Incidente në Shkodër, tifozët gjakosin policin, disa të shoqëruar

Dita

Ndeshja e vlefshme për takimin e parë çerekfinal për Kupën e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut u shoqërua me incidente në fushë dhe jashtë saj.

Në minutën e 34′ të pjesës së parë, Marku dhe Ademir në dyluftim për topin u përplasën mes tyre duke mbetur të lënduar në fushë.

Pas ndihmës së dhënë nga stafet teknike ndaj lojtarëve, u kërkua ndërhyrja e ambulancës që ndodhej në ambientet e stadiumit të Shkodrës. Pasi u transportuan në ambulancë në drejtim të spitalit më të afërt, lojtarët u përcollën me duartrokitje nga tifozeria në impiantin sportive, raporton Panorama Sport.

Një konflikt mes tifozëve përfundoi me lëndimin e një prej efektivëve.

Polici i identifikuar me emrin Frrok Ndreca, ndërhyri për shuarjen e një sherri mes tifozëve. Më pas, ai mori lëndime në fytyre dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ndërkohë që forcat e rendit në ambientet sportive “Reshit Rusi”, ndërhynë duke shoqëruar për në komisariat disa prej tifozëve. Incidenti ndodhi në minutën e 42’ të lojës.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *