Është shënuar incidenti i parë në kufirin me Malin e Zi. Sipas gazetës Novosti, shqiptarë të Kosovës kanë gjuajtur me automatik në drejtim të fshatrave përreth Mokrës. Për momentin situata është e qetë.
Sipas gazetës Novosti, shqiptarët me të shtëna të njëpasnjëshme, kanë frikësuar fshatarët në fshatrat në pjesën malaziase, në anën e malit Mokra.
Novosti shkruan se në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, pas paralajmërimit të AKSH-së, pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit, në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe se pjestarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.
Incidenti, sipas kësaj gazete, ndodhi mbrëmë, në fshatin Kaludare, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën.
Pjesëtarët e shërbimit të sigurimit malazez janë në gjendje gatishmërie, ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe pjesëtarë të ushtrisë malaziase janë në gjendje gatishmërie.
Mediat e këtij vendi raportuan për dërgimin e njësive speciale policore dhe ushtarake në kufrin me Kosovën, për shkak të tensionit në rritje para votimi të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. /RTK/

“Sipas gazetës Novosti, shqiptarë të Kosovës kanë gjuajtur me automatik në drejtim të fshatrave përreth Mokrës. Për momentin situata është e qetë.”
kjo nuk do të thotë që kanë gjuajtur shqiptarët!!
ky është një hamëndësim i një gazete malazeze!!
hamëndësimi tim është që kanë gjuajtur malazezët thjeshtë për të bërë të mundëshme mobilizimin e ushtrisë dhe për ta çuar në kufi!!thjesht një provokim për të fituar pikë tek të huajt dhe për të njollosur shqiptarëte kosovës!!
në të dy hamëndësimet nuk ka fakte!!as malazezët nuk ka në fakte e as unë nuk kam fakte!!