Vëllai i Chris Rock, Kenny Rock, ka zbuluar se dëshiron të zhvillojë një ndeshje boksi me Will Smith. Deklarata e tij vjen pas incidentit që ndodhi pak javë më parë në Oscars, ku aktori goditi me shuplakë komedianin pas një batute që bëri për gruan e tij.
Kenny Rock ka nënshkruar një marrëveshje në fillim të muajit prill me themeluesin e “Celebrity Boxing”, Damon Feldman për një përleshje në Florida këtë verë dhe ka ftuar Will Smithin si kundërshtarin e tij të parë.
“Unë duhet të hyj në ring me Will Smith. Unë mund ta rrëzoj atë … Do t’i lë duart të flasin.”, tha Kenny.
Ai ishte spektik për përjashtimin 10-vjeçar të Smith nga Oscars. “Pas tre vitesh, ata mund të mendojnë se kemi harruar dhe ta marrin brenda sërish…duhet të sigurohemi që këta njerëz të bëjnë atë që thonë”.
a.m/dita
