Indeksi i fuqisë analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake.
Në indeksin e vitit 2017, Shqipëria renditet në vendin e 92-të në botë. Në analizë merren rreth 50 faktorë të ndryshëm, veç atyre të logjistikës apo numrave në ushtri.
Ndër faktorët e tjerë të marrë në konsideratë janë edhe pozita gjeografike, vendburimet e naftës, fuqia financiare, etj.
Lista është bërë në mënyrë të tillë që vendet e vogla të kenë mundësi të konkurrojnë me vendet e mëdha, pasi vë theksin te rëndësia e diversifikimit të arsenalit dhe jo te sasia.
Ndër vendet e NATO-s, Shqipëria është e pesta nga fundi dhe lë pas Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Slloveninë.
Sa i përket rajonit ndërkohë, Shqipëria lë pas në renditje Maqedoninë, e renditur e 116-ta dhe Bosnje Hercegovinën në vendin e 121-të. Ndërkohë, Serbia renditet e 83-ta, dhe Kroacia e 67-ta. Kosova dhe Mali i zi nuk janë pjesë e listës.
| Kroaci | 67 |
| Serbi | 83 |
| Shqipëri | 92 |
| Maqedoni | 116 |
| Bosnje-Hercegovinë | 121 |
Greqia renditet në vendin e 28-të në botë dhe Turqia në vendin e 8-të. Tre vendet e para të listës janë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina. / Scan

e treta në rajon!!
turqia është e 8 në botë
greqia e 28
kroacia e 67
sërbia e 83
nuk e di në çnivel ndodhen bullgari e rumani
pra ne ndodhemi në vëndin e 92
mos vallë e keni fjalën për rajonin sërbi,greqi,maqedoni dhe shqipëri??
këtu po jemi të parafundit!!ose të tretët!!
e gjeta më në fund!!kot si thonë që kur i thërret nevojës ajo të ndihmon!!
e treta në rajon!!
turqia është e 8 në botë
greqia e 28
kroacia e 67
sërbia e 83
nuk e di në çnivel ndodhen bullgari e rumani
pra ne ndodhemi në vëndin e 92
mos vallë e keni fjalën për rajonin sërbi,greqi,maqedoni dhe shqipëri??
këtu po jemi të parafundit!!ose të tretët!!
e gjeta më në fund!!kot si thonë që kur i thërret nevojës ajo të ndihmon!!