Incidenti në Burrel, reagon PD: Dhuna ndaj deputetit nuk ka motive politike

Gazeta Dita

Dega e Partisë Demokratike në Mat ka reaguar pas incidentit të sotëm në qytetin e Burrelit pak para takimit të Bashës me demokratët, ku u qëllua me grusht nga një person deputeti aktual i PD Bedri Hoxha. Sipas PD, ngjarja nuk ka asnjë motiv politik dhe asnjë lidhje me aktivitetin e strukturës se PD

Deklarata e PD në Mat:

Partia Demokratike Dega Mat duke denuar me force incidentin sot ne Burrel ku u godit deputeti Bedri Hoxha, rikonfirmon solidaritetin e plote me z. Hoxha, sic edhe u demonstrua ne aktivin e sotem te deges se PD Mar, po ashtu edhe nga kryetari ne detyre i PDSH z. Lulzim Basha i cili e nisi fjalen pikerisht duke denuar me force ngjarjen dhe duke kerkuar bashkimin e cdo demokrati kunder cdo provokimi.
Sipas informacionit qe kemi, cfare ndodhi sot nuk ka asnje motiv politik dhe asnje lidhje me aktivitetin e struktures se PD.
Me kete rast shprehim keqardhjen e thelle per nxitimin e ndokujt per ngjyrim dhe perdorim politik te kesaj ngjarje.
PD Dega Mat i ben thirrje ne vecanti cdokujt me pergjegjesi politike ne PD qe te shmange keqperdorimin e kesaj ngjarje per interesa personale dhe politike qe nxisin ndasi e percarje ne kete moment kur kemi nevoje per bashkim dhe solidaritet me njeri tjetrin dhe kauzen e drejte te cdo demokrati.

Share This Article
1 Comment
  • Te jesh duke pritur takimin me Kryecarin e “ngrire” te PD shoqen Lulezime dhe te thuash qe zenka druri nuk ka MOTIV POLITIK duhet te jesh me gjasme i marre dhe idiot.
    Por cfare motivi ka o shoku Kryelesh i PD ne Mat, perse nuk na e sqaron kur e di mire motivin, se ai qe qelloi me grusht eshte kunati i deputets se zgjedhur e PD….????.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *