E majta ka përkujtuar dje 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit. Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve rreth mesditës.
Ndërkohë, në nderim të të rënëve për atdhe ka bërë dje homazhe edhe LSI-ja, e cila ka pasur një përplasje me forcat e Gardës së republikës.
Incidenti është shënuar rreth orës 10:30, pikërisht në kohën kur presidenti Nishani sapo kishte zhvilluar homazhet pranë varrezave të dëshmorëve, por nuk ishte larguar ende prej andej.
Për shkak se kreu i shtetit ndodhej ende në ambientet e varrezave të dëshmorëve, Garda e Republikës u ka “përplasur derën në fytyrë” zyrtarëve të LSI-së, të cilët prisnin të hynin për të zhvilluar ceremoninë e homazheve. Por më shumë sesa fjalët, fotoja flet vetë.
