Incidenti në mitingun e kritikëve të Lulzim Bashës, largohet nga salla një prej pjesëmarrësve

Dita

Një person që merrte pjesë në mitingun e kundërshtarëve të Lulzim Bashës që po zhvillohet sot, është larguar nga salla i pakënaqur me organizmin. Ndërsa tentoi ta qetësonte, Besnik Mustafai tha se “Fatmirit asnjëherë nuk i ka pëlqyer radha. Fatmiri është njeriu që është plagosur ditën kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës në Tiranë”.

Nuk është e qartë se çfarë u bë shkak për incidentin në sallë, por personi u largua në mënyrë demonstrative nga mitingu. GSH.al mësoi se bëhet fjalë për Fatmir Merkoçin, një prej të plagosurve ditën kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës në Tiranë.

Share This Article
1 Comment
  • Ta theme une se çfare ndodhi; Besniku “partise” se Sali Berishes nuk i dha fjalen , por ja dha nje femre, e ai u irritua e doli nga salla. Pastaj , mbasi u sherua nga “plaga” qe kish marre, doli e foli pese llafe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *