Punonjësja e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së 22 Nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë, paraditen e sotme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi një vizitë falënderimi në ambasadën turke në Tiranë.
Aty u prit nga Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük. Ka qenë pikërisht ambasada turke që ka mundësuar dërgimin e saj në Turqi për kurim ku i janë vendosur dhe gishtat e humbur nga kapsolla.
Por sot Nuka, kishte vendosur një dorezë të zezë në dorë, si për të evituar fotografimet dhe kuriozitetin nga gazetarët për imazhin e ri të gjymtyrës së saj.

l.h/ dita

Kohe te ndryshme norma shoqerore krejt ndryshej.
Dikur turqit pushtonin vendin dhe te hiqnin koken sot veprojne te kunderten.Te gjinden afer dhe te vendosin gishtrinjte qe ti hoqi nji badill alla shqiptare gjasme ne protesten paqesore.