vetëm, rastësisht, nuk arrin të ketë një ereksion. Ky është një fenomen universal tek burrat. Po qe se problemi vazhdon dhe fillon të shkaktojë stres në marrëdhëniet, kjo mund të jetë koha për të shkuar tek doktori.

Viagra që ndryshe quhet Sildenafili, ka efekt shumë të mirë për shumë burra me këtë disfunksion seksual. Ajo rrit aftësinë e burrit për të arritur ereksionin, që është një çlirim i mrekullueshëm dhe i afron partnerët me njëri-tjetrin.

Çifteve, që shkojnë ne seks terapi ose ne çift-terapi, për te luftuar me disfunksionin erektil te partnerit mashkull, u mësojnë të rindërtojnë jetën e tyre seksuale pa penetrim. Kur çiftet e mësojnë dhe e praktikojnë këtë sjellje seksuale, ata ndjejnë se komunikimi i tyre seksual dhe intimiteti midis tyre është përmirësuar. Ata bisedojnë më shume, ndajnë më shumë probleme midis tyre dhe qëndrojnë më shumë me njëri-tjetrin. Si rezultat gruaja përgjigjet në mënyrë më efektive seksualisht dhe është me e kënaqur. Kjo është plotësisht e besueshme po te kemi parasysh faktin, që shumica e grave nuk arrijnë dot në orgasme vetëm me penetrim. Keto çifte kënaqen plotësisht seksualisht dhe pa penetrim seksual.

Kur Viagra erdhi ne skene, edhe për meritën e padiskutueshme te Nobelistit shqiptar Ferid Murad, përdorimi i saj “ngjalli shumë të vdekur”. Shume burra riprovuan ereksionin që e kishin humbur prej kohësh. Gjërat shumë shpejt morën drejtim për së mbari. Penetrimi u vu përsëri ne fokus dhe seksi u be një qellim i arritshëm për shume meshkuj, qe për shume kohë kishin hequr dore prej tij.

 

Javën tjetër do të tregojmë më shumë për problemet që ngrihen në këto dy pyetje.

 

Paçi fat e shëndet

Doktori

[email protected].

New York, Maj 17,2013

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *