Indeksi i Diplomacisë Globale 2016 mbledh bashkë të dhënat zyrtare dhe nxjerr në pah listën e rrjetit diplomatik më të madh.
Renditjen e 2016-s e kryeson SHBA, ndiqet nga Franca, Kina, Rusia dhe Britania e Madhe. Disa nga rezultatet e indeksit konfirmojnë një shkallëzim surprizues të investimeve në infrastrukturën diplomatike në disa shtete të vogla europiane.
Shqipëria numëron 23 pika të rrjetit diplomatik në botë, duke vëzhguar listën e Indeksit. Krahasuar me rajonin, vendi ynë është i dyti për nga infrastruktura diplomatike. Kryeson Serbia me 34, nivelin më të ulët e ka Mali i Zi 16, ndërsa Kosova dhe Maqedonia 18.
Indeksi i Diplomacisë Globale 2016 tregon rrjetin diplomatik thuajse në të gjithë botën, duke i lejuar përdoruesve të shikojnë dhe të krahasojnë disa nga rrjetet më të rëndësishme diplomatike në botë.
E ndërtuar në një hartë interaktive dhe përpiluar nga Instituti Lowy, nënvizon hendekun dhe koncetrimin e rrjetit diplomatik, e njëkohësisht tregon fortësinë apo dobësinë në mbulimin gjeografik dhe arritjen e aksesin gjeopolitik.
Harta është ndërtuar duke marrë për bazë shtetet e G20 dhe anëtarët e OECD, me rreth 6000 poste diplomatike në 700 qytete.
Sfidat e shek..21, nënvizon raporti, janë padyshim duke prodhuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si shtetet praktikojnë diplomacinë.
Rritja e influencës dhe rëndësia e aktorëve jo shtetërore, transformimi i teknologjisë dhe komunikimit, rreziqet nga terrorizmi dhe siguria ka ndryshuar formën tradicionale të diplomacisë dhe roli i ambasadave po ndryshon.
