Asnjë njeri nuk ka qënë ndonjëherë rastësisht i mençëm, trim, i vendosur, i kompletuar me cilësi të larta njerëzore. Ato janë virtyte që fitohen, që mund të përvetësohen vetëm nga një jetë heroike, e prirur nga forca të brendshme, të fuqishme morale. Ka me dhjetra shembuj për të ilustruar këtë çka po them, por atë e sjellkërka një çast, e sjellkërka momenti i cili “të detyron” e të orienton të hedhësh sytë e mendjen tek një personazh i cili ndahet nga jeta e që, edhe pse i vdekur, mbetet simbol i virtytshmërisë. E, ky burrë, i cili i ngjiti 90 “katet” e jetës “sipas mënyrës së vet” e ka emrin Hysni Bektash Hoxha nga fshati Prishtë i Skraparit.
Nuk është se për shkak se gjërat janë të vështira, ne nuk guxojmë; është për shkak se ne nuk guxojmë ngaqë gjërat janë të vështira. Hysni Hoxha e kishte të trashëguar nga babai, nga gjyshi e ca më tutje për t’u përballur me të vështirën, për t’u hedhur në zjarr edhe pse flakët e tij mund të të përvëlonin. Dhe nuk ishte zjarr i mishit në hell,. Ishte zjarri i Luftës së Dytë Botërore në të cilën ai u përfshi vetëm 16 vjeç.
Ndoshta e kanë frymëzuar vitet e luftës, apo edhe betejat famëmëdha të Tendës së Qypit, Qafës së Shkozës, Qafës së Martës dhe e shumë të tjerave që u zhvilluan në ato vite në Skrapar, që Hysni Hoxha të vendoste dhe të mos hiqte dorë kurrë nga ëndrra për t’u bërë ushtarak.
Ky skraparas, si shumë të tjerë, ishte i lindur për profesionin aq domethënës e të vështirë të “e luftës”. Ai radhitet në listën e emrave të atyre kuadrove të ushtrisë që sillen me detyrën, ashtu si një kalorës i talentuar, i cili nuk mund të rrëzohet nga kali pse terreni është me shumë pengesa. Hysniu e dashuroi rrobën që “të bezdiste”, uniformën që “vishej e xhvishej” me komandën e tjetrit. Ndoshta qysh në ato vite ai u ushqye me ëndrrat për t’u bërë ushtarak i karrierës, për të mbetur aty me të gjitha cilësitë e një kuadri që ka marrë përsipër të mbajë të qelibartë atë rrobë të shënjtëruar. Jo për të vrarë apo të bëhej “mish për top” në çmëndurira shovinistësh, por për t’i dalë zot Atdheut. Nga ata që kanë punuar apo shërbyer me Hysni Hoxhën, kam dëgjuar ta cilsojnë si “Kapedan”, si “Gjeneral”, si ushtarak model, para të cilit duhet të qëndroje edhe pa u dhënë ndonjë komandë, “gatitu!”. Syri i tij plot sqimë në mbajtjen e uniformës, në zbatimin e rregullores e plot standarte të tjera qëlidhen vetëm me ushtarakët, kanë ardhur deri në ditët e sotme, pas gjysmë shekulli: Ushtarak si Hysni Hoxha!
E përvetësoi shkëlqyeshëm artin ushtarak. Nuk mund të bëj kompetentin rreth këtij profesioni me plot mistere i cili i shërben vetëm luftës apo përgatitjes për luftë, por për aq sa kemi mundur të zbulojmë nga bashkëkohësit, ia lejoj vetes të them: ai ishte komandant “skllav” i artit ushtarak. Shërbeu ashtu si i kishte hije, ashtu si i kishte menduar punët, të cilat të linin gjurmë si njeri i denjë, por edhe si ushtarak me vizion. Ai nuk u end nëpër Shqipëri sa për të qenë diku në një post oficeri, komandant apo komisar, por vrapoi e vrapoi për të arritur atë që ia donte shpirti: të ishte një patriot i ndershëm e qëtë justifikonte me punëdashurinë për vendin e tij, për Shqipërinë. De ja cili është itinerari i Hysni Hoxhës: Pas Çlirimit u gradua officer dhe deri në vitin 1953 shërbeu në qytetin e Gjirokastrës. Prej këtej u transferua në Burrel, ku lindi edhe fëmijën e parë, Afërditën. Pas dy vjetësh u transferua në Pogradec (1956), ku lindi Agimin, si dhe vajzën tjetër, Valentinën (gusht 1959). Ne vitin 1960 transferohet në Tiranë, ku kreu me sukses Akademinë Ushtarake. Në Tiranë lindi djalin e dytë, Bektashin (shkurt 1963). Pasi kreu Akademinë ai transferohet në Elbasan, ku vendosi edhe familjen. Në vitin 1974 transferohet përsëri në Bulqizë e prej andej në Librazhd (1976). Pas tre vjetësh kthehet përsëri pranë familjes, në Elbasan, ku punoi deri në vitin 1983, kur mbushi moshën e pensionit. Tani më thoni, nga ç’vend i Shqipërisë është HysniHoxha?
Një burri fisnik, por qënë çdo çast mbetet “i zemëruar” me punët e tij, i shkon më shumëqë të qeshë me jetën, se sa të qahet prej saj. Kam parasysh se komandant Hysni Hoxha nuk u mbush asnjëherë, nuk arriti të pranonte kurrë që kjo apo ajo detyrë të ishte kryer në kufinj përsosmërie. Jo. Komandanti, sido që të kryhej stërvitja, sido që t’i merrte lëvdatat e përgëzimet nga eprorët, ai mbetej gjithmonë i “gjysmëngopur”. Tregojnë e ç’nuk tregojnë për këtë ushtarak kariere të gardës së vjetër, i cili mbeti “i ri” për kërkesat ndaj artit luftarak dhe përsosmërisë së tij për mbrojtjen e atdheut.E, për atë që kërkonte të ishte më e arrirë, ai e sillte të prekshme zgjidhjen, të skicuar e fotografuar sipas mënyrës së tij, duke i qëndruar vet në këmbë problemit derisa ai të ngjizej e të merrte formën, ashtu si e kishte menduar.
Hysni Hoxha kur doli në lirim, në pension, e pati shumë të vështirë, në mos të pamundur, shkëputjen nga profesioni “i mallkuar për të vrarë njerëz”, siç thoshte si, të cilit i kishte kushtuar jetën. Thonë se komandanti paskësh qarë, paskësh nxjerrë disa pika lot disi fshehurazi, për të mos e parë shokët, por familjarët, gruaja dhe fëmijët, ia portretizojnë pamjen e asaj ditësi më të trishtueshmen, se komandanti atë ditë dukej “si një gjeneral i zënë rob”.
Ajo që të mbetet ndërmend është vendosmëria e këtij burri për të mos u ndarë asnjë minut nga ajo më e çmuara, siç e cilëson familjen Nënë Tereza. Kudo bashkë. Në të mirë e në të keqe. Dhe kjo edukatë, kjo frymë për të qënë gjithmonë të bashkuar, shpjegon edhe lëvizjen shumë të guximshme të tij, duke i ndjekur fëmijët deri “prapa djellit”, në Kanada. Kjo lëvizje paksa e dhimbshme për njerëz me moshë të thyer, e dëshpëroi jo pak ushtarakun e pathyeshëm, tashmë në pension. Ai aty, në Toronto, kaloi rreth 13 vjet. Veçse me mendje jetonte në Shqipëri, në qytetet ku kishte shërbyer, në fshatin e lindjes, në Prishtë, ku kishte kaluar fëmininë. Kur vajti për here të fundit në fshat, pasi u ra pëllëmbë për pëllëmbë arave, korijeve, burimeve e përrenjve, varreve ku preheshin prindërit dhe të afërm të familjes, qëndroi diku në një vend me sheshpamjen më të mirëdhe i tha nipit që e shoqëronte, Veliut: Po i shikoj për here të fundit, nuk kam moshë që të mund të vij të çmallem edhe një herë me vendet e me njerëzit. Po të lë një amanet: Mos ma lini vetëm, me kokë mënjanë, Prishtën! DëgjoVeli: Ky vend, është më i bukuri në botë, si Prishta nuk ka tjetër!
Dhe kishte qarë.
Shtëpia është një vend ku rritesh duke dëshiruar të largohesh, dhe plakesh duke dëshiruar të kthehesh. Hysni Hoxha nuk u kthye kurrë në shtëpinë e dëshiruar. Por, ashtu si edhe thuhet, të vdekurit nuk janë asnjëherë të vdekur përderisa ne të gjallët nuk i harrojmë.

po kujt i plasi se cfar ishte
Behuni me te respektushem……ndaj cdo qenie njerezore….
Po çfar pritet nga kërbishtorë si ti o relikë e Jurasikut…o plehrë e vërtetë jo me gjak shqiptari o Mark muti.??
Me kete shkrim Dita i shembellen gazetes Luftetari te dikurshem:
Flet per nje ushtarak robot,qe mund te bente gjithcka per te mbrojtur sundimin e kuq.Dhe e ka nje shpjegim,ai regjim e largoi nga varferia e fshatit e veshi e mbathi,strehimin dhe pushken per te mbrojtur diktaturen,qe e xhveshi nga trupi dhe nga shpirti shqiptarin,ku dhe bashkefshataret e personazhit i shndrroi ne bujkrober.
Dhe ironia vazhdon kur ushtaraku shembullor shkon ne fshatin ku kish lindur dhe i le porosise nipit:
Mos ma lini me koken menjane Prishten.Mire ahere kur e braktisi per here te pare fshatin dhe falesh,por tani perse vet e la me koken menjane Prishten dhe atdheun e dashur dhe ja mbathi mbrapa botes.
Une lutesha cdo dite ahere dhe si une mendoj shumica jone qe te vinin amerikanet te na clironin me ane bombrdimi.
Nqse do te vdisja nga bombardimi do te ish me mire se vazhdimi i asaj perditeshmerie vuajtje me celes ne goje dhe zorre qe kecisnin dhe nqse amerikanet do na kishin cliruar ahere do te perjetonim demokracine e vertete,ku ndonje menxyre si Saliu nuk do te kish shans te zevendesonte diktatorin..
Dita ju dhe ne kerkojme te shkojme ne Europen e qyteteruar,por kete rradhe e keni mbajtur frymen nga Skrapari,kur dhe skrapalinjte vet ja kane mbathur truperisht nga perendimi i PASUR.
Binjaket e historise flasin e , kane tregojne.
( Te miret si i ndieri-Hysni Hoxha na kane frymezuar)
Sa hap faqet e shtypit,si “trinitrine”(me mallin per atdheun) qemtoj, shkrimet “POZITIVE” ne to; te miren qe me shtyn te bej te mira, sa me ben mire.
Keta ma sillni ju me shkrimin tuaj i miri Bashkim Koci.
Faleminderit.
Keto vite mergimi, per meteper larg, shume larg, tej oqeani,( siguruar jeten femijet, dihet, me sakrifica deri sublime), ndare persegjalli me prindet qe i lenden, rriten e deri shkolluan. (nga c’perjetonin ne vitet pas -90tes ne atdhe,nuk po them se jetohej ne parajse para kesaj kohe).
Fati sa kembengullia e tyre, i shpurii ne nje shtet human,si Kanadaja,qe i jane mirenjohes, si dhe une gjysh qe vij sa ju marre eren…
Eshte shkrimi i dyte i radhes,juaji,mos gaboj, i nderuar Bashkim Koci,qe lexoj ketu,vertet “trinitrina’ per mua, tashme gjysh,(i pari e beri te jetoj me zonen e malesise Tirane, nisur misionin e shenjye te MESUESISE), i asaj ruge,po mos paca fatin, te ndahem nga jeta larg atdheut, ku dua te pakten te me prehen eshterat. Jo rastesi kjo, apo kapricio. Eshte ndienje, marre ne ato mjedise binjake si flisni ju, per te ndierin ushtarak pasionant nje jete, skraparliun Hysni Hoxha nga Prishta e Skraparit, sjelle mua; Dangelliotit, nje jete te paret tane, nje me Skraparllinjte, sidomos, me atdhetarizmin e tyre. Nderim e ndiese pate Ai.
80 vjec jam e jetoj me historite pa fund te dajes tim, Vaso Dama,”Luftetar i Shekullit”, nga Micani, qe e ndan me Skraparin ajo gryka e fameshme e Osumit, qe; le Kolonjen, atje ne Ashikise, karshi perkarshi Micani me Nikollaren,Aty, futet ne Skrapar, me ato kanionet e fameshme, qe na kenaqin dhe sot,pare ne kronika televizive, bere apasionatet e turizmit qe i falendroj.
E zgjata me kete pershkrim, nga nostalgjia femijnore e viteve te fund luftes sa; vitet 44-48-te shkolluar atje, mes Zavalanit- trima lene,hapur shkolla fill pas lufte.
Po i ndieri Hysni Hoxha, ish partizan sa kuader ushterie qe ju me sillni sot, me ben qe pos rrespektit per Te, te kujtoj e nderoj bashkefshatret e mij ish partizane,deri nje deshmor: PECI XHOGA, sa dy shtepi djegur; (partizaneve Stavri Mihal Xhoga e Novruz Tahiri,), ajo lufte e pikerisht me doren e ” Ballisteve”; bere “burra” ata,udherrefyes te pushtuesve Gjermane.
Traditen perkushtuar atdheut te te pareve Zavalanllin, nga: Mendu, Izet e,Fehim bej Zavaani,ishte i pari rene si bien trimat kryecetes qe komandote, Jono P, Xhoga-Kapedani,me 1913-14 sa shpallur Pavaresia e vendit,kercenuar nga shteti fqinj jugor,
E ngriten me lart emrin e tyre, djemte e Zavalanit dale Partizane qe ne oret e para te sulmit nazist. Gjashte bij te fshatit tim, qe ne fillim pararoje te forcave partizane dole: Qazim,Hamit, Mestan e Ismail Hasani(Sulot),me nismetaret; Stavri M Xhoga e Xhoxhi Th. Xhoga, Apostol Thanasi,Llazi Kote e Mina P. Kosta,ky do te luftonte deri ne Kosove e Metohi,
Dale ata partizane si shume Dangelliote, me Luftetarin e 1913 Vaso Dama udherrefyes sa; bashkefshatari i tyre Peci P. Xhoga, vrare nga forcat Italo-greke (1940-en),ne radhoin e Sanjove-Guri Bletes”.
Shembull dhe skraparllijte luftetare qw nga i madhi tyre, Karaman Ylli e trimi luftetar Riza Cerrova me shoke,si Hysni Hoxha,sa cetat partizane te perbashketa..
Rrpfshin dhe i kujtofshin pasardhesit
I perjetshem kujtimi i tyre,
Toronto 19-08-2016 Guri Naimit D( Dh. Xhoga)
per komentuesit mark uk dhe vasili.
Ju te nderuar keni te drejte eshe nje nga artikujt me te dobet te botuar te gazeta Dita pasi zoti Hysni Hoxha nuk ka bere ndonje gje te vecante sic kane bere dhjetra mijra oficere te tjere biles dhe kufitare,inxhinire doktorre agronome ne ate kohe..
Mungesa e komenteve flet vete per nivelin medioker te artikull dhe autorit
Po monstruoziteti i juaj eshte se ne krahesim me kohen e partise Punes kemi ardhur ne Partine e Sumes TE SALISERBIT qe dukshem mbeshtetet nga lobe te fuqishme antishqiptare ne washington dhe bruksel
Marrim heroin e diteve tona Shkelzen Berishen
Sipas kabllogrameve te ambasades amerikane ky monster kishte kercenuar me jete gjeneralin Luan Hoxha duke i thene troc se do ta vriste si kosta trebicken..
I ziu Arvizu ne vend qe ta denocoje kete terrorist…i jep vize gjeneralt edhe pse ishte denuar jo vetem nga drejtesia por dhe nga GRUPI CIFTELIA i xen peshkaqenit.
Pe ironi dhe Holliwodi per nder te ketij krimi shqiptaro-amerikan i ben nje film dhe eshte hera e pare ne historine boterore qe nje krimineli te perkedhelur nga vete amerikanet i behet film nje gangsterri
Këtë fundjavë në kinematë amerikane shfaqet premiera e filmit të ri të Todd Phillips, “War Dogs”, i bazuar në një prej historive reale më të çmendura të viteve të fundit: Dy “mallistë” mbi të 20-at fitojnë një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga Pentagonin për të furnizuar me armë aleatët e Amerikës në Afganistan. Edhe pse mund të mendoni se kjo nuk mund të ketë ndodhur, në fakt ka ndodhur.
Filmi bazohet në artikullin e Rolling Stone të shkruar nga Guy Lawson (më vonë historia u zgjerua në librin me titull “The Stoner Arms Dealers: How two american kids became big time weapons traders”.
Diverolli dhe Packouz tentuan të blinin armët në Shqipëri duke falsifikuar origjinën e tyre kineze. Ndërlikimet e kesaj afere ne Shqiperi perfshine djalin e ish-kryeministrit Shkelzen Berisha dhe shkaktuan vdekjen e Kosta Trebickes deshmitaruit kryesor te aferes, vdekur ne nje aksident te dyshimte pak pasi kishte denoncuar cfare po ndodhte, pasi humbi kontraten e tij te ripaketimit te fishekeve kineze ne Shqiperi.
pra a duhet t emendojme qe me kete film miate amerikane po na poshtrojne me shume se cdo pushtues ??
Pra krahesoni Hysni Hoxhen nje oficer fisnik si qindra mijre te tjere te viteve para 90 me Luan (lepur hoxhes) gjeneralin NR1 te ushtrise shqiptare qe u tremb nga xen breksalepi nen zgerdhimje arvizush dhe donaldlush
Avash se na mallengjeve o Bashkim,e la Prishten sa here deshte,se aty e kishte.Paska shkuar deri ne pol te veriut,se me mire jetojne arinjte polare ne Kanada se fshataret ne Prishte.
Pse beheni kaq injorant e mosmirenjohes……keni me rrespekt per qenien njerzore……
Rrespek per Ju Bashkim,nderim per te ndjerin Z Hysni Hoxha njeri I kompletuar qe te impononte rrespekt,I rralle e fisnik!
USHTARI I HYSNIUT.
Une kam qene ushtar ne brigaden e Librazhdit ne (Babje) ku Hysniu ishte shef shtabi.
Nje ushtarak i rrepte, burre shtat larte, kishte nje ze te fuqishem qe kur komandonte dridhej vendi. ishte shume serioz, por edhe shpirt mire.
Oficeret dridheshin para tije.
Me te vertete ai kishte lindur per ushtarak.
Nuk i kuptoj disa komentues te cilet nuk pranojne asnje fjale te mire per ata qe kontribuan me sinqeritet e devotshmeri ne ushtrine Shqiptare.
Ne se sistemi ioshte i keq, njerzit e mire te asaj kohe duhen respektuar edhe me shume.
Po çfar pritet nga kërbishtorë si ti o relikë e Jurasikut…o plehrë e vërtetë jo me gjak shqiptari o Mark muti.??
KU DO HEDH HELM O KËRBISHTOR MARK BAJGA..