Policia e Dibrës, ka sqaruar në një njoftim për shtyp ngjarjen e ndodhur para dy ditësh në Bulqizë, ku gjatë transportimit të kutive të votimit të QV së nr. 1067 Gjuras, një grup simpatizantësh të subjektit PD bllokuan automjetin me të cilin po transportoheshin materialet zgjedhore të kësaj qendre.
Policia ka shpallur në kërkim Edison Ramadan Balla, banues në Tiranë, vëllai i kandidatit për kryetar bashkie të Bulqizës, subjekti Partia Demokratike. Ky shtetas, akuzohet për “pengim të qarkullimit të mjeteve” dhe “shkatërrim të pronës”.
Policia shpjegon se ky shtetas akuzohet se më datë 21.06.2015, rreth orës 21:30, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, në rrugën automobilistike Shupenzë-Bulqizë, kanë penguar qarkullimin e lirë të automjetit TR6791T, që po transportonte materialet zgjedhore të qendrës së votimit nr.1067, të fshatit Gjuras, komuna Shupenzë, me të cilin po udhëtonin edhe komisionerët e kësaj qendre votimi, së bashku me punonjësin e policisë, fillimisht në afërsi të Urës së Serbinit në fshatin Homesh dhe më pas edhe në fshatin Vajkal.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka organizuar mbi 200 persona të tjerë mbështetës të kandidatit për kryetar Bashkie të subjektit PD për Bulqizën, për pengimin e qarkullimit të lirë të mjetit të sipërpërmendur, të cilit i kanë thyer dhe një xham me gurë.
Deri tani janë identifikuar edhe 8 persona të tjerë, banorë të qarkut Dibër, pjesëmarrës në këto veprime të jashtëligjshme.

te dali tani PALOQJA te na sqaroje se te kujte ishin ata qe ndaluan mjetin per te vjedhur kutite e votimit .ti o paloqe do burgun per shpifje dhe per nxitje te simpatizanteve te kryejne akte te denueshme
Keto krime duhet te denohen shume ashper,si atentate ndaj rendit kushtetues.
Keta lloj gjirizesh ,si ky edison balla,me keto cublleqe e kane tjetersuar deri dje vullnetin zgjedhes te shqiptareve.
Nje ndeshkim penal i pameshire do te behet garanti me I mire I mbylljes se ketyre historive kriminale,kombetarisht rrenuese dhe turperuese