Ina Rama i ka lënë vendin sot kryeprokurorit të ri të sapoemëruar, Adriatik Llalla. Përmes një ceremonie të thjeshtë të kalimit të detyrës tek Llalla, kryeprokurorja në largim, Ina Rama, nuk ka preferuar të bëjë komente apo analiza, por ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe ka uruar që institucioni i akuzës të vazhdojë të mbetet një institucion i pavarur.
“Kemi një ceremoni me protokoll të shkruar, por nuk kemi një traditë. Në pozicionin e prokurorit që lë detyrën, nuk kam mesazhe për t’ju dhënë. Kjo i takon prokurorit të ri. Por kam falënderime për të gjithë bashkëpunëtorët. Ka qenë privilegj dhe shkollë e madhe puna me shumë prej jush. Kanë qenë vite të mbushura me përgjegjësi, sfida dhe ngarkesa të mëdha emocionale. Kemi arritur standarde që janë për t;u vlerësuar. Uroj që prokuroria të vazhdojë të mbetet një institucion i pavarur”, tha Ina Rama.

urojme z.dhalla
suksese