“Imuniteti natyror mbron më shumë se Pfizer”, mjeku Ilir Alimehmeti shpjegon studimin e fundit

redaktor

Përfundimisht, në gjithë historinë e COVID-19, duket se më ‘fatlumët’ janë ata që ia kanë hedhur në përballjen me virusin, pasi imuniteti i fituar është ai që mbron në afatgjatë.

E madje, disafish më shumë se dy doza vaksine “Pfizer”, që përveçse e certifikuar nga autoritetet ndërkombëtare cilësohet më e sigurta dhe efikasja.

“Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës ‘Pfizer’ edhe ndaj variantit ‘Delta’! Dhe kjo ndodhi!

Sipas konkluzioneve të autorëve të studimit, në krahasim me dy doza ‘Pfizer’, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti ‘Delta’ i SARS-CoV-2″, nënvizon akademiku Ilir Alimehmeti në postimin e fundit në rrjete sociale, duke shtuar se mbrojtja ideale është imuniteti natyror plus ai artificial.

E kjo, arrihet me vetëm një dozë, për siguri shtesë ndaj variantit “Delta”.

Sipas studimit, kur vaksinohen ata që janë infektuar më herët, risku i infektimit ulet ndjeshëm, me 50%.

Më e rëndësishmja në këtë studim është fakti se në mijëra rastet e marra në studim, qoftë ata të vaksinuar apo që kaluan COVID-19, nuk është raportuar asnjë vdekje.

Kjo përforcon idenë se vaksina krijon antitrupa.

Të dhënat tregojnë gjithashtu, se krahasuar me vaksinën “Pfizer”, imuniteti natyror mbron gjashtëfish më shumë nga infektimet “Delta”, mbi 7% më shumë nga infektimet simptomatike “Delta” dhe 7% më shumë nga shtrimet në spital për shkak të tij.

Share This Article
10 Comments
  • Vazhdimisht une i kam pranuar mendimet mjaft te llogjikshme qe jep Dr. Ilir Alimehmeti , por kam nje kerkese :
    Une jam larg ne emigrim , por dua te kontaktoj me email me Dr . Alimehmeti .
    Ju lutem , a mund te me ndihmoni ketu ?

  • Ilir!Ke lexuar idete e mija te derguara ne komente dhe po na i shet si zbulimin tend .Mos kerkon te te hedh ne gjyq per vjedhje idesh?Ideja jote eshte qe vaxina krijon antitrupa?Me vjen keq per graden shkencore por vaxina nuk krijon antitrupa ,por jane jane antitrupa qe i futen njeriut ne trup dhe se bashku me antitrupat e organizmit bejne nje ushtri te forte kunder virusit.Ke nevoje te lexosh me shume .Lexo roli i proteinave ne organizem te kuptosh mekanizmin e vaxinave covi-19.

    • Perfundimi eshte qe duhet bere testi i antitrupave, po asnje nuk e ben. Nese testi i antitrupave provon qe ke imunitet natyror, atehere nuk ka nevoje per vaksine, je i mbrojtur.
      Po si duket biznesi i vaksinave eshte kaq fitimprures sa asnje nuk flet per testin e antitrupave, dhe me tej, mandatimi i vaksinave eshte akt i panevojshem dhe kriminal.

      • ore mirel, po edhe e duam ekonomine e tregut edhe s’e duam; çfare behet keshtu me ju pa une e kam pranuar!

  • Me mire ishte te spiegohet popullorce se c’jane vaxinat per te hedhur poshte dyshime jane me cip ose me magnete et…per te cilen njerzit ngurojne ta marin.Shume e sakte nje konkluzion i mjekut Imunitet natyror +vaxine forcon imunitetin e trupit per te mposhtur CVID-19 dhe variantet e tij.

  • Ky Alimehmeti ben opoziten e kontrolluar, si Lulja e Bashajve.

    Perfundimi eshte se keto nuk jane vaksina, por dicka tjeter. Nuk e besoni? Informohuni, ose Phizer, qeveria dhe mjeksia te paraqese ne menyre analitike dhe transparente, se c’fare permbajne dhe teknologjine e perdorur ne keto injeksione. Kjo ne menyre qe njerezit te bejne nje zgjedhje te informuar rreth ketij injeksioni, i cili po shtyhet me terror psikologjik dhe paligjshmeri totale.

    • “Personat e vaksinuar kanë më pak gjasa të kenë forma të rënda të sëmundjes dhe mund të kenë vetëm simptoma të lehta”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *