Incidenti në Wikipedia: Shqipëria vend i trashë ciganësh

editor

Artikulli është publikuar tek revista stern.de më 10.12.2013. Revista gjermane bëri të ditur se tek enciklopedia online, tek zëri për Shqipërinë, qe shtuar një fjali raciste.

„Një i panjohur ka ndryshuar fjalinë hyrëse mbi Shqipërinë tek Wikipedia dhe ka ofenduar vendin në mënyrë të poshtër. Në fakt diçka e tillë nuk duhet të ishte e mundur. Përgjegjësit e leksikonit mbetën të habitur.

„Shqipëria është një vend në Europën Juglindore, gjendet në Mesdhe dhe është anëtare e NATO-s. Këto janë gjëra që për vendin normalisht mund të lexohen tek Wikipedia dhe që janë fakte të pakundërshtueshme. Mirëpo ajo që mund të lexohej deri të martën pasdite, gati një ditë të tërë tek rubrika mbi vendin, ishte diçka krejt ndryshe: raciste dhe fyese.”Shqipëria është një vend i trashë (budalla) me ciganë” qe shkruar, qysh në fillim si fjali e parë hyrëse, që mund të shihet edhe në Google kur kërkohet vendi.

Sipas rrjedhës së ngjarjes fjalia fyese qe shtuar të hënën rreth orës 17.00. Të martën pasdite së paku nga Wikipedia qe zhdukur, mirëpo gjatë kërkimit në google, shfaqej përsëri. Autori mbeti i panjohur. Ai kishte ndërmarrë vetëm këtë ndryshim në Wikipedia dhe nuk kishte depozituar një emër përdoruesi, vetëm një adresë IP. Së paku këtë kishte mundur ta gjurmojë gazetari Claus Heeseling dhe gjurmët shpienin në Austri. “Kjo ishte vandalizëm”, shkroi ai në twitter.

“Kjo është një gjë e shëmtuar”, tha një zëdhënëse e Wikipedias për revistën stern.de. Megjithatë, ajo nuk ishte në gjendje të shpjegojë se si mund të ndodhë një gjë e tillë. “Çdokush mund të shkruajë në Wikipedia”, por para se të publikohen ndryshimet, ato në çdo rast shqyrtohen edhe një herë nga një ose më shumë vullnetarë. Diçka si kjo fyerja kundër Shqipërisë, kishte ndodhur sipas njohurive të tyre, për herë të parë.“, përfundon revista gjermane Stern.

http://www.stern.de/digital/online/boese-worte-im-online-lexikon-wikipedia-autor-beleidigt-albanien-2076649.html

Share This Article
3 Comments
  • Do e ketë shtuar ndonjë nga ata burrat-gra lëkurëzeshkët me origjinë afro-aziatike të Dylberadhës, që u duket vetja evropianë.

  • Kaq tragjike nuk me duket kjo fjali. Te jesh vend ciganesh eshte me bukur se te jesh vendi qe vrau ne dhoma gazi 6 milion njerez.

  • Më pelqen vigjilenca juaj patriotike naser! E kam vënë re shpesh se jini nje vezhgues i hollë dhe me nerv patriotik. Bocari komenton se mund te jete gjerman por une mendoj se duhet te jetë ndonje serbo-austriak ? Po c’rëndesi ka çfaré ishte? Rëndesi ka qe shqiptaret rrine zgjuar dhe nuk pranojne ti fyesh e ti maresh nepër kembë. Ky eshte integritet dhe une gezohem për kete. Gezohem dhe qe syri e pena e naserit nuk flenë! Nderime naser!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *