Njëmbëdhjetë policë mbetën të plagosur gjatë protestës së kësaj të shtune të organizuar nga opozita. Ky është bilanci i dhënë nga Policia e Shtetit pas përfundimit të saj. Policët e lënduar u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, tha se policët janë plagosur duke kryer detyrën.
Kreu i Policisë së Shtetit flet edhe për plagosjen e kryeredaktorit të gazetës ‘Rilindja Demokratike’.
“I uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari”.
Policia qëndroi në gatishmëri prej mesnatës së të premtes. 1500 policë u instaluan pranë institucioneve kryesore që në orët e para të mëngjesit, si Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Një kordon policësh qëndroi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek hotel Rogner. Policia bllokoi kalimin po ashtu nga bulevardi “Bajram Curri”. Aty u vendosën trupa të tjerë të policisë, të gatshëm për të mbështetur në çdo situatë.
Njësitë speciale të RENEA-s, FNSH dhe ato “Shqiponja”, në total rreth 500 trupa, ishin vendosur përgjatë rrugës “Papa Gjon Pali”, nga Piramida, deri tek “Pallati i Kongreseve”.
Largimi i protestuesve la pas të rrezuara barrierat metalike të Bashkisë të vendosur për shkak të punimeve që po kryhen aty.
o.j/dita

Ata rrugeç te pd-ke te drejtuar nga Basha dhe Berisha,prokuroria dhe policia ti arrestoi dhe ti fusin ne burg.Nuk ka asnje te drejte te prek policin me dore.Protesten ta bejne,por policine ta respektojne dhe jo ta godasin.E till eshte pd-ke ku ne perberjen e saj ka rrugaç.Nuk meret pushteti me rrugaçet por me voten e lire te popullit.Keshtu thote kushtetuta.
kush prek policin me dore i ka hap vetes deren e burgut me po ate dore
Lulëzim Basha duhet të paguaj të gjitha dëmet që i ka shkaktuar bashkisë tiranës.Si lule ,pemë,barrjera metalike.Dhe të ndiqen penalisht kush goditi policinë.
Shqipetaret jane populli me pro Amerika, perse nuk vihet ne zbatim po ligji i Amerikes qe kush prek apo ofendon Policin, pra uniforme shume shpejt perfundon…….. ne morg, ne pritje per t’a terhequr familjaret.
Vlonjate ju jeni pjesa me patriotike e ketij kombi. Kur ta shikoni babalen i q.ni mamalen. Ky bastard me mashtrimet e tij do te ktheje terrorin dhe Berishen qe ngriti avionet ne vitin 97 tu bombardonte ashtu si bombardon Asadi popullin e tij.
More ky Veliaj,Erion,a mori gjoben qe i vuri Bashes,
Bashicit para disa vitesh dhe ky i fundit iu pergjigj se do
t’i conte nje “kastravec” dhe nese nuk e ka paguar gjoben
Bashici,turp te kete Erioni qe nuk ia “shkul” parate ketij
birbo- je,ketij mashtruesi qe ka marre huqet e babait te
tij shpirteror…..!