Revolucioni i Turqve të Rinj i vitit 1908 kishte rindezur shpresën tek popujt e ndryshëm të perandorisë. Premtimet e bëra nga xhonturqit kishin bërë për vete edhe shqiptarët. Por, shpallja e Kushtetutës dhe hapja e parlamentit të dytë osman në vend që të çonte përpara reformat për përmirësimin e situatës ekonomike, u kthye në një arenë luftrash politike.
Kjo skotë njerëzish,-siç i quan me të drejtë Syrja bej Vlora xhonturqit,-që në Stamboll e Shqipëri kishin marrë në duart e tyre të paafta frerin e qeverisjes, përpiqeshin ta shfajësonin qeverinë, të cilën e konsideronin si pronën e tyre. Me një urrejtje të pasosur ata konsakruan fuqinë e tyre, për të zhveshur shqiptarët nga ndjenjat e sinqerta dhe nga mjetet e qëndresës që zotëronin.
Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro-xhonturke, si rezultat i një sërë kryengritjesh që kishin shpërthyer në krahinat shqiptare në vitet 1909-1911, kishte krijuar një klimë mosbesimi tek të dyja palët.
Në pjesën dërrmuese të Komitetit Drejtues të Partisë “Bashkim dhe Përparim” ekzistonte përshtypja se, pas çdo kërkese dhe propozimi të deputetëve shqiptar për reforma, fshihej dëshira për pavarësi. Kjo kishte bërë që një pjesë e tyre të dilnin nga partia xhonturke dhe të rreshtoheshin me liberalët, në krye të të cilëve tani qëndronte deputeti shqiptar Ismail bej Vlora.
Turqit e Rinj bënë çdo përpjekje për t`ia zvogëluar influencën që ai kishte në parlament, e sidomos në Shqipëri. Për këtë nuk kursyen as shpifjet. Një ditë kur Ismail Qemali ishte duke lexuar gazetën “Le Jeune Turc” (“Turku i Ri”) vuri re një artikull, sipas të cilit, Drejtori i Bankës Kombëtare Osmane Sir Ernest Cassel që në atë moment ndodhej në Egjipt po gjente vështirësi për marrjen e një huaje dhe se i ishte thënë se: “për t`ia arritur qëllimit nuk duhej gjë tjetër veçse t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet dhe se çdo gjë do të zgjidhej”.
Ky inskenim, sipas Ismail Qemalit kishte prapavijë politike, pasi ai nuk kishte nevojë për të, sepse në Këshillin Administrativ të Bankës kishte ministrin e financës dhe plot anëtarë të tjerë nga Partia “Bashkim dhe Përparim”. Menjëherë ai iu drejtua redaksisë së gazetës për të kërkuar shpjegime, e pastaj shkoi në parlament ku duke iu referuar artikullit deklaroi se nuk mund të kishte një person aq të marrë e të poshtër se sa ai që sajonte përralla të tilla. Ndërsa po fliste, deputeti xhonturk që kishte qenë autor i kësaj shpifjeje, u çua dhe deklaroi se:
-“Kam qenë unë që e kam dhënë atë artikull”.
-“Atëherë ju jeni i poshtri”,-iu përgjigj Ismail Qemali.
Pasi deputeti xhonturk ia ktheu ofendimin, Ismail Qemali, i nxehur nga zemërimi e kapi dhe e përplasi përtokë. Ndërhyrja e deputetëve të tjerë bëri që ata të ndaheshin shpejt dhe që deputeti xhonturk të largohej nga salla.
“Unë,- shkruan Ismail Qemali vite më vonë,-e ndjeja veten të turpëruar që nuk e kisha kontrolluar veten, në një moment indinjate e të bëja grusht në moshën time, por pjesa më e madhe e miqve të mi duartrokitën gjestin tim duke thënë se Dr.Ismiti kishte marrë vetëm atë që meritonte”.
Përballja e parë fizike në parlament ishte prologu i një incidenti, i cili shënoi ndarjen përfundimtare të shqiptarëve me xhonturqit. Kështu, në një seancë parlamentare në të cilën po diskutohej dhënia e ndërtimit me koncension të hekurudhës së Bagdatit, krerët me influencë të xhonturqëve filluan t`i jepnin koncesione shteteve të ndryshme, në përputhje me interesat e tyre politiko-ekonomike.
Kjo u kundërshtua nga Ismail Qemali, i cili në kujtimet e tij shkruan se “Beteja ime kundër përplimit të ligjit ishte logjike, ekonomike e patriotike, por të gjithë anëtarët e qeverisë, duke filluar nga Veziri i Madh, si dhe të gjithë përfaqësuesit e Komitetit në parlament, u hodhën me furi kundër opozitës”.
Kur Ismail Qemali kundërshtoi argumentet e një kolegu të tij dhe hodhi poshtë disa deklarata shpifëse që kishte botuar gazeta xhonturke “Tanin”, gjoja, sikur ai kishte marë një përqindje lidhur me këtë qëndrim, situata doli jashtë kontrolli.
Veziri i Madh dhe ministrat iu vërsulën duke e kapur nga krahët e nga rrobat duke i kërkuar me tërbim se çfarë kishte dashur të thonte. Ai, iu përgjigj se nëse drejtori i gazetës “Tanin” që ishte prezent me të tjerët në sallë, kishte hedhur kundër tij akuza të tilla edhe ai kishte të drejtë që të mbrohej, duke hedhur kundërakuza.
Në këtë situatë të acaruar, papritur një deputet xhonturk, Dervish beu, iu afrua nga pas Ismail Qemalit dhe e godet në kokë. Ky akt, ngjalli indinjatën e deputetëve shqiptar.
Hasan Prishtina iu drejtua deputetëve xhonturq me fjalët “Zotërinj, ta dini mirë se kjo ngjarje do të sjellë shumë të liga”. Seanca u ndërpre dhe deputetët shqiptarë u larguan. Po atë mbrëmje, në formë pendese, deputeti xhonturk shkoi tek Ismail Qemali për t`i kërkuar ndjesë, por ky i fundit nuk e pranoi dhe refuzoi që ta kalonte incidentin në mënyrë kaq të thjeshtë.
Të frikësuar nga precipitimi i situatës, në hotelin ku qëndronte Ismail Qemali u nis një delagacion deputetësh xhonturq të kryesuar nga Talat Pasha. Në emër të asamblesë, ai i kërkoi falje dhe e shoqëroi Ismail Qemalin deri në dhomën e tij.
Megjithëse incidenti u zgjidh, ai krijoi pakënaqësi të madhe tek shqiptarët. Gazeta “Zgjimi i Shqipërisë” vinte në dukje më 7 mars 1911 se “kur rrihet një deputet është rrahur një komb i tërë dhe ashtu të goditurit e z.Qemal beut nuk la zemër shqiptare që s`helmoi dhe përsëriti plagët e vjetme”.
Më 16 mars u bë një mbledhje e patriotëve shqiptar në Janinë, në të cilën u vendos që me rastin e ngjarjes së mësipërme, në formë proteste, t`i dërgohej një telegram kryetarit të parlamentit. Në këtë telegram ndër të tjera shkruhej:
“Megjithëse prej sulmit të ulët nuk preken as patriotizmi, as edhe virtytet e shumta që e shquajnë deputetin tonë Ismail Qemal beun, ne ju lutemi që t`i bëni të ditur dhomës së deputetëve se kjo ngjarje na ka dëshpëruar shumë dhe si një shuplakë e dhënë kombit, ajo ka prodhuar një përshtypje të pashlyeshme. Një ndëshkim për një fyerje të tillë nuk është i nevojshëm vetëm si satifaksion për personin e Ismail Qemal beut, por për të gjithë kombin”.
Ky telegram iu dërgua pothuajse të gjithë shtypit të Stambollit, deputetëve dhe klubeve shqiptare me thirrjen që të protestonin ndaj këtij akti të qeverisë xhonturke, e në favor të Ismail Qemalit.
Ndërsa gazeta e kolonisë shqiptare të Kajros “Shkrepëtima” këtë veprim të deputetit xhonturk e quajti si “dinamit i hedhur në mes të Shqipërisë”. “Shuplaka,-vijonte më tej ajo,-nuk i ra Ismail Qemalit, por të gjith’ shqiptarëve”.
Siç shihet edhe nga shtypi i kohës, incidenti i mësipërm ngjalli një frymë nacionaliste, e cila ndikoj tej mase negativisht për dezintegrimin e shpejtë të Perandorisë Osmane. Në një situatë kur shtetet ballkanike kishin filluar përgatitjet për krijimin e një aleance, xhonturqit i shihnin shqiptarët, siç shprehet me të drejtë Ismail Qemali, si “koka e Meduzës së nacionalizmit”.
Burre i madh dhe i mencur i kombit shqiptar.
Paska qene gjaknxehte si gjithe shqiptaret 🙂
E moj e shkreta Shqiperi ku mbeçë!
Ju shqiptare te soçmit te paditur nga e verteta jone fatkeqe e gjakprishurve nder shekuj dhe sot ju them se Serezi , Grebeneja , Follorina , Kosturi , Mecova , konice Janine e poshte deri ne Preveze ishin trojet shekullore shqiptare qe sot i gezojne te tjeret nga poshtersia e politikaneve shqiptare te asaj e kesaj kohe , mos u beni kurioz se edhe ai pis qe poshteroi Ismail Bej Vloren ne Parlamentin xhonturk duhet te jete shqiptar i turqizuar , kujtoni dhe sherrrin ne shpalljen e pamvaresise ne Vlore me Beqir Bej Grebenene qe nuk pranoi te firmose si kreu i asaj krahine !!!! ( I,Qemali , H,Prishtina M, Merlika Kruja ishin vete Xhonturq ) Shume gjera nuk i dime ose na jane fshehur apo zbukuruar per qellime si te mira ose te keqija por e verteta eshte vetem nje dhe vetem nje qe se ndajme dot sepse nuk jemi deshmitare qe i kemi jetuar , ne fakt ne shtremberojme dhe keto qe kemi jetuar dhe jetojme aktualisht , semundje e njerezimit dhe jo vetem e shqiptareve ,
Ky i ra me shpulle Ismail Qemalit,Ismail Qemali i ra me shpulle Turqise. Ne krenohemi me kete burre,qe pati trimerine te mbaje mbi krahe pavaresine e Shqiperise.Sot krijohet pershtypja se marshimi i Ismail Qemalit per ne Vlore ishte nje shetitje turistike.Turqia,Austro-Hungaria,i kishin bere gati letrat dhe pritej vetem firma e shqiptareve(!)Turqia e rropi deri ne grahmat e fundit kete truall e kete popull.Nga 1908 deri ne 1912 jane nje vale kryengritjesh te Kosoves dhe Malesise se Madhe,Ne 1910 eshte expedita gjaksore e Dergut pashes,qe lau ne gjak Malsine e Madhe.Ne 1912 ,jane 12 mije malesore dhe kosovare,qe pasi e shkaterruan ushtrine turke ne gryken e Kacanikut,marshuan ne kryeqytetin e Shqiptarise Shkup.Nga ana tjeter ishin kater shtete te komplotit Ballkanik qe ju versulen Shqiperise Greqia,Serbia,Mali i zi dhe Bullgaria.Sikur te mos mjaftonin keta, pavaresise se Shqiperise iu versul edhe katundaria e Shqiperise se mesme,qe deri ne kete kohe nuk e kishin shkrehur nje dufek kunder pushtimit turk dhe as kunder pushtimit serb.Kjo katundari rreaksionare dhe antishqiptare ne udheheqjen e katunarit nga Sharra Tirones Haxhi Qomili, sulmoi Durresin,Beratin,Elbasanin,Lushnjen deri ne Vlore.Katunaria e Tirones,Shijakut,Kavajes,Peqinit,Elbasanit,nuk ishin pak por 12 mije shallvare nxire,qe u thyen ne Qukes nga trimat Strugane,Berzeshta,Mokra,Korca e sidomos trimat kolonjare te Sali e Gani Butkes,ku ra deshmor edhe Gani Butka.Te ishte per Peqinsit,Elbasanllijt e Tironcit e Kavajsit kete vend e kishte perpire Greku dhe Serbi.Keta muter sot nxjerrin ca shkresa nga halete sikur kane shpallur pavarsine perpara Vlores heroike.Po a ka Akademi shkencash ky vend,qe lejon qe tradhetaret me antishqiptare te shpallen patriote?Nje akt te dorzimit te Elbasanit ne marreveshje me ushtrine serbe,(zbuluar para 2-3 vjetesh ne arkivat e Beogradit) keta elbasanllijte e quajne shpallje te pavarsise te qytetit.Po ky qytet nuk pranoi muhaxhiret Dibrane,qe luftuan kunder ushtrise serbe,por u be streha e turkoshakeve te Haxhi Qomilit edhe sekretari i Haxhi babes ishte elbasanli,Haxhi Feza,ose hoxhe Feza,qe bashkia e ketij qyteti e nderon si patriot qe ka hapur gjoja shkolla shqipe.Po keshtu bejne edhe Kavajsit qe kane nxjerre nje hoxhe Daiu,ca Haxhi e ca Mullah,por keta bashibozuket e Haxhi Qomilit i prene rrugen Ismail Qemalit qe te kthehej mbrapsh e te mos shpallte pavarsine ne Vlore.Historia te shkruhet si ka qene,jo nga dora e tradhetareve me te zij te kombit shqiptar.
Ja ke fut si kau peles me ket shkrim, pa bik baze dhe me turkofobi te theksume
Ckemi doro, mire?
@lato
Që kur shkruan “Turqia e rropi deri ne grahmat e fundit kete truall e kete popull.” dukesh që je një njeri i indoktrinuar nga historiografia komuniste.
Në atë kohë e 500 vjet më parë, ky truall e ky popull ishin pjesë e Perandorisë Osmane dhe kjo shprehje enveriste e jotja nuk ka asnjë kuptim. Kë rropi Turqia nga pikëpamja juridike tokën e saj dhe popullin e saj, apo nuk e di ti që deri kur Shqipëria u bë shtet, pas vitit 1912, ky territor i lashtë i ka përkitur shteti turk? Si rripet vetvetja, si rripet një vend në Turqia, kur bijtë e tij kanë qenë për 32 herë kryeministra të Turqisë (pa llogaritur ministra, deputetë, apo ofiqarë të tjerë). Po mirë more dijetar i trangullit a nuk thotë ky shkrim se flitet për një parlament ku shqiptarët jo vetëm gëlonin, por Ismail Qemali paska qenë edhe kreu i opozitës liberale, madje në Këshillin Administrativ të Bankës paska pasur ministrin e financës dhe plot anëtarë të tjerë nga Partia “Bashkim dhe Përparim”! Edhe Ismail Qemali e Hasan Prishtina e “rripte këtë truall e këtë popull”?! Përderisa ministri i financave paska qenë i Ismail beut, atëherë, sipas logjikës tënde i bie ta ketë rrjepur Ismail beu dhe shqiptarë etjerë që e përkrahnin atë në parlament! (Po bëj një deduksion paksa fëmijëor, sepse shpresoj që mbase kështu mund të kuptosh diçka edhe ti).
Hiqni dorë nga këto gjykime enveriste mbi të kaluarën e vendit tonë. Turqia na pushtoi kur mundi Gjon Kastriotin dhe ky i dorëzoi Krujën dhe bijtë e tij, më pas këtu ka qenë Turqi. Përjashto këtu periudhën 25-vjeçare kur Gjergj Kastrioti e mori me dredhi e mashtrim kalanë e Krujës dhe jo ashtu siç të kanë indoktrinuar historianët e Enverit me trimëri e bla-bla-bla. Mësoje që Skënderbeu ka ardhur në Krujë me ferman të “nënshkruar” nga Sulltani. Kur osmanët luftonin me Huniadin, Skënderbeu shkoi në çadrën e Dragomanit (sekretarit personal të sulltanit, që zakonisht në shekuj janë zgjedhur nga grekët fanariotë të Stambollit) i vuri këtij thikën në fyt dhe e detyroi të vuloste një ferman fals. Kuptohet që asokohe nuk kishte internet si sot (që ti e përdor për të shkruar budallallëqe patriotiko-enveriste) dhe në Krujë pashai nuk mund ta dinte që fermani ishte fals dhe i dorëzoi kështjellën Gjergj Kastriotit. Patjetër që ti e di se Skënderbeu e ka marrë Krujën me trimëri duke luftuar në krah me 200 petrita komunistë lule, por nuk është ashtu.
@lato
Që kur shkruan “Turqia e rropi deri ne grahmat e fundit kete truall e kete popull.” dukesh që je një njeri i indoktrinuar nga historiografia komuniste.
Në atë kohë e 500 vjet më parë, ky truall e ky popull ishin pjesë e Perandorisë Osmane dhe kjo shprehje enveriste e jotja nuk ka asnjë kuptim. Kë rropi Turqia nga pikëpamja juridike tokën e saj dhe popullin e saj, apo nuk e di ti që deri kur Shqipëria u bë shtet, pas vitit 1912, ky territor i lashtë i ka përkitur shteti turk? Si rripet vetvetja, si rripet një vend në Turqia, kur bijtë e tij kanë qenë për 32 herë kryeministra të Turqisë (pa llogaritur ministra, deputetë, apo ofiqarë të tjerë). Po mirë more dijetar i trangullit a nuk thotë ky shkrim se flitet për një parlament ku shqiptarët jo vetëm gëlonin, por Ismail Qemali paska qenë edhe kreu i opozitës liberale, madje në Këshillin Administrativ të Bankës paska pasur ministrin e financës dhe plot anëtarë të tjerë nga Partia “Bashkim dhe Përparim”! Edhe Ismail Qemali e Hasan Prishtina e “rripte këtë truall e këtë popull”?! Përderisa ministri i financave paska qenë i Ismail beut, atëherë, sipas logjikës tënde i bie ta ketë rrjepur Ismail beu dhe shqiptarë e tjerë që e përkrahnin atë në parlament! (Po bëj një deduksion paksa fëmijëror, sepse shpresoj që mbase kështu mund të kuptosh diçka edhe ti).
Hiqni dorë nga këto gjykime enveriste mbi të kaluarën e vendit tonë. Turqia na pushtoi kur mundi Gjon Kastriotin dhe ky i dorëzoi Krujën dhe bijtë e tij, më pas këtu ka qenë Turqi. Përjashto këtu periudhën 25-vjeçare kur Gjergj Kastrioti e mori me dredhi e mashtrim kalanë e Krujës dhe jo ashtu siç të kanë indoktrinuar historianët e Enverit me trimëri e bla-bla-bla. Mësoje që Skënderbeu ka ardhur në Krujë me ferman të “nënshkruar” nga Sulltani. Kur osmanët luftonin me Huniadin, Skënderbeu shkoi në çadrën e Dragomanit (sekretarit personal të sulltanit, që zakonisht në shekuj janë zgjedhur nga grekët fanariotë të Stambollit) i vuri këtij thikën në fyt dhe e detyroi të vuloste një ferman fals. Kuptohet që asokohe nuk kishte internet si sot (që ti e përdor për të shkruar budallallëqe patriotiko-enveriste) dhe në Krujë pashai nuk mund ta dinte që fermani ishte fals dhe i dorëzoi kështjellën Gjergj Kastriotit. Patjetër që ti e di se Skënderbeu e ka marrë Krujën me trimëri duke luftuar në krah me 200 petrita komunistë lule, por nuk është ashtu.
Sqarim:
Nga qytetet e Shqiperise se mesme,qe kane qene strehe e turkoshakeve antishqiptare,perjashtoj Durresin,Patriotet Durresake luftuan me trimeri kunder bandave te Haxhi Qomilit dhe e lane token me gjak deshmoresh tek ura Dajlanit..Keta patriote perzune nga Durresi ne 1918 dhespot Jakovin grekoman,qe punonte kunder pavarsise se Shqiperise;ate qe s`e bejne dot sot shqiptaret dhe shteti i dhjere qe e solli ketu Janullatosin.
Turkut I ka sherbyer nuk ka as nje merit
@Mark .uk
Edhe të parët e tu turkut i kanë shërbyer, se shtetas të Turqisë kanë qenë, pavarësisht bindjes fetare. Madje, kaq kopuk sa ke dalë ti, duhet të keni qenë edhe fis langaraqësh, që spiunonit të tjerët tek administrata perandorake.
Çudi, të gjithë ankohen se turku i persekutonte për shkak feje dhe dalin shumë antimyslimanë në forum (personalisht jam ateist dhe jam kundër çdo lloj feje) që janë treguesi më i mirë se askush nuk i ka detyruar, përderisa kanë ndjekur fenë e tyre për 500 vjet. Ata shqiptarë që u kthyen në myslimanë nuk janë kthyer me zor, por se ua ka dashur qejfi. Dikush për ofiqe, dikush për pasuri, dikush si tradhtar, por jo me zor. Të fundit që janë konvertuar kanë qenë lebërit, në shekujt 18-19, pra 300-400 vite pasi ishim bërë pjesë e Perandorisë Osmane. Edhe një fëmijë do ta kuptonte se me zor të bëjnë brenda ditës dhe jo për 300-400 vite, apo siç je ti trangulli Mark që familja jote ka mbetur katolike, që u thua turq shqiptarëve, vetëm sepse janë myslimanë, duke u nisur mbi baza fetare dhe jo kombëtare!
Si nuk the nje here te vetme nje fjale te mire per shqiptaret o UK. Jo me fal, ke fole mire vetem per Saliun…
Balashi e ke gabim, ai qe permend ti eshte serb…
Balashi se cfar me kujton nje Kafsh shtepiake ky emer.
Eh mor Lato ke te drejte…….por cfare nenkupton sot fjala “cun tirone”, apo Zogu Mbreti i Shqiptareve.??
NJE MASHTRIM TOTAL.
XHONTURQIT ISHIN PARAARDHESIT E ATATURKUT.
ATA TRUMPETONIN QE PERANDORIA TE SHPERBEHEJ VETE DHE TI LININ POPUJT NE “HALL TE VET”.
TE KISHTE NDODHUR KJO NUK DO TE KISHTE FARE SHQIPERI SOT.
SA PER NJOHURI (SEPSE ESHTE NJE FAKT QE NUK PERMENDET FARE SOT” GJATE 1910-1913 NE TROJET SHQIPETARE JANE VRARE 60,000 USHTARE TE PERANDORISE OSMANE NE MBROJTJTE TE TYRE.
SIPAS XHONTURQVE, KJO NUK DUHEJ TE KISHTE NDODHUR DHE SERBET E GREKET TE HYNIN NE TROJET SHQIPETARE SI NE SHTEPI TE TYRE, PERFUNDIMI DO TE KISHTE QENE SE SHQIPERIA NUK DO TE EKZISTONE FARE SI SHTET.
NUK KA SHANC TE KETE PATUR SHQIPETARE ME XHONTURQIT (VETEM NDONJE BUKSHKALUR SHQIPFOLES)
bravo