Të qënurit student është një nga fragmentet ose etapat më të rëndësishme të jetës,kjo për vet arsyen se në këtë stad ,komponent si : informacioni,energjia,idetë inovatore,frymëzimi,konkurenca,aspirimi,guximi,formojnë një sistem i cili bën gatimin e këtij brezi të ri të gatshëm për leadership-in e së ardhmes.Por ingranazhi që e vë në lëvizje këtë sistem është vetë universiteti nëpërmjet strukturave të tij siç janë Këshillat Studentor.
-Por çfarë janë Këshillat Studentor dhe si funksionojnë ato?
Këshillat Studentor mund ti etiketojmë pa hezitim si sindikatat e studentëve,për vetë arsyen e pasjes në fokus studentin.Ato merren me organizimin e jetës studentore dhe me zgjidhjen e problematikave të tyre .Çdo universitet duhet të ketë një të tillë .Këshillat Studentorë janë ato që e bëjnë jetën studentore më atraktive duke krijuar p.sh Klube debati ku studentët mund të shkëmbejnë mendime me njeri-tjetrin për tema të ndryshme ,klube sportive duke organizuar kampionate ,mund të ftojnë personalitete për mbajtjen e konferencave të hapura me interes për studentët,mund të organizojnë evente, por gjithashtu mund të jenë edhe një zë shumë i fuqishëm ose njëfarë “Avokati” për mbrojtjen e të drejtave të shkelura të studentëve nga stafi akademik i universitetit.Zgjedhjet për Këshillat Studentor bëhen çdo dy vjet ,ku studentët vetë janë ata që votojnë dhe me anë të votës së tyre zgjedhin drejtuesit e Këshillave Studentorë.
-Por a funksionon kjo strukturë kaq e domosdoshme për studentët në universitetet publike në Shqipëri?
Në fakt edhe kjo gjë si shumë të tjera në Shqipëri ngelet (de jure). Inaktivizmi e ka prekur edhe këtë preambul të studentëve. Këshillat Studentorë në universitetet tona janë për të ardhur keq ,ku në krye të Këshillave Studentorë janë vënë studentë në kujdesin e drejtpërdrejt të rektorëve të universiteteve dhe ku mendimi i studentëve për këto zgjedhje vihet në plan të dytë ose nuk merret parasysh fare .Këto këshilla të cilat duhet të ishin zëri i studentëve për problematikat e tyre dhe organizimin e jetës studentore ,thjesht janë figura abstrakte të cilat bëhen aktive dhe ngrihen nga hiçi sa herë që organizojnë ndonjë party ,të cilat për të qënë realist studentëve i kanë ardhur në majë të hundës për të vetmin fakt se historia përsëritet, ‘’ një natë qef’’ dhe të nesërmen problematikat dhe ankesat zënë përsëri ditën e studentëve dhe pikerisht këtu është gongula që është krijuar ,pasi këto problematika dhe ankesa nuk kanë një vënd ku të adresohen pasi Këshilli Studentor pak veta e dinë që ekziston në universitetin e tyre ,dhe ata që e dinë nuk kanë as me të voglën ide ku mund ta gjejnë ,gjë që rregullisht Këshilli Studentor duhet të kishte zyrën e vet,ku të priste sygjerime dhe ankesat e studentëve dhe të impenjohen për zgjidhjen e tyre .
Ky shkrim më shumë vlen për universitetet publike pasi privatet ndoshta ‘’të detyruara ‘’ nga pagesa monetare të cilët studentët japin për ndjekjen e studimeve, kanë një stukturë më të organizuar dhe më demokratike në zgjedhjen dhe funksionimin e këtyre Këshillave Studentorë.