Ina Rama: Vendimmarrja në KLD është tërësisht politike

anazapta

Ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e cilëson të kundërligjshëm vendimin e Gjykatës Administrative, që rrëzoi padinë e saj për rikthimin në punë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në një intervistë për GSH, Ina Rama thotë se është i turpshëm fakti që një ish-kryeprokurore nuk e gjen ende veten brenda radhëve të gjyqësorit.

“Jam njohur me vendimin e Gjykatës Administrative, e cila vendosi të rrëzojë padinë time. Në vendim, Gjykata Administrative nuk argumenton nëse ishte ose jo e drejtë kërkesa ime, por shprehet se nuk mund të ndërhynte në vendimmarrjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Jam e surprizuar nga ky vendim, pasi gjykata nuk arsyeton fare nëse kërkesa ime është apo jo konform ligjit, por e konsiderojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si një “tokë të paprekshme”. Gjykata nuk merr përsipër që të kontrollojë vendimin e KLD-së, sikur KLD, të ishte zoti në tokë dhe një organ i pakontrollueshëm. Në një kohë që Gjykata Administrative, u ngrit për këtë qëllim, për të kontrolluar ligjshmërinë e vendimmarrjes së organeve administrative, qoftë dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjykatat kanë shfuqizuar dhe më herët dekrete të Presidentit të Republikës, vendime të KLD-së, ku gjykatës të ndryshëm janë shkarkuar apo kanë marrë masë disiplinore. Në rastin tim, gjykata shprehet se nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e këtij institucioni, të cilin e konsideron si të paprekshëm”, shprehet ajo.

Ish-kryeprokurorja thotë se vendimmarrja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është tërësisht politike. “Sa i përket vendimit të gjykatës, mund të them se e konsideroj si një vendim tërësisht të kundraligjshëm dhe tani po flas si juriste, që kam të gjithë mundësitë dhe njohuritë për të dhënë një vlerësim të tillë. Nëse gjykata dha një vendim të ndikuar nga politika apo nën ndikimin e KLD-së, këtë nuk mund ta them”, thotë ajo.

Share This Article
4 Comments
  • Ina Rama simpatike qahet per gjykaten per vendime politike. Po pse moj Ina ” e pa varur “, eshte ky vendim politik? Se edhe ti mbase ne detyren qe pate u bere pale me politiken dhe nga top-sexy e prokurorise u bere vegla e Top-partise.

  • Me vjen keq Znj Rama ,te ka ngecur ”sharra ne gozhde”.Gozhda eshte e pandjeshme, e pa gdhendur dhe poshtersisht e lige .Ajo do sqepar te forte te shkulet.Mendoj se do te ndoth.Pak durim.E drejta me hir a me pahir do triumfoj.

  • Po dalja jote ,ne perkujtimin e nje-vjetorit te pushkatuarve te 21 janarit,para opinionit publik, nen sqetullen e kumbarit te “burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje,,,,,,a nuk ishte politike????
    Neveri pa fund per kete filmaxhie dhjakse ,pa piken e pergjegjesise juridike, kombetare dhe shoqerore per postin e larte te kryeprokurores,qe i’a dhane.
    Uroj ta terheqin zvarre ,ne turperime publike,te ngjashmit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *