Pas pretencës ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, një incident është shënuar në Gjykatën e Tiranës ndërmjet përkrahësve të Gjikës dhe Yzedin Trokës, një qytetar nga Vlora. Ky i fundit deklaron se është dhunuar fizikisht nga përkrahësit e Gjikës, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë së Gjykatës për të qetësuar situatën.
“Pavarësisht se unë s’jam gjykatës, jam një qytetar që jam dëmtuar, Gjika mori atë që meriton të paktën nga sa u fol aty. Tunda kokën dhe një nga ata zotërinjtë ka qenë shoferi i Gjikës, edhe një person tjetër më morën zvarrë, jo vetëm që më shtynë po më kanë marrë zvarë”, tregon ai në një prononcim për A1 report. /E.K

guri selimi eshte nje njeri ordiner,duke ndenjur ne hien e gjikes esht pasuruar .le te veproj ligji dhe per te pa do shohim sa cub eshte .