Tërhiqet Idrizi, dështon përballja televizive Dojaka-Idrizi që duhej të transmetohej mbrëmë në Ora News
Tare nuk pranon të kometojë por stafi pranë gazetares së njohur flet për SMS të pavenda dhe shqetësuese të dërguara nga celulari i Idrizit: “Me ty nuk kam problem se e di kush je” “Në Tiranë më ke”, “Ligjet e Njutonit veprojnë njësoj për të gjithë” “Unë nuk do vdes me PDIU-në se jam i zoti i vetes…” – kanë qenë disa nga fjalitë nervoze në SMS-të e kreut të PDIU-së.
Mbrëmë pritej një përballje televizive mes Shpëtim Idrizit dhe Artur Dojakës në studion e Ilva Tares në Ora Neës. Përballja ishte paralajmëruar në emisionin e të premtes dhe ishte konifrmuar nga vetë Idrizi në linjë telefonike me Taren gjatë emisionit.
Të premten në darkë një panel gazetarësh dhe Pëllumb Xhufi, Artur Dojaka dhe Tahir Muhedini kanë diskutuar mbi çështjen came dhe hapat politikë të pamjaftueshëm që po ndërmerren në këtë drejtim.
Gjatë debatit televiziv ka patur një kërkesë për përballje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe kreut të Lëvizjes Çame të mandatuar nga komuniteti për përfaqësim politik në 23 Qershor, Artur Dojaka.
Moderatorja e emisionit, gazetarja e njohur Ilva Tare ka konfirmuar se Shpëtim Idrizi ka pranuar ardhjen në studio përballë Dojakës dhe se biseda televizive do zhvillohej të martën (pra, mbrëmë).
Por mbrëmë, tema e emisionit ka qenë tjetër dhe shikuesit e shumtë të komunitetit çam që prisnin përballjen televizive Dojaka-Idrizi kanë mbetur të zhgënjyer. Çfarë ka ndodhur? Burime nga televizioni Ora News, pranë stafit të emisionit të Tares kanë konfirmuar për DITA se Idrizi është tërhequr nga përballja televizive, madje jo vetëm kaq.
Pas emisionit të së premtes, ai i ka dërguar një numër mesazhesh telefonike nervoze Ilva Tares në numrin e saj celular. Vetë Tare nuk ka pranuar të kometojë për DITA-n përmbajtjen e këtyre mesazheve, por burime pranë stafit të saj televiziv, bëjnë me dije se gazetarja ka qenë gjithë kohën e shqetësuar dhe se disa nga fjalët e përdorura në SMS-së e Idrizit, janë më së paku të pavenda.
Në disa nga SMS-të janë përdorur shprehje të tilla si “Me ty nuk kam problem se e di kush je! Por kam dy llafe vetëm me…” dhe janë përmendur emra të supozuar nga Idrizi si me pushtet mbi median dhe politikën.
“Në Tiranë më ke…” dhe “Ligjet e Njutonit veprojnë njësoj për të gjithë” – kanë qenë fjali të tjera të SMS-ve të Idrizit nervoz, i cili ka shkruar gjithashtu fjali si “Unë nuk do vdes me PDIU-në se jam i zoti i vetes…” etj.
Këto mesazhe dhe ngjarjet e ditëve të fundit me komunitetin çam vecanërisht në Durrës e Fier janë me sa duket arsyet e tërheqjes së Idrizit nga përballja e mbrëmshme televizive.
***
Çamët në 23 qershor: Fokusim në 5 qarqe, të hapur për koalicione
Nimet Musaj do jetë kandidati çam për Fierin. Ja çfarë ka ndodhur këto ditë me komunitetin çam që kanë sjellë veprimet nervoze të kreut të PDIU-së Idrizi
“Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, Na premtuan Camërinë, Na thanë që do të shkonim së shpejti në Camëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë s’do ti ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë që të gjithë sëbashku të organizuar me autobuzë do ti conim ata drejt e në Camëri, Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjerit, shtëpia e Hasan Tahsinit dhe shumë fjalë e premtime të tjera si këto, vecse për konsum publik. Premtuan që progresi drejt Camërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë….”
Më sipër janë vetëm disa nga rezervat e mëdha të shprehura nga pjesëmarrësit në takimin e madh të komunitetit çam në Fier, disa ditë më parë, ku ra edhe në sy një pjesëmarrje e pazakontë, e interpretuar nga mediat e pranishme, si tregues i një zhgënjimi masiv të këtij komuniteti nga përfaqësimi politik i deritanishëm, identifikuar kryesisht nga Shpëtim Idrizi.
Kandidati çam për Fierin
Në takimin e Fierit, është shpallur kandidati për deputet i çamëve në këtë qark që do përfaqësojë Lëvizjen Çame në zgjedhjet e ardhshme. Quhet Nimet Musaj. Në këtë takim lëvizjes në fjalë ju bashkëngjit profesori edhe historiani i njohur Hajredin Isufi.
“Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! – akuzuan të pranishmit në takimin e Fierit.
Durrës, rezervat e Senatit Çam
Senati Çam, një organizatë ombrellë, që grumbullon të gjithë komunitetin çam, është mbledhur më pas në Durrës për të diskutuar situatën e krijuar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Sipas Senatit Çam, çështja e rezolutës çame është e vonuar. Ndërkohë ata akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar. Senati kërkon që brenda PDIU të ketë zgjedhje të reja për strukturat, duke akuzuar se kryetari Idrizi ka e ka shitur çështjen çame. Sipas tyre, Idrizi e ka kthyer PDIU-në si doganat dhe po merret vetëm me targa e patenta.
Fokusim në 5 qarqe, të hapur për koalicione
“Fokusim në 5 qarqet ku ka përqëndrim të komunitetit çam dhe të hapur për koalicionet para dhe pas zgjedhore” – janë synimet politike të Lëvizjes Çame për 23 Qershorin. Deklaratat e para politike erdhën pasi Senati Çam e mandatoi Lëvizjen Çame të përfaqësonte politikisht komunitetin në 23 qershor.
“Duke patur parasysh situatën e vështirë, konfuze dhe të përcarë në të cilën gjendet Komunitetin Çam aktualisht; Duke patur parasysh mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik; Mos paraqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj; Dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame; Mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore; Mungesa e strukturave të mirëfillta politike; Duke vërejtur me dhimbje mungesën fizike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj; Senati Çam sot vendosi: Mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Kordinimin e të gjithë aktorëve politik Brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm; për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale – thuhet në deklaratën e Senatit.
***
Ulliri i tharë i “çështjes çame”
Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, në Kllogjer, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri.
Kryetari i PDUI-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi (atëherë) gurin e parë, si “guri i themelimit të Çështjes Çame”. Këto varreza, ka thënë (atëherë) Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”.
Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. “Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe bri ullirit të tharë dhe një gur varri i…pavarrë!” – shkuajnë të rinjtë e Lëvizjes Came dhe shtojnë:
“67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjer. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek? Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë dhe Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së”.
***
Nuk kemi më kohë për të humbur
Nga Artur Dojaka*
Ne, çamët, jemi një komunitet shumë i madh dhe shumë vital. Shumica e prindërve tanë erdhën në Shqipëri, nga tokat e tyre në Çamëri, vetëm me rrobat e trupit…! Kanë kaluar rreth 70 vite dhe tashmë, çamët janë të integruar në çdo aspekt. Janë mjekë, juristë, bankierë, zanatçinj dhe biznesmenë shumë të mirë. Anëtarët e komunitetit tonë i gjen tashmë, në çdo parti, grupim politik, shoqëror dhe ekonomik. Kemi shumëçka të mendojmë ndryshe nga njëri-tjetri, por ajo që na bashkon është AMANETI për tokën tonë, Çamërinë. Për këtë amanet duhet të punojmë që të gjithë.
Përfaqësimi politik të këtyre tre viteve nuk ka humbur vetëm kohën, por ka humbur edhe rrugën drejt Çamërisë. PDIU është atrofizuar, sepse strukturat nuk ekzistojnë, partia e gjitha ka mbetur në duart dhe sirtaret e zotit Idrizi dhe ky i fundit bredh me vulë në xhep. Mes nesh ka djem e vajza shumë të zotë, inteligjentë dhe dinjitozë që do të na përfaqësojnë denjësisht në çdo fushë.
Ne, në këto tre vitet e fundit, patëm rastin të kishim përfaqësim politik direkt në Kuvend, por a e kanë bërë detyrën e tyre zotërinjtë përfaqësues? Unë them jo. Ajo që ata bënë, jo vetëm që nuk përmbushi pritshmërinë që kishte komuniteti, por në shumë raste është një kthim mbrapa.
Ku gjendemi sot? Sot vëmë re që të gjitha negociatat e këtij individi me qeverinë kanë qënë thjesht për drejtori dhe matrapazllëqe, për të emëruar miqtë e tij, ustallar të vjetër të doganave dhe tatimeve. Kjo sjellje e ka përbaltur komunitetin tonë Cam dhe nuk ka shërbyer aspak për arritjen e një konsesusi ndërmjet forcave politike për rezolutën came. Komuniteti Cam mezi e priste aprovimin e kësaj rezolute ndërkohë që Idrizi impenjohej më mish e shpirt për patenta e zhavore, drejtori barnash.
Lëvizja Came ka më shumë se një vit e gjysmë që e ka ngritur zërin, duke kërkuar të mos devijohej nga misioni dhe amaneti ynë. Idrizi nuk na dëgjoj. Madje i quajti herezi këshillat dhe sygjerimet tona. I udhëhequr nga marria e përfitimit personal nuk pranoi kurrë të diskutonim hallet dhe problemet e komunitetit tonë, madje na shpalli edhe Armiq. Armiq se ja tham në sy që ke devijuar, se i tham në sy që jemi këtu për Camërinë dhe jo të bëhemi pjesë e pazareve të tija personale. Armiq se nuk pranuam të bëheshim peng apo pjesë e Xhepit të tij. Çamët tashmë janë të bashkuar. Komunitetit çam i mungon vetëm Çamëria. Ne jemi të aftë të rregullojmë gjithçka, jetën dhe punën tonë. Ne duhet të luftojmë që të kemi bijtë tanë më të mirë në krye të diplomacisë, në mënyrë që të jenë ata që të flasin ashtu siç duhet për të treguar dhe kërkuar të drejtat tona. Ne thjesht duhet të ecim në rrugën e duhur dhe nuk kemi më kohë për të humbur me ankthet dhe makthet e ndonjë individi rrugëhumbur, që në panik po na bën dëm çdo ditë e më shumë. Koha nuk pret, Çamëria ka nevojë për ne dhe i duhemi sot!
*Autori është kryetar i Lëvizjes Çame, e mandatuar nga organizatat përfaqësuese të çamëve (të njohura si Senati Çam) për të përfaqësuar këtë komunitet në zgjedhjet e 23 qershorit.

as nuk e marr vesh fare kete idrizin… fitoi ne vitin 2009 nje mandat nga partia socialiste dhe iku si kelysh ne preherin e saliut.. tani me e ka mendjen vetem si te perfitoj ndonje tender dhe e ka lene ceshtjen came ne pike te hallit.. nuk dua te merrem shume me te se pas 23 qershorit do jete neper gjyqe si te mbaj pasurine e zhvatur
qe eshte debil ky idrizi skam pas nai dyshim… po me vejn cudi se si eshte nervozuar me ilven.. po te isha une kisha shku ne emision dhe tregoja se si fitohet debati…
Po ca Dojake te keqen…ky nenen e ka nga izraeli, te janin nga cemeria…rri e na flet si patriot.
ku ishte dojaka e senti i dojakave perpara se te beheje pdiu, apo u kujtuan per fushate..
Ti trim qe ja njihke biografine do jesh zogu i ri buzequmesht , ne ilegalitet dhe para PD-se i pa harruari intelektuali shqiptar Abaz Dojaka nga çameria dhe ish kunati i asaj çifutes se nderuar krijoj pas v .1946 SH.P.Atdhetare çameria , vellezerit Harun dhe Abaz Dojaka kujtohen per patriote te vertete dhe fis patriot e inteligjent i FILATIT .
Ky Dojaka do dajak!
Po ikni se lat nam qe merremi me kete idirizin.. ky e ka mendjen te trau i doganes ska pune fare me ceshtjen came..
o ke camet keni harruar edhe ate ideologun gagac qe eshte sekre(k)tari i pergjithshem edhe per ate thone se ka marre ca paracka nga pislliqet bashme me idrizou-n parti qe nuk do marri as votat e familjareve kesaj radhe.
Per mua, mbiemri Dojaka eshte i njohur.Kam njohur dhe ruaj konsiderate te larte per Abas Doajken,nje nga etnografet me te mire Shqiptare,njohesi me i mire i kostumeve Kombetare.Ne se je i biri apo i afermi i tij,mos e zhgenje te ndjerin Abas Dojaka.Qendro drejt,mbro ceshtjen Came,por jo xhepin tend dhe pasuesve te tu,sikurse ka bere deri tani dyshja Idrizi-Muhedini.Nuk jam Cam ne origjine, por jam Shqiptar si dhe ju,kemi nje Atdhe,nje Gjuhe dhe nje territor,pamvareisht se Historia dhe Fuqite e Medha, jane treguar te pa drejte me ne si Komb dhe Territor.Prandaj edhe ju, luftoni,organizohuni,bashkohuni dhe mos u percani dhe e drejta do vonoje,por do te vendoset nje dite.Me punen tuaj,perkushtimin dhe drejtesine qe do tregoni, do te fitoni dhe mbeshtetjen mbarepopullore,do te beni qe zeri juaj te degjohet dhe nga institucionet nderkombetare.Zgjidhni aleatin e duhur dhe jo pseudonacionalistet e “limonadave elektorale”.
ca zotesije thot ky idrizi po ai legen ka bo karier vetem se eshte djali tezes se xhoana nanos e boni drejtor dogane fatos nano dhe deputet kur nano ishte kryeminister ky ti puthi komet goces se tezez qe e nisi karieren ne senaforet e athines dhe fati madh i saj qe gaz demi bashk me tutorin e xhoanes mirin e xhikes ja dhan fatosit qe te kenaqej per nje jav dhe ky u dashurua me xhoin sa e mori per grua dhe sa per djeni shpetim idrizi eshte 25% cam nenen e ka nga petrela kurse baban e ka gjys cam 50% dhe kalindur ne tirane kshu qe mos na bej sikur i dhimset shum ceshtja jone.
Ceshtja Came duket se eshte e tradhetuar. Gati kater vjet PDIU e ka perdorur ceshtjen per te siguruar pushtet dhe perfitime qe vijne prej pushtetit. Veprimtarite kane qene fasade, sepse drejtuesit e PDIU kane flirtuar me qeverine duke heshtur per te drejtat qe iu jane mohuar qytetareve came nga fqinjet greke!.. Si mundet nje Parti aleate ne qeveri te beje deklarata kur qytetareve came iu eshte punuar qindi?!.. Nga podiumi i deklaratave partiaket kane shkuar tek pjata e pushtetit dhe aty kane cfyre dufin patriotik!…Tashme kerkohet te mblidhen votat e popullsise came per te siguruar me shume pushtet prane Sali Berishes, njeriut qe ka injoruar publikisht ceshtjen came deri sa shiti edhe detin…Popullsia came duhet qe zgjidjen ta kerkoje jo permes atyre qe kane shitur shpirtin tek djalli, por tek patriotizmi dhe mencuria e tyre dhe larg aleancave me Sali Berishen..
oh cam more cam
u kam shpirt e u kam xhan
po ca beni mor aman
s paskeni dy djem te vertet cam
jo keshtu se late name
Me idrizin kokgomare
me kte DASHIN e HAVAS
jeni per tu bere VAS
jane turpi i dynjase
PER te zgjidhur ceshtjen CAME
duhet nje pun e madhe
sa koke IDRIZIT te shkret
vetem nje KOQE te kete
lere DASHIN e HAVASE
I jepni nje MOTOSKAF
S ben dote DJAL GOPI i HAVAS
PER TE qene SELAMHAS
DUHEN DJEM E JO LAMASH
TRIMERIN TA KESH NE GJAKE
JU UROJ ZGJEDHJE te mbare
DJEM TE ZGJUAR
jo gur varre
SI IDRIZI me DASH HAVAN
NJE KERRIC E NJE GOMARE
O POET KE TE DREJT PO NE SHQIPRI ÇDO GJE ESHT KATANDISUR KOKOSHI NJE THEL MERRE NGA TE DUASH AJO QE SHKRUAN DO VLENTE PER TE GJITH ATA QE I THON VETEN SHQIPTAR DHE JO VTEM PER ÇAMET .NUK DESHA TE SHKRUAJA ASGJE VETEM TE FALENDEROJA ZOTRI BARDHI TOLABI THJESHT ME PELQEU SHKRIMI I TIJ KENDVESHTRIM PATRIOTIK HALLALL
Ceshjten came tanime duhet ta mbeshtesin te gjithe shqiptaret, jo vetem ata me origjine came. Ne kete menyre ajo do te gjej zgjedhje te sigurt. Problemi eshte te perfaqesimi i dobet politik qe ka pasur deri me tani. Z. Idrizi e ka shfrytezuar shume mire kete ceshtje madhore per shqiptaret dhe bashkesine came dhe ka rene ne tundimin e parase, dmth “ka bere placke”, ndaj dhe “i gjori” ka frike te perballet ne ekrane televizive per kete pune sepse nuk ka nje gje te vetme qe ta permend me mburrje per kete ceshtje. Po perpiqet keto dite me rezoluten, por nuk ia del dot pasi rryma qe nuk do qe kjo te miratohet ia di te gjitha “prapesite tenderore dhe drejtorike” dhe si te thuash e kane te kapur prej “topesh”, thote populli. Me Berishen qe ngriti “varreza greke me eshtra shqiptare” dhe u shiti grekeve “detin tone” do ta zgjidhi ceshtjen came z. Idrizi? Camet duhet te votojne z. Dojaka si perfaqesues politik, pasi ai ka emer te madh dhe eshte e sigurt se do te beje me teper per ceshtjen came. Une nuk jam cam por per te do te votoja edhe une….
Ketu udheheq serbi dhe greku e ndersa ju flisni per endrat. Ua ka marre kalame nga brenda serbo-greku. Hiqni keta spiuna njehere nga qeveria mandej kerkoni te tjerat. Filoheni nga Saliu spiuni i UDB dhe greqise.