Incidentet, sulmohen zyrat e PS-së në Maliq dhe Korçë

Bledar Lumani

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar një zyrë elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Korçës gjatë orëve të pasdites së të dielës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit juglindor,  ku autorët kanë thyer xhamat e zyrës elektorale.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të identifikuar autorët e sulmit.

Ndërkohë, një incident tjetër u shënuar në Maliq.

Banesa e kreut të Asamblesë së Partisë Socialiste në qytetin e Maliqit është kthyer në objekt sulmi të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me gurë në drejtim të objektit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 të së shtunës, ku sipas të dhënave disa persona kanë qëndruar para derës së shtëpisë private të Bashkim Azisllarit dhe kanë nisir të hedhin gurë në drejtim të kangjellave rrethuese dhe mureve të shtëpisë, duke shkaktuar disa dëme materiale.

Kreu i asamblesë së PS-së, Bashkim Azisllari, pasi ka bërë denoncimin e rastit, ka rrëfyer detajet rreth kësaj ngjarjeje, duke përjashtuar konfliktet e çdo lloji. Më tej, ai ka sqaruar se ky sulm ka ardhur si rrjedhojë e angazhimeve të tij politike, duke theksuar se ndihet i kërcënuar, ndaj ka apeluar për zbardhjen e ngjarjes.

Pas denoncimit të rastit, Policia e Korçës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Share This Article
11 Comments
  • E papranueshme dhuna ne zyrat e cilesdo parti. Mesa duket Partia Demokratike e vene ne alarm nga humbja e thelle ne zgjedhjet e 21 qershorit, kete gje e vertetojne edhe sondazhet, po perdor praktiken qe rendom ka perdorur, praktiken e dhunes. Akte te tilla nuk duhet te ndodhin ne menyre apsolute.

    • I ka hyre frika nga humbja qe i pret ne keto zgjedhje. Duhen hetuar e te kapen autoret e kesaj ngjarjeje te shemtuar. Nuk mund te ecet perpara keshtu. Ne Maliq dhe Korçe jane dhunuar parimet e demokracise. Nuk mund te vazhdohet me ne kete lloj menyre. Autoret perpara drejtesise.

      • Pd-istat duhet te fillojne te pranojne realitetin, se nuk u ben mire per shendetin e tyre mendor, do pesojne traume pas zgjedhjeve.
        C’te korresh do mbjellesh thote populli, kur deri me sot s’ka dhene asgje per shqiptaret, s’ka justifikuar asnjeher besimin duke u pergjigjur me pune, nuk mund te presin qe te votebesohen serish.

        • Kur do te marrin fund keto taktikat e vjetra diktatoriale, qe sulmojne kundershtarin kur e ndjejne veten dobet. Asgje s’e ndal me kalvarin e rilindjes edhe ne qytetet me te largeta, opozita qe s’ka nje kauze, nuk mund te jete as per te qeverisur. Bejne mire t’i therrasin mendjes, se keto skena dhune nuk i sherbejne askujt.

          • Partia qe nuk ofron asgje per qytetaret e vendit tani ka filluar te kthehet nje nje grup banditesh te cilet ne mungese te alternatives mendoje se mund te arrijne dicka duke perdorur forcen. duhet te jene te bindur se me te tille menyra nuk do arrijne kurre ate qe presin dhe synojne.

    • E kane zakon dhunen keto horra. Edhe ne Paskuqan ne njeren nga zyrat e Safet Gjicit kandidatit te Aleances per Shqiperine Europiane per Bashkine Kamez i bastisen zyren. E turpshme qe ndodhin situata te tilla aq me teper ne nje vend qe pretendon te aderoje ne “familjen” europiane. Jam plotesisht i bindur se keto situata stimulohen nga pjesa e siperme e Partise Demokratike e cila nxit militantet te kryejne gjeste te tilla me qellim frikesimin e kundershtarit politik apo elektoratit te majte.

  • Keto ndyresira jane dora e zeze e serbit bastard sali ram berisha ish-sekretare PPSH-je me numer tesere108690,dhe i tere shiku i famekeqit gazidede qe sot drejtohet nga visho lika-ajazi,plerat e PD ne SHQUP-in e uzurpuar keshtu kane bere per plot 25-vjet as nuk kane qene dhe as nuk do jene ndonjehere maxhorance derrmuese ne parlament..

  • Po e kan bere vete,gjoja se ne jemi te mire po shikoni si na bejn.Mire e thoshte i ndieri Pjeter Arbnori[drit past] Kta nuk jan socialista po specialista

  • Keto jane thjesht spekulime te zoterise se nuk dihet me saktesi nese eshte sulm politik a jo, keshtu qe ju rilindas mos filloni direkt nga sulmet verbale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *