Imuniteti i tufës, Rakacolli: Duhet të infektohet rreth 80% e popullsisë

time

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është shprehur se Shqipëria është shumë larg imunitetit të tufës për COVID-19.

Sipas Rakacollit, imuniteti i tufës arrihet pasi infektohet 70-80% e popullsisë. Zv.ministrja tha në ABC se ISHP po punon për hartimin e një raporti përfundimtar përmes testeve serologjike  për të parë se sa përqind e popullsisë e ka kaluar Covid.

Vendosja e masave kufizuese bëhet në bazë të indikatorëve në lidhje me incidencës së rritjes së rasteve të reja me % e pacientëve që zënë dhe shtrohen në spitale dhe atyre që humbin jetën. Shifrat janë të sakta ashtu si në të gjithë botën. Nuk duhet të merremi me rritjen e numrit të vdekjeve por duhet të merremi shkakun që ndikon, jemi larg imunitetit të tufës, pasi me atë që thonë ekspertët akoma jemi larg plotësimit të imunitetit të tufës. Imuniteti i tufës duket dhe nga shifrat ai arrihet kur të infektohet 70-80% e popullsisë. Instituti i Shëndetit Publik në matjet e tyre bëjnë raportet e tyre në lidhje me personat që e kanë kaluar ose jo koronavirusin pasi të mos harrojmë se ka dhe qytetarë që e kalojnë në mënyrë asiptomatike sëmundjen. ISHP po merret me studimin për të bërë të mundur një raport të tillë por akoma duhet punë dhe kohë për të arritur një gjë të tillë. Ne do ja dalim ashtu siç i dilet çdo pandemie, siç ja ka dalë njerëzimi nuk është si të humbasësh jetën por historikisht është treguar që ato që janë treguar të përgjegjshëm ja kanë dalë dhe e vetmja mënyrë është parandalimi i saj nëse respektohen masat kufizuese, ne u kemi shpjeguar dhe kemi krijuar kushtet në lidhje me këtë. Në lidhje me analizën nëse do të kemi apo jo masa të tjera mund të ndryshojë çdo ditë. Ne po kërkojmë fuqimisht zbatimin e masave kufizuese”, është shprehur Rakacolli.

h.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Do beni kete do beni ate dhe asgje nuk beni vetem mashtroni maskarenj te korruptuar. Si do te beni analizen serologjike kur gjate ketyre muajve klinikat private na rropen gjithcka ndersa ju vetem rrini shikoni dhe nuk merr i asnje mase vaksinimi apo testimi masiv.

  • “… historikisht është treguar që ato që janë treguar të përgjegjshëm ja kanë dalë dhe e vetmja mënyrë është parandalimi i saj nëse respektohen masat kufizuese, ne u kemi shpjeguar dhe kemi krijuar kushtet në lidhje me këtë. Në lidhje me analizën nëse do të kemi apo jo masa të tjera mund të ndryshojë çdo ditë. Ne po kërkojmë fuqimisht zbatimin e masave kufizuese”, është shprehur zonja Rakacolli.
    Po ju, moj zonje, i keni bere dhe vazhdoni t’i beni sehir moszbatimit te masave gjysmake qe ju keni propozuar dhe vendosur vete per mbrojtjen e qytetareve nga infektimi ?
    Meqe ju mblidheni cdo dite, perse nuk keni kerkuar zbatimin e masave anticovid ?
    Ju jeni ne ate detyre qe nga fillimi i pandemise. Pra qe kur ne Shqiperi kishte te infektuar 1 shifrore. U be karantina, dhe mire u be per mendimin tim, por fakti qe edhe duke qene ne karantine u shtuan rastet e infektimeve dhe vdekjet – si pasoje, tregon se Ju dhe Komisjoni i eksperteve nuk ndertuat nje strategji per te reduktuar infektimet , nepermjet te zbulimit dhe gjurmimeve te tyre, te karantimit te rrepte te personave te infektuar. Ju, ne fillimet e pandemise, bete testet me nje numur te vogel , dhe me e keqja justifikoheshit se nuk ka pse te testojme kaq shume qytetare, sepse nuk nxjerrim ndonje konkluzion te sakte, duke i c’vleresuar .
    Perse ? Perse moj zonje nuk e shoqeronit testimin e cdo qytetari me karantimin e detyruar te tij, deri ne marrjen e pergjigjes ? Por ka fakte edhe me keq . Ju keni vonuar dhenien e pergjigjes se testit me dite deri 2 jave (!?).
    Ju meritoni vec kritika dhe shuplaka per mosarritjen e objektivave per luften kunder Co-19.

  • Ah, ma ne fund po kuptojme politiken e tyre: synimi na qenka imuniteti i tufes, fmth infektimi i 80% te shqiptareve, jo preventimi i infektimit tone
    Tash po kuptojme mosveprimin e tyre! Edhe vendimet idiotesk e qe marrin ! Lufta paska qene per te na kontaminuar sa ma shume!
    Ma ne fund vete po e thot kryeidiotja e luftes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *