In memoriam / Hamit Beqja, mësuesi ynë

Dita

Nga Fatos Tarifa

Pesë vite më parë u nda nga jeta Profesor Hamit Beqja. U nda nga jeta, por jo nga familja, nga studentët dhe nga miqtë e tij të shumtë. Sepse, edhe pesë vite më pas, për Hamit Beqjen flitet sikur ai të ishte gjallë, mes nesh. Ky është privilegji më i madh i njerëzve të mirë – dhe i njerëzve të shquar. Këtë privilegj nuk e pretendon vetë individi; atë ia njohin të tjerët.

Shumë njerëz vuajnë nga meraku se do të harrohen sapo të ndahen nga kjo jetë dhe i presin çastet e fundit me këtë makth. Hamit Beqja nuk e kishte kurrë këtë merak, ndaj edhe deri në momentet e fundit ai mbeti një njeri i dashur, i qeshur dhe i lumtur. Dhimbjet e sëmundjes nuk ia hoqën dot buzëqeshjen nga fytyra dhe as fjalën e mirë nga zemra dhe nga goja.

14284852_1225732154146223_1389896285_o
Fatos Tarifa

Gjatë gjithë jetës së tij, Hamit Beqja bëri kaq shumë punë të mira dhe fitoi zemrat e kaq shumë njerëzve, sa largimi nga jeta për të dhe për të gjithë ne që e kemi njohur nga afër dhe e kemi respektuar, nderuar e dashur si rrallë herë ndodh në ditët tona, ishte dhe mbetet një ndarje e përkohshme. Një ndarje në këtë jetë, si ndarja e përkohshme me një njeriun tonë të afërm që e duam, me dikë që përkohësisht largohet nga ne, por shpejt na merr malli të jemi pranë tij, ta shohim e ta dëgjojmë, t’i rrëfehemi për bëmat tona, të ndajmë me të mendimet dhe shqetësimet tona për jetën, për shoqërinë, për politikën, për gjërat rutinë të jetës së përditshme, por edhe sekrete që s’ia besojmë dot kujtdo.

Unë dhe shumë nga miqtë dhe kolegët e mi kemi pasur fatin të merrnim leksione në universitet nga një gjeneratë profesorësh të shquar në disiplinat humane e në shkencat sociale, si të ndjerët Prof. Zija Xholi e Tefik Çaushi, Prof. Luan Omari, Prof. Alfred Uçi, Prof. Arben Puto etj. Gjithnjë e kam konsideruar nder që kam qenë nxënës i tyre. Nga Prof. Hamit Beqja, një ndër të urtët e së njëjtës gjeneratë akademikësh të shquar, nuk mu’u dha rasti të merrja asnjë leksion në auditor, por ato dhjetë vite që punova me të dhe pranë tij në Sektorin Shkencor të Filozofisë dhe, më pas, në Fakultetin jetëshkurtër të Filozofisë e të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, kanë qenë për mua një shkollë më vete. Dhe Hamit Beqja një ndër mësuesit e mi më të mirë.

“Mësues” është një fjalë e bukur! Dhe një titull i çmuar, të cilin duhet ta meritosh. Kjo fjalë është ndër më kuptimplotet. Mësuesi është Sokrati te të gjithë ne. Ai që (për dore në moshë të re), ose për krahu, si miq (kur jemi më të rritur) na nxjerr në botën e madhe të na tregojë hapësirat e saj. Të fshehtat e saj. Dhe të vërtetat e saj. Por edhe na mëson që të vërtetat të mos i marrim kurrë si absolute, si pragun e fundit të njohjes. Mësues i mirë është ai që i hap mendjen fëmijës, ose të riut, jo ai që e kufizon, ose e mbyll atë përmes “të vërtetave” metafizike e doktrinare.

Hamit Beqja ishte një mësues i tillë. Madje, shembulli më i mirë i një mësuesi të mirë. Vetë ai ishte një mendje e hapur, një mendje e lirë. E hapur për të gjitha sferat e jetës e të mendimit, edhe për ato që dikur konsideroheshin tabu. E lirë për të gjitha kohët: për kohën kur ishte i ri, për kohën kur ishte i rritur, për kohën kur ishte i moshuar. Për kohën kur ishte, por edhe për sot që nuk është më fizikisht mes nesh. Lirinë e mendimit nuk mund ta kultivojë dot te nxënësit dhe studentët e tij një mësues që nuk është vetë i lirë në mendimet e tij. Ky është kushti i parë i një arsimi demokratik dhe i një pedagogjie demokratike.

Tërë jetën e tij Prof. Beqja bëri pikërisht këtë. U mësoi studentëve të ishin mendjehapur, të çmonin mendimin e lirë dhe mendimin kritik. Të çmonin e të respektonin edhe mendimin e Tjetrit. Hamit Beqja ishte ndër të parët mendimtarë dhe pedagogë të kohës së tij që e kishte kuptuar se premisa mbi të cilën bazohen liritë dhe të drejtat e njeriut, është humaniteti ynë (me “ëngjëllin dhe djallin” brenda nesh), dhe kjo presupozon si ndërvarësinë e qenieve njerëzore si të tilla, ashtu edhe dinjitetin njerëzor të çdo individi. Këto, sipas tij, arrihen përmes konsideratës për Tjetrin dhe përmes solidaritetit njerëzor—kushte të domosdoshme për mirëqenien dhe demokratizimin e vazhdueshëm të vetë shoqërisë.

Profesor Beqja jo vetëm e dinte, por edhe ishte vetë një shembull i shkëlqyer i asaj që Hannah Arendt e quante një kusht themelor për respektimin e të drejtave të njeriut, sepse ai besonte në idenë e barazisë dhe kjo, sipas tij, kërkon gjithmonë që, çdonjëri nga ne të mendojë për dikë tjetër si një qenie tjetër njerëzore. Liria zbulohet dhe kuptohet përmes dallimeve dhe vetë dallimet janë zbulimi i lirisë dhe kuptimi i saj. “Është pikërisht ajo çka është unike te ty që më bën mua të lirë”, shkruante Arendt. Ajo që e dallon – dhe e përshkon nga kreu në fund -krijimtarinë më të mirë të Hamit Beqjes është pikërisht kjo ide e Arendit.

Këto ditë, në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të Hamit Beqjes, familja e tij na bëri një dhuratë të bukur, botimin në shtatë vëllimeve të veprave të zgjedhura të Profesorit. Jo thjesht për t’i pasur ato në bibliotekat tona, por si një trashëgimi e vyer e mendimit pedagogjik e shoqëror të Shqipërisë moderne. Mirënjohje dhe nderim për këtë figurë të shquar të arsimit e të kulturës shqiptare!

 

Share This Article
13 Comments
  • Prof. Tarifa ! Kam degjuar se Prof. Beqja i nderuar, eshte goditur gjate viteve 70 nga diktatori Hoxha. C’mund te me thoni me teper per kete fakt dhe perse ?

    • Me mire duhet ta dije Sevo, i jati i Fatosit. Ne ate kohe Fatjosi po pergatitej per mesues ne shkollen e partajs.

    • Nuk di qe te jete goditur, por di qe Prof. Beqja ka qene shok e keshilltar i Ramiz Alise, por ka qene intelektual i nderuar me meriten e tij. Ka qene edhe merakli me pi nje gote raki sidomos me pas pas krap Shkodre a qefull Velipojet per meze. E ne fund do te shtoja se ka dite me ndihmu njerezit e ka qene i nderuar.
      Mbaj mend qe edhe Prof. SInan Tafaj, ndjese paste, e puro tiranas, ka qene pedagog i rralle.
      Kane qene njerez te mire!

  • Nderim kujtimit te Prof Hamitit .Beri shume vepra te mira sidomos ne pedagogji.Pati vetem nje deshtim ate te keqedukimit dhe te keqformimit psykologijik dhe etik te djalit te tij .

  • Pr.Hamit Beqia i madh si Bedri Dedia;-“BABALLARTE te PEDAGOGJISE dhe Psikollogjise shqiptare.

    Se pari, faleminderi i nderuari Pr Fatos Tarifa, qe na solle kete mesazh vertet;sa perkujtimos dhe clodhes.Clodhes se,te jetoje me Pr. Hamit Beqia,do te thoshte, te njerzoheshe dhe kulturoheshe me kohen, sa te njihie rruget e shoqerise njerzore kaluar. sa bashkekohore.
    Te gjitha keto,me ate thjeshtesine e pazakonte te atij NJERIU EURUDIT,.kam patur fatin ta njoh prane Pr. Bedri Dedes,verte “Babai i Psokollogjise dhe pedagogjise shqiptare”, sa dhe me i riu mes tyre,pse jo dhe nxenes i tyre, te urtin Pr. Musa Kraja, qe me Bedriu krenohej;”idhulli tij Perer te,shkruar e shkruar…
    Ju i keni thene te gjitha i nderuar Fatos,djali te Madhit tjeter te fushes se Edukimit, te nderuarit Sevo Tarifa,qe,lulmsi JU,pasardhes te Tij.
    Ma perqafo,sa te lexosh keto radhe,me gjithse e di Pr.Sevo,s’le gje pa lexuar,,jo me”Diten”,gazeten e tij te preferuar.
    Te tera i keni thene ju i nderuar Fatos,une, do te shtoje dy gjera karakteristike te Tij:
    E para dilte nga zyra,shkuar deri ne skajet me te lageta te vendit, sidomos rrethin e Tiranes.Ne, ish mesuesit e atyre viteve,Pr. Hamitin, model per cdo veprim,
    Nuk harroj dhe ato shetitiet e mbremjes te Prafesorit nderua,deri ne vite e vona ne Bukevardin kryesor te Tiranes,sa ligjeratat e tij thuajse ne cdo aktivitet te sferes edukimit sa Shkollore.
    Faleminderit dhe nje here i nderuar djale,(se une i kalova te 80tat dhe,ma perqafo per mua te misrin baba SEVO qe s’ben me NENA. Mesuesi i mesuesve te mij dhe tani; thinajt e tij na imponojne rrespekt sa ai pasioni tij per te shkruar e shkruar,sidomor me merakun e BREZIT te Ri.
    120 librat ia kemi peruruar e mbushin biblioteka te tera, s’di c’ka ne dore,megjiths tre muaj qe jemi ndare, e, ne cdo telefonate,-para kompjuterit jam -me thote. E mira bije Drita ,motra Juaj,m’i solli pershendetiet e fundit deri ketu ne Toronto te Kanadase.( ne “denuar” te kalojme keto vite pleqerie).dhe me kenaqi. takimi me te si me Ju e Baba Sevon.Paste shendet e, di se i ka mbetur peng, mosa rdhie ne ate dasem,kete vere mes jush ne Dasme,(Ne Durres apo jo).
    Sevo Tarifa- kryefaje gjithnje:
    – Me atdheun dhe per atdheun”.
    Hamit Beqia ishte dhe mbetet idhull i urtesise-Tiranase, pergjithsa, kauar ne duart e tij.
    .Nderime families sa dashamiresve.

    Ish student i tij sa nje jete mesues NXENES i TIJ.

    80 vjecari mergimtar
    “Guri Naimit” D.(nipcia mare emrin):
    Toronto 09-09-2016 Dhimiter M. Xhoga.

  • Ore, me thoni dot ju,
    eshte nderim per Hamit Beqajn ky shkrim, apo per Fatoshin pa tarife?!

    Hamiti eshte ku e ku me i madh intelektual se Sevo e Fatoshi sebashku, por fotoja e Fatoshit eshte ku e ku gjigande…edhe se e vete shokut enver.

    Hamit i gjore…!
    Kishte shkruar fjalen qe do kendonte shoku Enver ate mbledhje dhe ishte ulur ne rradhen e pare, qe aty te duartrokiste sa te mundtte.
    Por, shoku Ine Enver, ngriti per nje moment koken nga karta qe po lexonte (dhe qe ai e dinte se Hamiti e pat shkruar dhe foli pa karte:
    “Hamdi, pse nuk mban shenime ti?”
    “Hamit, shoku Enver…”, tha emrin e tij profesori.
    “Hamdi, te them une, dhe Hamdi je…Degjo dhe mba shenime keto qe them une, se…”
    “Po, shoku Enver, ashtu po bej…”

    Fatos Tarifa nuk flet per keto gjera.
    Ai ka mesuar nga Hamdiu jo nga Hamit Beqja!

    “Liria zbulohet dhe kuptohet përmes dallimeve dhe vetë dallimet janë zbulimi i lirisë dhe kuptimi i saj. Është pikërisht ajo çka është unike te ty që më bën mua të lirë”, shkruante Arendt.
    Fatosi e ka lexuar edhe kete, por per ta kuptuar eshte tjeter histori…

  • Si na edukoi mesuesi yne Hamit,ashtu u beme,nuk vodhem nje kacidhe,po kete KONCESIONARIN,Ilir Beqja kush e edukoi,?/e thau buxhetin e shtetit si Lubi

  • Profesor Hamdiu mbetet nder ikonat e intelektualeve shqiptare. Jam teper i vleresuar qe e kam patur oponentin e tezes sime te doktoratures, te ciles e vleresoj me nje profesionalizem te rralle, duke rrezatuar si perhere miresi, humanizem dhe dashamiresi. respekte kujtimit te tij te paharruar. Faleminderit Prof. Tarifa per kete artikull plot vlera. Prof.As.Dr.Vaso Qano

  • Nga trandafili del trandafil,por….edhe nga trandafili del ferra.Beqja i shendetsise,djali i prof. Beqes,arrogant,i paditur dhe i pangopur ne korrupsion.Turp per te ,qe felliqi edhe te jatin e nderuar!

  • Faleminderit Prof. Tarifa!
    Ndjeshmeria juaj per te kujtuar nje figure te madhe si e Prof. Beqaj eshte nje shembull per tu ndjekur dhe per figura te tjera. Duke shkruar pwr ta, vleresojme kontributin e tyre por dhe japim mesazhin se nuk jane harruar. Shkrimet e Prof. H. Beqaj priteshin me shume interes, se dalloheshin ne ide, stil e origjinalitet, thoshte gjithmone dicka tjeter, ndryshe, te re, larg moralizimeve pa buke.Ndaj e meriton vleresimin tuaj se, pwr mendimin tim, eshte nje nga gjerat me te cmuara qw i shtohet arkivit tw Bibliotekes Familjare Beqaj. Gjej rastin te kujtoj se dhe ju,me shkrimet tuaja, me 40 libra nw qarkullim, po jepni kontribut te vyer si filozof, sociolog etj.pwr demokratizimin e jetes shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *