Në ndeshjen e finales së parë të kampionatit të volejbollit për meshkuj, midis “Tiranës” dhe “Studentit” u shënuan akte dhune nga lojtarët e “Studentit”.
Kapiteni i Studentit E. T. goditi trajnerin e Tiranës, Arben Sako me dy këmbët.
Finalja e parë e volejbollit për meshkuj u zhvillua në ‘Asllan Rusi’ dhe u fitua nga ekipi i Tiranës me rezultatin 3 me 2.
Finalja e parë nisi tejet e ekuilibruar me dy skuadrat që vajtën pikë për pikë deri në rezultatin 18-18, që ishte dhe barazimi i fundit, përpara se Studenti të shkëputej në 23-21, për të mbyllur më pas setin në favor të tij me dy pikë radhazi. Dhe seti i dytë tregoi se dy ekipet janë të të njëjtit nivel, megjithëse Studenti kishte epërsinë, pas rezultatit 8-8, kur u shkëptu fillimisht në 14-12, përpara se të zgjaste në +4 diferencën për shifrat 21-17. Tirana u afrua në dy pikë, pas një serie zhytjesh të sakta, por në fund Studenti arriti të fitojë 25-23 duke vajtur në 2-0 me sete.
Në setin e tretë, pritej që Studenti të mbyllte ndeshjen me një rezultat të pastër, por Tirana tregoi se nuk dorëzohej dhe arriti të krijojë që në fillim një shkëputje të ndjeshme, aq sa rezultati vajti deri në 20-14 për bardheblutë. Përpjekjet e Tukseferit për të mbajtur në lojë Studentin në këtë set nuk u finalizuan, pasi në fund Tirana fitoi 25-20. Dhe seti i katërt nisi me Tiranën më këmbëngulëse, me ekipin e Ylli Tomorit që nuk arrinte dot të merrte epërsinë në rezultat, aq sa trajneri arriti të largonte nga fusha dhe dy qendrat. Blloku i Studentit gjithashtu nuk funksionoi me rezultatin që u zgjat në 9-4. Studenti jo vetëm që nuk arriti të afrohej, por madje lejoi Tiranën të shkëputej me një +7, për shifrat 14-7, me bardheblutë që përfituan nga hapjet e mira të Xhijës për të mbyllur dhe këtë set pa shumë probleme.
Seti i pestë ishte tejet i ekuilibruar, me Studentin që fillimisht u shkëput në 5-3, përpara se Tirana të barazonte në 7-7. Ndërkohë që pati dhe tension mbi parket, me dy skuadrat që u shfaqën të ngarkuara dhe në aspektin emocional. Një bllok i mirë i Studentit i dha epërsinë 8-7, por Tirana jo vetëm që barazoi rezultatin por gjithashtu me një bllok të Feratit kaloi përpara 10-9. Asnjëra prej të dyjave nuk dorëzohej dhe pasi Studenti mori epërsinë 11-10, Tirana sërish barazoi në 11-11. Nga pozicioni numër 2 bullgari Vasilies shënoi pikën e 12-11, por Ferhati sërish barazoi në 12-12.
Pika e 14-13 për Tiranën ishte fantastike, por Studenti sërish barazoi në 14-14, për të 11-n barazim në këtë set të pestë. Pika e 16-15 u realizua direkt nga shërbimi për bardheblutë, ndërkohë që në aksionin pasardhës blloku arriti t’i japë fitoren Tiranës në këtë ndeshje të jashtëzakonshme sa i përket emocioneve.
Me i gjate titulli se vete ngjarja e rende qe ndodhi? Ndersa ne shkrim flitet per numura e shifra te ndeshjes. Po cfare ndodhi ne te vertete? Pse?