Në natën finale të Eurovizionit një i ri u ngjit në skenë teksa po këndonte përfaqësuesja e Britanisë së Madhe.
Në momentin që Surie po performonte, djaloshi i identifikuar më pas si shqiptar, rrëmbeu mikrofonin dhe tha: “Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri”.
Në bluzën e tij shkruhej: “Punët e mafias shtetërore britanike. Media britanike”.
Menjëherë pas incidentit i riu u shoqërua nga rojet e sigurimit.

Aktualisht ai është liruar me kusht pas arrestimit.
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) tha se ”janë në pritje të rezultatit të një hetimi policor për rastin”.
Mediat shkruanin se i riu quhet Kostandin dhe njihet me ermin e artit si Dr. A.C.
Ai është një reper me origjinë shqiptare, por që jeton në Britaninë e Madhe.
Kjo nuk ishte hera e parë që ai ndërpret një event live dhe për këtë arsye është shndërruar në një ikonë televizive për britanikët.
a.s/dita
